Forumi Horizont Gjithsej 55 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Piktor datë 22 Korrik 2016 - 01:21:

Radikalizmi dhe deshira e mire.

Shume njerez ngaterrojne radikalizmin me deshiren e mire. Edhe deshira e mire eshte nje shkalle e radikalizmit por ne ndryshim me nje radikal ai ka qellime te mira pse jo edhe te drejta por qe nuk pranohen dhe kuptohen per momentin.

Si fillim duhet te shpjegojme se termi radikal tek ne ka kuptim negativ, gje qe nuk eshte e vertete. Nje shembull per ta kuptuar kete maarrim rastin e te ndjerit radikalistit te shquar italian M. Panella. Ai vetesakrifikohej deri ne ekstrem duke iu perbajtur radikalizmit te tij lidhur me shume çeshtje. Nuk pertonte te bente as greve urie apo etjeje derisa te merrej parasysh problemi qe shtronte. Fale radikalizmit te tij sot Italia ka shume te mira. Nja shembull konkret tek ne ishte me pasoja fatale ku nje njeri vdiq pasi i vuri flaken vetes me benzine. Ndersa ne nje rast tjeter deputete te opozites u ngujuan per dite te tera ne greve urie per te mbrojtur kauzen e tyre.

Jo gjithmone radikalizmi ka qellime apo deshira te mira dhe ne shume raste krijon konflikte apo viktima. Nuk ka nevoje te shohesh syte e skuqur apo te etur per denime, burgime apo gjak dhe vdekje te kuptosh se sa i radikalizuar eshte tjetri.

Nga te gjitha thame ketu me siper tani duhet te flasim per nje shkalle te re te radikalizmit. Vendosmeria e opozites se sotme perballe presionit te brendeshem e te jashtem per te mos lene qe drejtesia te bie ne dore te nje njeriu te vetem. Kushdo qofte ky. Fale kesaj qendrese heroike ajo sot ja doli qe te merrrte nje fitore historike. Opozita ne asnje moment nuk ishte kundra reformes ne drejtesi me koshiencen apo me mire shqip qartesine se ajo lengon dhe ka probleme serioze. Mirpo ky shkak nuk duhej te bente qe te bihej ne nje gabim tjeter duke ja lene ne dore nje njeriu te vetem. Njelloj sikurse kur hartoi listat e deputeteve nje njeri i vetem kuptohet se delegoi njerzit e vet me ca variacione te vogla qe nuk mund ti benin dem por duke e ditur se mund edhe ti kunderviheshin, ndonese nuk eshte shembull tipik po e citojme per shkak te historise pra rasti Blushit.

Gjate ketyre diteve kemi pare sesi radikalizmi luhej fort si nga njera ane si tjetra po ashtu edhe deshira e mire per te arritur objektivin final ate te miratimit te kesaj reforme. Opozita siç e theksuam me siper luajti hapur duke qartesuar pikeveshtrimet dhe kendveshtrimet e saj lidhur me reformen. Ne dy pika ajo nuk terhiqej. 1 pavarsine e gjyqsorit dhe formulen e perzgjedhjes. Qendresa e tyre e admirueshme edhe pas nje mije e sa presionesh beri qe te arrihej ne kete marreveshje.

shenim ose intermexo: ne media keto dite lexohej dhe linte te kuptohej se opozta po shkonte ne antiamerikanizem dhe antieuropianizem apo anti Be me qendrimin e saj, dita e sotme vertetoi te kunderten te asaj qe quhet kompleks inferioriteti deri ne langaraqje. Opozita e sotme shqiptare tregoi se eshte e afte te debatoje dhe se eshte me parime dhe nuk perulet perpara asnje lloj presioni. Merite te veçante ne kete "loje" ka edhe ambasadori amerikan Lu i cili ja arriti qellimit te tij ndoshta qellimeve te tij. Thank You mister Donald Lu.

Tashme ta gezojme kete ligj te ri kushtetues dhe ishalla hyn ne funksion sa me pare e te pastroje sa me pare gjyqsorin ashtu sikurse me pas ajo te jete ne gjendje te pastroje me pas edhe klasen politike.


  Gjithsej 55 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.