Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Një nënë pret të sjellë në jetë 12 fëmijë.
Deri tani, nëna që arriti të lindte më shumë fëmijë gjatë një shtatzënie, ishte Nadya Suleman, e cila solli në jetë plot 8 fëmijë, por tabloidi anglez, “The Sun”, boton një lajm tjetër.
Një grua së shpejti do të thyejë rekordin, duke sjellë në jetë 12 bebe.
Sipas reporterëve, gruaja, e cila me profesion është mësuese, është duke pritur 6 djem dhe 6 vajza. Fëmijët e saj janë ngjizur duke ndjekur disa trajtime riprodhueshmërie, pasi gruaja kishte bërë shumë dështime.
Ekspertët britanikë të riprodhueshmërisë konfirmuan shtatzëninë e jashtëzakonshme të gruas në Gafsa të Tunizisë. Ata thanë që kjo shtatzëni është e mundur, por mbart me vete rreziqe kolosale.
Nëna, emri i së cilës nuk bëhet publik, u ka thënë mjekëve se ndihet mirë dhe mezi po pret të përqafojë 6 djemtë dhe 6 vajzat e saj.
Ajo pohon se gëzon shëndet të plotë, por nuk i ndal për asnjë moment kontrollet mjekësore.
Babai, i cili në gazetat lokale përmendet me emrin Marwan, thotë: “Fillimisht ne menduam se gruaja ime do të lindte binjakë, por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë fetuse “zbuloheshin”. Dhe sigurisht që gëzimi ynë rritej, ndërsa rritej numri i fetuseve”.
Ai tregon se gruaja e tij ka këmbëngulur të bëjë një lindje natyrale, por ekspertët mjekësorë thonë se kjo gjë është e pamundur.
Ministria e Shëndetit në Tunizi ka pohuar se ata janë të gatshëm ta ndihmojnë çiftin që pret 12 fëmijë, në mënyra të ndryshme.
Doktor Mark Hamilton, nga shoqata e riprodhimit në Britani, thotë: “12 bebe, duket e jashtëzakonshme”.
Rastet e tjera
Në janar, Nadya Suleman nga Kalifornia, "tronditi" botën kur solli në jetë 8 binjakë të shëndetshëm.
Ndërsa në maj, Nuala Conway, një 26-vjeçare nga Dunamore, solli në jetë 6 fëmijë; 4 vajza dhe dy djem. Njëra nga vajzat vdiq në qershor.
Shekulli.
Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.