Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datë 01 Tetor 2006 - 08:38:

Kush është Filip Shiroka

Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935.
Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.