Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 [1090] 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 1099 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Me lere te marre fryme , skam fuqi te qendroj ne kembe.
U lodha nga kjo rruge e gjate pa fillim e pa fund ndjenje.
Ti po me merr shpirtin , ti po me merr nga pak jeten me dhembet mbi venat e mia duke me thithur gjakun, duke me shkulur palcen, duke me nxjerr syte nga inati.
Edhe kjo ndjenja ime u cmend , me kercenon here pas here se do te me vrasi.
Gjepura...
Une skam frike aspak , aspak nuk i druhem vuajtjes , po ashtu edhe vdekjes , aq me shume vdekjes se nje ndjenje.
Ndjenja ime u cmend qe ne momentin kur une te thash te dua , ishte ai gabimi im , aty te humba perjetesisht.
Me lere te marre fryme , ta shijoj nikotinen e kesaj cigareje deri ne fund , me lere te vdes pak nga pak ne trishtimin tim.
Me lere te qaj pa ze dhe pa lot ne dhomen e fshehur te zemres time atje ku ti po venitesh ,atje ku ti dikur ishe perendi .
Ajo qe une urrej me shume eshte se behem xheloz per ty edhe pas nje fotografie , edhe pas nje ideje se dikush eshte pran teje ne vendin tim , megjithse une e di qe tmerrsisht une vendin se kam pran teje se ti ...
...ti sje imja dhe ne kete pike as une nuk dua me te te kem ikone te jetes time dhe te vdes dhe te ringjallem per ty.
Lerme te marre fryme ,lerme ta mbyse kete ndjenje te cmendur ,me duart e mia imazhin tende ta zhduk tutje , te me fali harresen.
Urrej faktin qe ste urrej , urrej gjithcka qe per ty ndjej...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1081 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 [1090] 1091 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 1099 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.