Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ftese E Vecante (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17953)


Postuar nga Rrugaejetes datë 05 Shtator 2010 - 20:56:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Shume dakort me cedrus-in.Kane shume pika kyçe pyetjet e tij...


Rrugaejetes,

Te gjitha ç'ke shkruajtur ti jane shume te bukura.Them ku t'a gjejme qe jeta te ishte keshtu.Po problemi qendron tjeter vend i dashur...

Kam njohur dikur ne Greqi nje nene shume te mire.Ishte nga Fieri.Nene e 5 femijve.Nuk e di se si,por u be deshmitare e Jehovait.Skonte dere me dere duke thene qe s'do kete me vdekje etj etj pa mbarim...thoshte qe ekzistonte jeta me lule, trendafila dhe qingja perreth...deri ktu gjithçka ne rregull, asgje per t'u shqetesuar...deri kur nje dite le ne mes te rrugeve familjen e saj, burrin, i cili punonte ne ndertim ter diten per te mbajtur familjen & femijet e saj...

Me thuaj ti i dashur cfare ndreqi ajo grua??? Per cfare besimi behet fjale ketu???

Per mua kto jane sekte...me fal nqs te trondis por mbas disa viteve shpresoj mos te me kujtosh...

Me gjithe kujdesin e mire i shkruajta kto rreshta!




Pershendetje Cecilia

Faleminderit per mesazhin tend.

Une e di qe jeta nuk eshte fushe me lule dhe nuk eshte faktikisht.

Edhe une kam problemet e mia patjeter. Jetoj ne kete bote.



Une jam i krishtere. Dhe besoj ne Bibel dhe gjithcka qe kam thene eshte nga Bibla.


Per sa i perket nenes me 5 femije, qe ishte Deshmitare e Jehovait. E di qe ata ndahen nga familja dhe nuk festojne ditelindje, festa, etj, etj, ne kete forum une kam postuar edhe nje teme " Fakte qe duhet te dini rreth Deshmitareve te Jehovait."

Une nuk bie dakord me shume gjera qe kane ata. Shume gjera qe ata bejne jane plotesisht ne kundershtim me Biblen.

Psh: Ata nuk japin gjak (transfuzion gjaku).
Bibla nuk thote ne asnje vend: Mos jepni gjak.

Deshmitaret e Jehovait pretendojne se jane te krishtere, por jane nje sekt i krijuar 1-2 shekuj me pare nga Carls Rasell.
Shiko me shume "Fakte qe duhet te dini rreth Deshmitareve te Jehovait"


E kuptoj pyetjen tende, dhe eshte nje pyetje me te drejte.
Sepse ka shume fe dhe shume sekte sot, e di. Ka rreth 10 000 fe dhe sekte.

Dhe ne gjithe keto fe edhe sekte, eshte e veshtire te percaktosh se kush eshte e verteta, apo jo?


Por nese shikon me kujdes personin e Jezusit, do te kuptosh se Ai ndryshon shume nga krijuesit e feve te tjera.

Ai tha se ishte Zot, Ai lindi nga nje e virgjer, jetoi nje jete pa mekat, vdiq ne kryq duke paguar cmimin per mekatet tona dhe u Ringjall fizikisht pas tre ditesh.

Gjithashtu nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se:

Te gjitha fete ne bote, thone qe ti duhet te besh dicka qe te fitosh shpetimin, o vepra te mira, o rituale, etj.. apo jo?

Por eshte ndryshe me Jezusin, nuk jemi ne qe e kerkojme Perendine, por eshte Ai qe na kerkon neve, eshte Ai qe vjen ne toke, dhe eshte Ai qe na shpeton, ne nuk duhet te bejme asgje pervecese ta pranojme ate si Zotin dhe Shpetimtarin tone.


Pra, Rruga e perendise eshte shkruar ne fjalen e Tij, Biblen.


Nese ti e kerkon te verteten nga thellesia e zemres tende, Zoti i Gjalle nuk do te vonoje te te pergjigjet.



Faleminderit

Kalofsh mire


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.