Forumi Horizont | Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)
A mund të ndryshojë rrugën një nga vendet më të varfra në Europë?
Po e fus kete shkrim se me bene pershtypje ato pjese te cilat i kam ndare me viza (----).
Kjo tregon se disa shqiptare, nuk kane ngelur "kunguj" (megjithse dhe me kungullin gatuan gjera te shijshme perkundrejt llogjikes se shume shqiptareve), por kane ndryshuar ne bindje. Evulojne. E shohin jeten, zhvillimin vetjak dhe ate te pergjithshem ne kendveshtrime me komplexe.
Kjo te jep shprese.
Artikulli:
Nga Peter Geoghegan
Global Post
Prodhimi i verës në rajonin verior të Zadrimës ka një histori të gjatë. Mbjellja e parë e regjistruar e rrushit të llojit Kallmet daton që në vitin 1555.
Sot, rreshtat me hardhi të mirëvendosura, rrethojnë fushat e këtij fshati të vogël nën një diell të nxehtë. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar për shekuj.
Por pamja të mashtron.
Nën regjimin e vjetër komunist të linjës së ashpër, autoritetet urdhëruan që të prishen këto vreshta për t’u zëvendësuar me duhan dhe grurë.
Pasi regjimi komunist u rrëzua në vitin 1991, fermat e mëdha kolektive u ndanë në qindra e mijëra prona të vogla. Atyre iu është dashur të mbijetojnë nën politikën joefektive dhe të mbushur me korrupsion të Shqipërisë.
Javën e shkuar megjithatë, opozita socialiste, e drejtuar nga ish- kryebashkiaku plot ngjyra i Tiranës, arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, që kishte dominuar politikën për dy dekada.
Kjo i ka shtuar shumë shpresat e njerëzve se një nga vendet më të varfra në Europë mund të ndryshojë dhe mund të futet në rrugën e gjatë dhe me dredha drejt Bashkimit Europian.
Mes tyre është edhe Zef Pashuku. Fermer gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës, ai emigroi për në Greqi përpara se të kthehej në vitin 2000 për të marrë përsipër fermën e familjes.
Ai shumë shpejt e kuptoi se suksesi varej nga diçka që i ka bërë shqiptarët të kujdesshëm gjatë këtyre dy dekadave që pas rënies së komunizmit: që të bësh biznes me fqinjët.
---------------------------------------------------------------------------
Fermat janë shumë të vogla për të vepruar më vete, por nëse bashkohemi, ne mund të konkurrojmë, thotë ai.
Kjo bëri që Pashuku të krijonte të parën kooperativë post-komuniste në vitin 2005, me ndihmën e organizatës bamirëse britanike Oxfam.
Tani ai shpreson se qeveria e re dhe premtimi për të rindezur makinën e fikur drejt anëtarësimit në BE, do jetë një ndihmë për kooperativën e tij dhe të tjera nisma të ngjashme.
Kooperativa e Zadrimës përfshin rreth 60 fermerë dhe është e specializuar në verë dhe në vajin e ullirit, që shitet brenda, por edhe jashtë vendit.
Ndarja e pajisjeve u mundëson fermerëve që të maksimizojnë prodhimin, thotë Pashuku, duke mbushur gotën me verë Kallmeti të vitit 2011, të cilën e shet për 4 dollarë një shishe.
--------------------------------------------------------------------------
Edhe pse kooperativat kanë rëndësi këtu, në një vend me të ardhura mesatare 330 dollarë në muaj, të bindësh njerëzit për vlerën e tyre është e vështirë.
“Disa vjet më parë, njerëzit thoshin se kjo duket si në komunizëm,” thotë djali i Pashukut, Jurgeni, që studion ekonomi agrikulturore në Universitetin e Tiranës dhe shpreson që të ndjekë gjurmët e babait. Por tani gjërat po ndryshojnë, shton ai.
Agrikultura është e rëndësishme këtu.
Sipas statistikave zyrtare, ajo kontribuon në një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë në vështirësi të Shqipërisë.
Dhe me thuajse 50 përqind të popullsisë prej 2.8 milion që jeton në zonat rurale, inkurajimi i këtyre formave të kooperativave është me rëndësi jetike, thotë Geron Kamberi i Quodev, një program social në Tiranë, që është pasues i misionit të Oxfam në Shqipëri.
“Puna së bashku si një njësi e vetme është shumë e rëndësishme,” thotë ai.
Megjithatë, ndryshimi i mentalitetit është vetëm një pjesë e punës. Qeveria, që kaloi vetëm së fundmi një ligj për kooperativat, ka qenë shumë e ngadaltë në bashkëpunim.
Javën e shkuar zgjedhjet u bënë lajm kur një aktivist politik u vra në Laç, pranë Zadrimës, sapo u hapën qendrat e votimit. Megjithatë, votimi ishte më paqësori që kur Shqipëria doli nga komunizmi.
Të mërkurën kryeministri Sali Berisha pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike- i pari ndryshim i qetë i pushtetit në politikën e polarizuar dhe shpesh të dhunshme në Shqipëri.
Megjithëse vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009, grindjet politike që pasuan zgjedhjet e mëparshme kanë mbajtur pezull shpresat për në BE. Vitin e shkuar Komisioni Europian tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme këtë herë janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Komisioni Europian mund të rekomandojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në fillim të dhjetorit, çka do të sjellë fonde të konsiderueshme, dhe siç besojnë shumë njerëz, do nxisë reformat.
-----------------------------------------------------------------
Por ka shumë për t’u bërë. Korrupsioni endemik ka rrënuar institucionet. Ryshfeti është i zakonshëm, veçanërisht në arsimin e lartë. Shumë pak besojnë se sistemi juridik është i drejtë dhe transparent. Dhe është e pamundur që të gjesh një vend pune pa para dhe lidhje.
--------------------------------------------------------------------
“Anëtarësimi në Bashkimin Europian është shpresa jonë e fundit,” thotë Jurgen Pashuku, duke marrë pak kohë nga puna në vreshtin e tyre në Hajmel. “Edhe pse e dimë se është një rrezik”.
Paradoksalisht, kriza në vazhdim në eurozonë ka ndihmuar fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre, që kanë emigruar në Greqinë fqinje, tani po vijnë duke sjellë ekspertizë të re. Kooperativat janë hapur së fundmi edhe në Sarandë në jug dhe në qytetin verior të Shkodrës.
Për Zef Pahukun, kontrasti me jetën nën komunizëm nuk mund të jetë më i fortë. “Më përpara nuk kisha një këmishë për të veshur dhe kjo fushë ishte e braktisur,” thotë ai. “Tani gjithçka po ndryshon”.
Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.