Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Toka , Natyra dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=364)
-- Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18004)
A qëndron justifikimi zyrtar për ligjin e plehrave?
Ligji për plehrat, pas miratimit në Parlament, pritet të dekretohet ose jo nga Presidenti në datën 8 tetor. Justifikimi zyrtar për kalimin e ligjit për sjelljen e plehrave nga jashtë është “nevoja për plehra-lëndë e parë e bizneseve që merren me riciklim”. Nga ky vëzhgim që po botojmë sot del se ky motiv është i rremë, dhe me shumë gjasa, është thjesht koperturë për qëllime të tjera. Pse?
- E para, ata që riciklojnë plehrat shqiptare janë deri në fyt me “lëndë të parë shqiptare” nga një mekanizëm i vetëndërtuar që nis nga mbledhësit e plehrave e deri tek grumbulluesit dhe ricikluesit. Madje jo vetëm kaq, por mbi 40 përqind e mbetjeve që groposen në fushën e Sharrës janë të riciklueshme, ama vetëm 20 përqind e tyre arrijnë të riciklohen dhe 80 përqind e lëndës së parë të riciklueshme vetëm në Tiranë, ne e groposim. Me fare pak sforco, shteti “shqiptar” nëse do ishte vërtet i interesuar për “inestitorët shqiptarë të riciklimit” mund të shmangte groposjen e këtij 80% dhe t’u plotësonte atyre “kërkesat” nëse ka vërtet të tilla.
- E dyta, bizneset tona të riciklimit, nuk janë investime që përballojnë të gjitha fazat e riciklimit. Ato kryejnë njërën pjesë të procesit dhe pjesa tjetër e punës, bëhet në Kinë, Greqi etj. Por edhe sikur të ishin plotësisht të afta për procesin, si është e mundur që një vend si Italia (që bashkë me Gjermaninë dhe Zvicrën) ka industrinë e riciklimit më të sofistikuar në Europë të preferojë fabrikat shqiptare dhe jo ato të vetat?!
Atëherë lind pyetja: Nëse ne kemi vetë rezerva të mëdha ende të pashfrytëzuara për riciklim dhe nëse ricikluesit tanë ende nuk kryejnë të gjithë procesin e plotë, pse këmbëngulet kaq shumë dhe çfarë duan plehrat e Italisë dhe ato të vendeve të tjera të Europës në Shqipëri? Këtë e dinë më mirë plehrat me dy këmbë. Kurse ne dimë pasojat. E nisim nga më e vogla:
- E para, plehrat e huaja do vijnë këtu dhe do depozitohen. (Ligji i ri lejon depozitimin, gjë që më parë ndalohej). Male të tëra plehrash do krijohen gjoja “në pritje të riciklimit”. Jo më kot, Italia ka hartuar një studim të habitshëm për vendet dhe qytetet ku mund të ngrihen vend-grumbullime plehrash në Shqipëri. Të mos harrojmë që ajo është nën penalitete të forta nga BE për situatën e plehrave; pikat e mëdha të grumbullimit kanë mbyllur afatet e lejuara; asnjë qytet italian nuk pranon më të ngrejë pika të tilla afër.
- E dyta, dhe më e rënda, hapja ligjore e rrugës për hyrje masive plehrash, cilido qoftë justifikimi për to dhe sido që të quhen nga “ligjvënësit” idiotë e të shitur të Shqipërisë, krijon kushte për futjen në lojë të trafikantëve të mbetjeve të rrezikshme. A ka ndonjë që beson realisht se në doganat shqiptare mund të ketë seriozitet dhe efiçensë në kontrollin e plehrave? Shqipëria është një vend ideal për këta trafikantë. Kosto të ulta transporti, korrupsion i lartë, politikanë pa atdhe. Roberto Saviano, një njohës i jashtëzakonshëm i mafias na paralajmëron: “Çdo minierё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. Italia po sheh, (dhe jo vetёm Italia mafioze), po sheh nё territorin shqiptar njё mundesi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do kete pёr tё bёrё kete nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё. Pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!..”.
Po kujt i flet? Kush dëgjon më në këtë vend? Shpresojmë të dëgjoj së paku Presidenti në 8 tetor!
-shekulli-
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.