Forumi Horizont Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)


Postuar nga gt2xf datë 13 Qershor 2007 - 14:07:

Jarigas! Mendoj se ti nuk po kupton se per cka flitet. Para se te reply duhet te elxosh me me kujdes sa cka thuhet. Dhe se perfundimet nxirren ne baze te kapaciteteve....Une nuk kuptoj se nga i nxjerr ti keto perfundime kur e kam shpjeguar shume qarte....

Ti thua: Na del qe Zoti(Allahu )s'paska deshire qe tre fshihete keqja nga faqja e dheut....Eshte ky problemi qe kuptove??????

Une them: Se Ai ka krijuar te miren dhe te keqen me Urtesine e Tij, Pra shikojm eketu se Urtesia eshte nje tjeter cilesi e TIj, dhe pse e ka krijuar te miren dhe te keqen Ai thote per tju sprovuar juve. Kurse ne te njejten kohe sic e permnda ai ka vullnet specifik i cili pasqyrohet tek dergimi i profeteve, pra ky vullnet specifik konsiston ne urdherimn ne te mire dhe ndalimi ne te keqe, dmth pasimin e rruges se drejte dhe lenien e se keqes. Sa per Mundesine e Allahut per te shkaterruar te keqen ai e ben kur te doje nuk e ka problem, por sic e permenda me lart te dyja jane te krijuara nga AI porse njerezve ju ka treguar se cila eshte e keqja dhe cila eshte e mira, dhe se njerezit duhet te marrin te miren. Vendi ku nuk ka gjera si mund te them te keqija eshte Xhenneti.....
Sa i perket kur thua eshte problemi qe kuptove kete drejtoja vetes se une prandaj te shkrova te kuptosh ato problem qe ke sepse per mua jane te qarta....

Ti thua: Krijimi i jetes(lindja e femijeve) eshte nevoje e domosdoshme per te gjitha gjallesat, por nese diçka e tille s'eshte e persosur, me shpiegon dot se per çfare aesyeje Ai na krijoi?????

Une them: Shume e thjeshte, Allahu thote ne Kuranne suren Adh-Dhariya :56,57:
56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
E sic thote me tej se te gjitha krijesat e adhurojne ate sic jane engjujt te cilet jane t bindshme ndaj tij, sic jane malet, pemet, (qe e adhurojne ne menyren e tyre e cila eshte e panjohur per neve por jemi te informuar).
Ne te njejten kohe eshte per te ardhur keq se shume njerez jetojne, punojne, jene doktora inxhinjiera, shkencetare, por nuk e dijne se pse jetojne dhe pse jane krijuar.

Ti thua: Nese personin e Zotit do ta analizonim nga ajo qe ka krijuar, si mund te themi se eshte perfekt kur ka krijuar gjallesa joperfekte si ne?????

Une them: Zoti nuk eshte person. Ai njihet me emrat, atributet dhe kakakteristikat e Tij te cilet ai i ka shpallur neper shpallje te ndryshme. Nuk mund te njihet Ai vetem se me ate qe Ai e ka deklaruar veten dhe ne menyeren se si ai na ka urdheruar Ai ta njohim ate, per vete faktin e thjeshte se Ai e njeh veten e tij me mire se se a njohim Ate, a per me teper Ai na njeh neve me mire se sa ne e njohim veten tone sepsa Ai na ka krijuar.Argument eshte fjala e Tij, asgje nuk eshte si ai, dhe asgje nuk i perngjan Atij. Ai me vullnetin e tij ka dashur te krijoje krijimin ne kete menyre, psh njeriun me mundesi te kufizuara, e cdo gje me mundesi te kufizuara, kjo per arsyen e thjeshte se perfektesia si nje tjeter atribut i Tij i takon vetem Atij, nqs kemi dy gjera perfekte atehere i bjen te kemy 2 zota...gje qe bien ne kundershtim me ate cka thote Allahu ne Kuran, si THuaj Zoti yt eshte NJE!

Ti thua: Se fundi, me thuaj eshte njesoj ai qe shikon nje film me ate qe shikon nje film tjeter, nderkohe qe te dy besojne se jane duke pare realitetin?????

Une them: Sic e permenda me pare nuk e ke lexuar ate cka kam shkruar une apo e ke lexear rrembimthi. Pretendimet e njerezve nuk kane vlere, vlere ketu ka e verteta ne rastin tone fjala e Zotit dhe se nuk ka te vertete tjeter perpos fjales se Tij, Fjalet me te drejta jane fjalet e Allahut e udhezimi me i mire eshte ai i Muhammedit (saws). Njerezit ne Diten e Llogarise do vijne me lloj lloj pretendimesh por do tu thuhet a e mohuat mesazhin a Zotit tuaj atehere nuk ka justifikim. Esic e permenda ne shkrimin e kaluar njerezit maten me te vertete dhe jo e verteta me njerezit.

Ti thua: Na del sipas teje qe Islami na qenka tirania dhe Allahu tiran......ncncncncnc......

Une them: Po shoh se paske "kercyer" nga nje dege ne tjetren se ky shkrim ishte per tjeter njeri, e sic te thashe ato flasin vete dhe kane goje vete, (si ne rastin e asoj vajzes me pare), megjithate meqe e don do ta japim.
Nuk e di se si i nxejrr keto konkluzione kur ajo cka une kam shkruar tregojne te kunderten.
Allahu ne Kuran thote, se ja ka ndaluar dhunen vetvetes dhe e ndalon dhunen dhe dunimin midis njerezve. ai ka nje tjeter cilesi apo atribut qe eshte al-Latif apo i Bute, Pra Allahu eshte i Bute, Ai eshte al.Gafurr Ai qe fal, Ar-Rahman, ar-Rahim, meshirues meshirberes, etj etj, Por nuk duhet harruar se atributet e Tij jane Perfekte dhe se ASGJE NUK ESHTE SI AI ASGJE NUK I PERNGJAN ATIJ, keshtu duhet ecur kur flitet per Allahun dhe emrat e Tij sepse ai keshte e ka treguar per veten e Tij. Si rrjedhoje feja e Allahut nuk mund te jete tirane perderi sa Alllahu nuk eshte tiran dhe tirania nuk eshte cilesi e Tij sepse Ai nuk e ka cilesuar veten e Tij me kete cilesi . Perkundrazi fete e shejtanit jane tirane perderisa nje nga karakteristikat me te cilat shejtani karakterizohet eshte tirania. E sa i perket asaj se e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islame, kjo eshte e vertete sepose Ai kete e ka then ne Kuran, dhe se feja e gjithe profeteve ka qene Islami. Islam dmth perulje nenshtrim, zbatues i urdhrave te Allahut me perpikmeri, dhe se nuk ka e nuk ka per te pasur muslimane (apo te nenshtruar) me te mire se sa profetet, te cilet Allahu i zgjodhi per te transmetuar mesazhin apo fjalen e Tij.
Pra si per fundim me duket se na del sipas teje qe Allahu eshte tiran dhe islami tirania....shpresoj te jete e kunderta....dhe se nuk e ke pasur me qellim kete.


Gjithashtu desha te shtoj se menyren se si ti deshiron te dialogosh apo menyren se si ti kerkon te dish dicka nuk eshte ne menyren e duhur apo ne etiketen e duhur, duke prekur frazat tuaja si : "...me shpiegon dot...." apo si: "Se fundi, me thuaj eshte njesoj...." Une nuk jam ketu qe te te pergjigjem ty ne ate menyre jo shume etike qe te kerkon fundja edhe mund te mos pergjigjem fare. Njerezit te cilet me te vertete deshirojne te dijne dicka pyesin ne menyren me te mire, kane durim dhe se kjo tregon edhe seriozitetin e atij qe deshiron te dije dicka. Psh rasti i "briseide" pyeti ne menyre te mire dhe me etiken e duhur gje e cila reflekton seriozitetin e saj ne bashkebisedim. Me kete une nuk dua te them se ti nuk ke etike apo dicka tjeter por dua te nenvizoj le te jemi me serioze dhe kur te kerkojme dicka tjetrit sidomos rreth dijes e cila eshte gjeja me e shtejenjte dhe gjeja te cilen Allahu e ka ngritur mbi gjithcka, prandaj le te themi te pakten: "Te lutem a mundesh te me shpjegosh apo tregosh...."

E per te mos u zgjatur me shume desha te permend edhe njehere se Allahu ne Kuran thote; a jane njesoj ato qe shohin ma ato qe nuk shohin, a jane te njejte ato qe degjojne me ato qe nuk degjojne, faktikisht ketu nuk flitet per shikimin apo degjimint e kokes, por flite per shikimin dhe degjimin e zemres, gje e cila ndoshta jo shume njerez e kuptojne....Gjtiahstu te rekomandoj te lexosh nje liber i cili quhet Bazat e Teuhidit, nqs deshiron te keshe nje vizion me te qarte rreth ketyre ceshtjeve, sepse sic dihet interneti nuk eshte burim dije apo mund te marresh nje dije te ceket, porse librat hulumtimi, kerkimi jane ato qe ebejne njeriun me te ditur....Allahu e din me se miri....

Kalofsh mire....dhe mos harro lexoji mire ato cka them para se te "kercesh" ne ndonje konkluzion qe une kurre nuk e kam nxjerre....
Ketu poshte ke nje link nga une mund te shikosh se me cka merrem une ne kohe te lire....)))...enjoy...

code:
http://www.youtube.com/watch?v=iza5u


  Gjithsej 315 faqe: « E parë ... « 100 101 102 103 104 105 106 107 108 [109] 110 111 112 113 114 115 116 117 118 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.