Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Konkursi i muajit!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11183)


Postuar nga Enya datë 19 Mars 2006 - 06:04:

Lightbulb

Proze:

="Fjeta mbi duart e NENE-s..."=

...As syte e tu s`i njoha NENE.Koha na kishte ndare per shume vite.Gjelberimi i tyre ishte shnderruar ne mall.
Qaje.Perse?
-Aq dhimbje kishe kaluar pa pranine tone?
Te putha syte plot lote,-qe as femije s`e mbaj mend te te kem puthur syte.
Te shtrengova thelle ne shpirt dhe aty mbete,aty do mbetesh perjetesisht!
-Duart e rrullosura nga pleqeria s`ti shtrengoja dot.Kisha frike se te caheshin venat e gjakut,
venat e vuajtjeve te jetes tende.I ledhatoja butesisht,gjithe keqardhje, gjithe dashuri.
Dhe qava,dhe qame...
...Mungesa jote NENE ishte e paparashikueshme.Na ndane ashtu sipas fatit te sejciles.
Ti ne nje qoshe ,-une ne tjeter qoshe.Por serish u takuam.E madherishmja dite erdhi.
S`ngopesha duke te pare.S`ngopesha duke te perqafuar,s`ngopesha duke te thirrur ne emer...
...Mungesa jote kishte ngrire ne zemren time,isha bere akull ndjenjash.Nuk te flisja dot me gjate.
Doja te te tregoja gjithcka, qe vec ti duhej te dije per bijen tende.Por s`te lendoja dot me shume.
Te genjeva pa dashje.Te thashe qe jam lumturisht mire.Qeshja sa per t`i dhene forme bisedes se heshtur tones,
qeshja te te shihja dhe nje here syte e tu te shndritshem nga gezimi qe perjetoje prej fjaleve te mia.
...U takuam NENE.Ne duart e tua lexova formen e coroditur qe kishin pesuar gishterinjte e tu.
Gishterinj me nyje,pse valle?!
Kur u lame,ishe aq e bukur,aq e qeshur,aq e padeformuar.Me vrau thellesisht ky takimi yne,dhe pse e kisha enderruar me vite.
Babai po fle...E leme ne qetesine e tij NENE.
Le te ngopemi me njera-tjetren,ja keshtu pa folur,ne heshtje,deri ne mengjes!
S`e kuptova ne ishte dite apo nate.Koha kishte ndaluar per ne.
Koha ishte paralizuar per hirin e dashurise se NENE-s.
Koha kishte plagosur shume shpirtra, shume jete,shume enderra.
Me duart e NENE-s kisha mbeshtjelle krejt trupin tim te vdekur nga malli
ku dhembshuria me rrethonte shpirtin,
si nje vello nuserie te paveshur kurre.
Dhe ashtu kisha fjetur,embelsisht e lodhur,ne duart e NENE-s...

A.A
03/19/2006
USA


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.