Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
I Ri, nuk e kuptoke c'do te thote transkiptim, -nuk ka gje; i lindur nuk lind kerkush. Transiptim d.t.th. dhenia e gjuhes me shkronja apo shenja te tjera. Ti ke bere me lart traskiptim tek ke dhene fjale arabe ne shkronja latine, si p.sh. nexhm (yll), thakib, levakik-lakih, berza (ndalim), emseke etj. Ky quhet transkiptim. Transkiptimi nuk e jep 100 perqind tonin e sakte te arabve, sepse ata kane shume grykore, por e jep ne mbi 80 perqind ate ton (fjale) te caktuar. Pra, mund ta japesh ate fjali ne gjuhen arabe pa perkthim, por me shkronja latine, -nese mundesh.
Persa i perket diskutimit, mund te vazhdojme sa te duash, biles sill po deshe edhe teologet me te shquar te Kuranit qe ka ne bote. Printoji ato qe kemi diskutuar me lart dhe jepua se ndoshta kthejne ata pergjigje. Persa i perket argumentave te mia, duhet te te them se e bukura e shkences eshte qe ajo nuk i ka zbuluar te gjitha, sic i ka "zbuluar" feja (cilado fe). Pra, nese ti thua se toka, qiejte dhe njeriu me kafshet jane krijuar ne 6 dite, apo thua se toka eshte krijuar ne nje dite, dhe pastaj na tregon se nje dite e Zotit eshte baraz me 50 mije vite te njeriut (sic shkruhet diku ne Kuran), une te them se shkenca e ka zbuluar se formimi i tokes nuk ka ndodhur ne 50 mije vjet (pra ne nje dite te Zotit) dhe as kozmosi me gjithe njeriun ne 300 mije vjet (6 dite te Zotit), por ne nje kohe dhjetra here me te gjate. Pra, mos kerko nga shkenca argumenta per te gjitha, sepse shkenca vazhdon dhe zbulon ligjet e natyres, panvarsisht se pas tyre mund te qendroje nje ide absolute (Zot, etj), apo kurrgje tjeter vecse nje ekuilibri terheqje dhe shtytje. Une ta kam provuar pjeserisht me lart, qe jo vetem Kurani (po e po) por dhe cdo liber tjeter (Bibla etj.) jane nga dora dhe mendja e njeriut, kesaj kafshe te zhvilluar qe eshte perpjekur gjithnje te mbijetoje, program instiktiv ky ne te cilin ben pjese edhe justifikimi i veprave te tij si ide dhe deshire e nje fuqie Qiellore (Zotit, etj.).
Besoj se e njeh ate tregimin simbolik te Platonit mbi dijen, (ka bere fjale dikur ne kete forum edhe Cedrusi, nese me kujtohet mire)!? Ti nuk mund ta marresh dijen ne nje dite, se ndryshe do verboheshe, por avash-avash do ta marresh, keshtu dhe shoket e tu ne te gjithe boten. Do te te vije pak turp me vone se sa i humbur ke qene dhe ne mendime i ceket, por ndoshta do te jesh i cliruar sepse vertet mund ta ndjesh Ate Fuqi Qiellore qe duhet te ekzistoje mbi perpentum mobile-n (levizjen e perjetshme).
Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.