Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 1091 1092 [1093] 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 1101 1102 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Shume dakort me shumicen e atyre ç'ke shkruar.
Ne fund permende krijimin e vlerave te reja. Dhe ketyre i referohem kur mendoj se duhet te shohim brenda vetes nqs duam te krijojme diçka pertej kopjimit majmunesk. Ketu hyn dhe pervetesimi i demokracise, sepse nuk mund te dorezohemi qenies barbare (pa kulture demokratike) dhe te bejme sikur e kemi.
Persa i perket anarkisteve nuk besoj jane te rralle. Kohet e fundit gjithmone e me shume e ndjej veten anarkist. Dhe me pelqen qe shteti te luftohet ne çdo gabim qe ben. Relativitetin e ligjeve dhe dhunes shteterore e kupton kollaj kur leviz nga nje shtet ne tjetrin. Shtetet jane krijesa fantazme qe shpesh poshterojne qytetarin me pretendimin se e bejne per te miren e tyre. Njeriu lind i lire dhe behet autome nen urdhra dhe rregulla. Ja pse s'me pelqen as diktatura, forma e padiskutueshme e organizimit shteteror. Shoqeria moderne duhet te lere njehere e mire pas kraheve mentalitetin shqiptar te aplikuar globalisht, pra klanin. Ngjan sikur nje cope pashaporte dhe nje kufi mund te mbaje njerezit peng ne fate te ndryshme. Dhe po te shikosh historine, jetojme ne epoken me te roberuar te mundshme. Dikur njerezit leviznin lirisht, tregetonin lirisht, martoheshin lirisht. Jane kombet, nacionet, dhe shtetet, qe kane krijuar ngerçin e izolimit te sotem. Dikur ishim 500 milione ne gjithe boten, por ishim te lire. sot jemi 7 miliarde, dhe jetojme gati si ne Matrix. Ne cdo hap na tregojne ç'duhet te bejme. Jashte deres se shtepise jemi ne pronat e shtetit/privatit. Brenda deres se shtepise jemi nen influencen e televizorit...
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1084 1085 1086 1087 1088 1089 1090 1091 1092 [1093] 1094 1095 1096 1097 1098 1099 1100 1101 1102 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.