Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Komuniteti Europian ... Cfare eshte?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2776)
Tre kolonat e BE-se
Kolona e pare : Bashkimi europian
Kolona më e rëndësishme dhe voluminoze vazhdon të përfaqësohet nga Komuniteti Evropian, kompetencat e të cilit u zgjeruan konsiderueshëm me Traktatin e Mastrihtit, Amsterdamit dhe Nisës. Një zhvillim i rëndësishëm, rreth të cilit ne do të flasim edhe më hollësisht.
Kolona e dyte : PPJS
Kolona e dytë, Politikat të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (BPJS), e ka vendosur bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e politikës së jashtme, të praktikuar jashtë Komunitetit Evropian, që prej fillimit të viteve '70 në baza kontraktore — gjithsesi një bazë gjerësisht ndërqeveritare jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian.
Kolona e trete : BPDP
Dhe kolonën e tretë e përbën Bashkëpunimi i kontraktuar gjithashtu jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian mes shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshme. Përmes institucioneve të përbashkëta (Këshilli, Komisioni, Parlamenti Evropian, Gjykata Evropiane) dhe një katalogu objektivash të mbivendosura këto pjesë të ndryshme të ndërtesës së Bashkimit Evropian janë të paktën të ingranuara me njëra tjetrën. Gjithsesi mbeten tejet të ndryshme modalitetet e vendimmarrjes, proceset e vendimmarrjes dhe pesha e institucioneve dhe aktorëve të veçantë pjesëmarrës.
Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.