| Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Dossier- Falja e kufijve detarë Greqisë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17345)
.
presidenti bamir topi ka kerkuar qe opinioni publik te kete me shume besim tek institucionet shteterore lidhur me paktin e kufijeve ujrore me greqine.
jemi aleate te nato-s tashme thote topi...
qe pak a shume i bien keshtu, jo detin por edhe çamerine te mos e diskutojme me
tashme sala ketij (presidentin) as ne telefon nuk i pergjigjet me
*******************************
Analiza e kapitenit të rangut të parë, Myfit Qorduka
Ishujt jonianë përbëjnë një arkipelag
Ne zotërinj, me këtë arkipelag përcaktojmë kufirin detar dhe jo me shtetin grek që e merrni si gadishull dhe me një të rënë të lapsit i fshini arkipelagun.
Pak histori: Ishujt jonianë përbëjnë një arkipelag grek në detin Jon, që është në anën e tezës që mbron profesor Pasha. Ky arkipelag përbëhet nga 6 ishuj të mëdhenj dhe disa ishuj të vegjël dhe shumë të vegjël.
Gjithsej Greqia ka 3000 ishuj, ku prej tyre 167 janë të banuar. Ishujt e mëdhenj jonianë janë: Korfu (Korfuzi), Kefalonia, Itaka, Zanete. Këta ishuj formojnë Eptaneso (gjashtëshe)) kështu janë quajtur në shekuj.
Ishujt më të vegjël janë Maganisi, Antiposo, Karigato, Etafonisos. Ky arkipelag me përjashtim të ishullit Karigato përbën një nga rajonet administrative greke të emërtuar "Ishujt jonianë").
Nisur nga pozicioni i rëndësishëm i tyre në hapësirën detare këto ishuj kanë kaluar sa nga një sovranitet në tjetrin.
Në vitin 1800 admirali rus Fjodor Ushakov në krye të ushtrisë ruso - turke i shkëputi nga dominimi i Francës dhe po në mars të vitit 1800 Cari e bëri shtet autonom të quajtur Republika Eptanese (ishujt jonianë).
Në vitin 1807 Franca i rimerr ishujt dhe në vitin 1815 ishujt kalojnë nën protektoratin anglez, ndërsa në vitin 1862 mbretëria angleze ia dhuroi mbretërisë greke për lidhjet familjare që kishin.
Pra në këtë argumentim s'ka vend të gjenden shkëmbinj që herë dalin e herë zhduken e që shërbejnë si alibi për të përcaktuar kufijtë detarë. Se kështu më e pakta është edhe injoranca brenda.
marre nga shekulli
***************************************
ketu keni nje emision interesant me analiste, eksperte dhe politikane
http://www.top-channel.tv/video.php?id=9069
| Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.