Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Cohu - Kenga e Edi Rames me grupin West side family (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17076)
Postuar nga BIONDIA datë 29 Maj 2009 - 22:25:
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Une e kisha ne plan te shkoja personalisht qe te filmoja hapjen e fushates se Edit,por nuk pata mundesi te shkoj. Me komunikuan se kishte mbajtur nje fjalim te arrire dhe se ne pergjithesi kishte shkuar bukur.
Kenga interesante.
"Jam këtu për t'u thënë pse dua të bëhem kryeministër i Shqipërisë"- ka nisur fjalën e tij Rama me një përulje para gjithë shqiptarëve. "Ëndrra që më nxorri në rrugë atëherë më sjell sërish këtu. Kërkoj votën tuaj, që qeverinë e Shqipërisë ta sjellë te ju, si një instrument ndryshimi në duart e të gjithëve ju, të kësaj shumice që 18 vjet më parë donte ndryshimin, dhe sot del për të bërë realitet një ëndërr ende të parealizuar"- tha Rama. Ai shtoi më tej se në këtë shesh e ka sjell sërish, jo vetëm dashuria dhe dhimbja për vendin, jo vetëm fuqia e parafytyrimit për gjërat e mira që mund të bëhen, por forca e besimit që i ka krijuar shembulli i transformimit të Tiranës, për ta rrezatuar atë kudo në Shqipëri përmes një qeverie kombëtare me një vullnet të ri atdhetar. "U kërkoj votën për kryeministër në 28 qershor bashkë me PS-në dhe ju them se jam për të bërë të mundur gjëra që duken të pamunduara, për të shëruar plagë që duken të pashërueshme, për të arritur stacione që duken të paarritshme, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa"- theksoi Rama në fjalën e tij.
Sipas tij, ndryshimi që presim nuk ndodh pa shembur muret që politika e hasmërive ka ngritur, pa mundur t'u japë zgjidhje problemeve që vuajmë të gjithë bashkë, të majtë e të djathtë. "Dua të bëhem kryeministri i vendit, që loja e vjetër të mbarojë, për një politikë të re, të njërëzve për njerëzit, për ndryshimin e qeverisjes dhe jetën e vendit"- tha ai.
Rama i ka dhënë përgjigje kërkesës së Berishës për të ikur nga Bashkia e Tiranës.
"Kryeplaku i politikës së vjetër më kërkon mua të iki nga bashkia pa i pyetur ata që më zgjodhëm mua për të tretën herë. Unë kam një tjetër kuptim për politikën dhe për kontratën me qytetarët"- ka thënë Rama.
Sipas tij, për Berishën politika është tregti gënjeshtrash dhe kontrata me qytetarët është një tallje sa shpërthimi i Gërdecit. "Për mua, pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta dhe kontrata me qytetarët e Tiranës është detyrimi moral, pasi gjithçka që kam arritur e kam arritur me ta dhe sukseset ia dedikoj atyre"- tha ma tej ai, duke theksuar se janë pikërisht qytetarët që do të vendosin për të në 28 qershor.
Rama ka premtuar se nuk ka hyrë në beteje për të ndërruar një karrike me një tjetër; nuk do të jetë kryeministri i një oborri familjar, por i njerëzve që kanë nevojë për një shtet në shërbim të tyre, dhe politikë të ëndrrave dhe shpresave.
Pas fjalës së liderit socialist, ka jehuar himni i fushatës, kënga "Cohu", e cila ka shënuar edhe mbylljen e mitingut të organizuar në Qytetin Studenti.
ja ky eshte fjalimi i Edi Rames
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.