Forumi Horizont | Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)
Brahja: Fitorja u kushtohet sportdashësve
Fitorja e thellë e Elbasanit ndaj Lushnjës, arritur të shtunën në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", u ka rikthyer portokallinjve besimin e duhur. Madje, triumfi ndaj "lagunarëve" u ka kthyer besimin edhe tifozëve elbasanas ndaj skuadrës së tyre të zemrës, e cila kishte zhvilluar ndeshje të dobëta javët e fundit. Golat e shumtë, plot katër, në këtë ndeshje nuk ishin rastësi, por fryt i një loje të mirë dhe rezultative. Laçiani Julian Brahja, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskapiten i Elbasanit, tha pas ndeshjes se kjo fitore, mbi të gjitha, ishte një detyrim moral para sportdashësve të tyre. Mbrojtësi Brahja shprehet se në këtë takim elbasanasit bënë autokritikën e duhur përpara tifozëve të tyre jo vetëm me lojë cilësore, por edhe me rezultat. Sipas tij, merita e këtij suksesi u takon të gjithëve, duke filluar nga stafi i futbollistëve, ai i drejtuesve të skuadrës dhe sidomos tifozëve, prania e të cilëve në stadium ka qenë vendimtare. Numri i madh i tyre në tribunë dhe inkurajimi që i bëjnë skuadrës, edhe kur ajo kalon momente delikate, ka ndikuar pozitivisht te futbollistët portokallinj. Një gjë të tillë e pranon edhe mbrojtësi laçian i Elbasanit. "Në këtë ndeshje, - thekson Brahja, - Elbasani tregoi se, kur punohet si duhet, rezultatet arrihen. Me këtë nuk dua të mohoj punën e kryer më parë nga trajneri Sejdini, por, së fundi, në ekip kanë ndryshuar mjaft gjëra. Loja kolektive që zhvilluam ndaj Lushnjës tregoi se ajo garanton suksesin. Të gjithë futbollistët i respektuan me përpikëri detyrat që u kishte ngarkuar trajneri. Harmonia e lojës midis reparteve dhe përpjekjet maksimale të çdo futbollisti për të dhënë maksimumin, solli rezultatin e dëshiruar. Elbasani fitoi jo se kundërshtari ishte i dobët, por sepse u tregua i zoti, e çorientoi Lushnjën dhe qe superior në çdo sektor të fushës. Ne u përpoqëm që të mos krijonim të çara në mbrojtje dhe ruajtëm gjakftohtësinë në lojë. Madje, duke qenë se e mbështetëm si duhet njëri-tjetrin, shënuam edhe unë me Muçën. Sigurisht, meritë në golin tim kanë edhe kolegët e skuadrës."
Gjithsej 117 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.