Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)


Postuar nga Vizioner datë 03 Shtator 2011 - 21:38:

Paragrafi 4: Fushata e Berishës, 15 milion euro i paguan populli

Siç kuptohet qartë nga kabllogrami, hapja e rrugës në qershor të 2009, që i garantoi publicitet elektoral Berishës, i ka rritur kostot me
15 milion euro. Këto shpenzime fushate nuk i ka mbuluar PD me biznesmenët e saj, por taksapaguesi shqiptar. Të gjithë shqiptarët, mbështetës të Berishës ose jo, kanë kontribuar në fushatën e këtij të fundit, kuptohet pa konsensusin e tyre. Publikimi i një fakti të tillë në cilindo vend europian do të kishte bërë që kryeministri të dorëhiqej e t’i dorëzohet hetimeve, pa imunitet
.


4-“Bechtel” e kupton presionin për të inauguruar rrugën, përballë të cilit gjendet Berisha. Strok bazohej te pretendimi i Edi Ramës se Berisha kishte gënjyer kur tha se rruga do të funksiononte para zgjedhjeve, si dhe te fakti që rruga do të inaugurohej nga një kryeministër socialist. Gjithsesi Strok mendon se vënia në punë e rrugës në qershor do t’i shtojë të paktën 15 milion euro kostos, krahasuar me hapjen në tetor. Gjithashtu, shtypi mund të kritikojë trafikun e rëndë që do të krijohej nga dyndja e turistëve kosovarë në verë, që do të shkaktonte vonesa e radhë të gjata në pjesët e papërfunduara të rrugës.


-vazhdon-


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.