Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:34:

6 Të gjithë me Zotin -tregime, 310 faqe, Tiranë, 2011, GlobusR Çmimi i librit 500 lek, 5 euro.

33 tregime të tjera përbëjnë librin e dytë me tregime të autorit. Një pjesë e tyre janë idera dhe skicime të viteve të shkuar, të cilët ai ka mundur ti shkruajë për botim vetëm këto vite të fundit, (shiko përmbajtjen).
Siç duket edhe nga titulli, në këtë libër janë përmbledhur tema që kanë të bëjnë kryesisht me religjiozitetin e njeriut. Por jo thjesht fetë, apo besimet e njerzve. Ai hyn ca më thellë në shpirtin e njeriut, duke mos mundur akoma ta operojë tërësisht këtë të fundit, por s.d.q. t‘ia diagnostikojë sëmundjet që ka.
Nëpërmjet personazheve të ndryshëm, atyre të thjeshtë e të panjohur, atyre që jetojnë dhe atyre që kanë vdekur, atyre të vegjël dhe atyre të plakur, si disa fëmijë mëhalle, apo Leci në fshat, apo kinezi Lu që kërkonte shtyllën simbolike kurrizore, pra atë shpirtërore, pastaj me radhë qysh nga Omer Kahjami, gjeneralët Romel dhe Montgomer, si dhe filozofë të ndryshëm, apo atij mjeku të panjohur afganas që diskuton me Osama Bin Ladenin, apo vetë Jezu Krishti modern në studion televizive të Joi Lenon, e sa e sa personazheve të tjerë, pa harruar atë priftin e fshatit të eksituar nga gjiri dhe mbathjet e një bukurosheje çapkëne, nëpërmjet gjithë këtyre personazheve të pafajshëm e të fajshëm, lexuesi përthith përmes ngjarjeve reale dhe irreale disa idè të fuqishme thyerse kornizash mesjetare. Për këto korniza ky libër është në kohën e sotme një mini-tërmet; e biles qysh me tregimin e parë fillon me një tërmet mbarë-botëror, dhe përfundon në tregimin e fundit po me një tërmet lokal, të rënë në një qytet.
Lexuesi duhet të mos ketë frikë se të 33 tregimet fryjnë në një birë, atë të fesë; jo, ato përhapen lehtshëm në kohë e hapsirë.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.