Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)


Postuar nga qershor13 datë 28 Janar 2004 - 22:02:

Vllaznia, vijne Ivezaj e Smakaj, ne pritje Vorfa

Vazhdojne perforcimet ne ekipin e basketbollit te meshkujve te Vllaznise. Pas ardhjes se dy malazezeve Anton Berishaj dhe Valentin Camaj gjate nentorit, ditet e fundit prane ekipit jane afruar edhe dy lojtare te tjere. Behet fjale per malazezin Simon Ivezaj dhe shkodranin Rubin Smakaj. I pari, gjate fazes se pare te ketij kampionati ka qene kontigjent i ekipit te Dinamos, por mosaktivizimi i rregullt me kete skuader ka bere qe ai te nderroje skuader. Te Vllaznia eshte mirepritur, pasi eshte nje ekip ne kuadrin e riorganizimit, duke pasur si avantazh edhe moshen e tij te re. I ardhuri tjeter eshte nje njohje e vjeter e ketij ekipi. Rubin Smakaj ka luajtur edhe me pare me Vllaznine, duke qene nje titullar i saj por nje demtim i rende e pat lene ate larg ekipit per nje kohe te gjate. Kohet e fundit ai e ka rifilluar stervitjen dhe pritet te jete nje pike e rendesishme e skuadres shkodrane. Por enigma e vetme e trajnerit te ketij ekipi Petrit Osmani, eshte ardhja apo jo ne skuader e te talentuarit Real Vorfa. Pikeshenuesi me i mire i kampionatit te kaluar, pasi luajti me sukses me Valbonen edhe ne finalet e Kupes se Shqiperise ne muajin dhjetor, tani eshte i lire. Pikesynimi i tij per te levizur drejt Belgjikes mbetet ende prezent edhe keto dite, por nese kjo nuk realizohet atehere shanset jane qe ai te luaje serish per Vllaznine. Nje gje e tille do t'i rregullonte mjaft pune edhe trajnerit Osmani, pasi dihen vlerat e ketij lojtari. Me Vorfen ne rradhet e saj, Vllaznia do te behej njekohesisht nje nga skuadrat me ne forme te kampionatit, duke hyre seriozisht ne vallen per titullin kampion. Nderkohe, faza pergatitore e ketij ekipi eshte zhvilluar me intensitet duke riparuar edhe ato dobesi qe mund te jene verejtur gjate fazes se pare. Ne kuadrin e ketyre pergatitjeve do te sherbeje si test edhe ndeshja miqesore qe Vllaznia pritet te zhvilloje me ekipin e Ulqinit. Kjo ndeshje eshte planifikuar te zhvillohet ne pallatin e sportit Qazim Dervishi te Shkodres dhe do t'u sherbeje trajnereve Osmani e Koka per te pare deri ku kane shkuar me pergatitjet e ekipit te tyre.


  Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.