Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 [1091] 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Frank Zappa ka nje shprehje "people agree only if they already agree", keshtu qe nuk pres te biem dakort, po s'qeme dakort



Une Nexhmia, ti Enveri, ne rregull jemi. Dhe kjo shprehja lart eshte tipike Saliste, dmth komuniste. Ne fakt e ka perdor dhe Edi Rama kohet e fundit. Por te perdoret ne nivel kombetar presupozon mungese lirie, diktature dmth.

Ne fakt ajo shprehja e Nexhmies komuniste eshte kthyer ne katunarllek lezhian te tipit "nqs Evropa na do gay, nuk e duam Evropen".

Ne fakt ka shume ndryshim mes kultures katunareske homofobike dhe kultures se dialogut / konfliktit demokratik. Ajo qe nuk arrin te kuptosh Lost, eshte qe konflikti i brendshem ka çuar perpara gjithe perendimin. Ishin vitet '60-'70 qe sollen ndryshime shoqerore, kulturale, politike. Kur popujt perendimore benin keto rremuja nuk rrinin te mendonin i pranonte apo jo Evropa, Amerika apo Rusia. I benin sepse shoqeria donte ndryshim. Ndersa ky mentaliteti qe duhet te rrime urte sa te hyjme ne Evrope, te tradhetojme çdo princip demokratik, çdo diversitet, eshte si ato prostitutat qe bejne si vajza te mira sa te martohen me ndonjerin (me Evropen ne kete rast).

Prostituta te tilla Evropa nuk do i pranoje dhe do kete perjetesisht mosbesim. Hesapet duhen lare brenda vetes para se te shtiresh per sy e faqe te botes. Nuk eshte nacionalizem kushedi çfare, por menyra me e thjeshte per te trajtuar veten me dinjitet, dmth jo si prostitute kokeulur. Hesapet qe kemi per te lare mes shqiptaresh nuk anullohen me dy visa per Evrope. E tregoi trashegimia komuniste kete.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1082 1083 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 [1091] 1092 1093 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.