Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Egnatia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3100)


Postuar nga qershor13 datë 12 Shkurt 2004 - 22:18:

Egnatia nuk fal as kosovarët

Fitojnë 2-1 me Vëllaznimin e Gjakovës.

Egnatia ka preferuar që ndeshjen e kontrollit në prag të sfidës së ditës së shtunë ndaj Veleçikut ta zhvillojë me ekipin kosovar Vëllaznimi të Gjakovës. Edhe pse vërtet kjo mund të quhet me gjithë kuptimin e fjalës miqësore, përsëri rrogozhinasit nuk kanë falur. Ata e kanë fituar takimin 2?1, edhe pse në të vërtetë falën shumë. Edhe në këtë miqësore, Egnatia tregoi se në këtë periudhë pushimi nuk e ka ulur aspak tempin dhe nivelin e lojës së saj. Strategjia e zgjedhur nga trajneri Petrit Haxhia për të zhvilluar sa më shumë miqësore duket se ka qenë zgjidhja më e mirë. Sa për ekipin mik të Vëllaznimit të Gjakovës, për ata që njohin historinë e tij duhet thënë se nuk ishte në nivelin e emrit dhe të traditës. Pasojat e luftës dukeshin te mosha tepër e re e futbollistëve, që gjithsesi nuk ishin pa vlera. Kjo miqësore ishte e fundit për Egnatian, për t'ia lënë vendin rikthimit të kampionatit të shtunën, ku Egnatia nuk pret të hasë ndonjë vështirësi, pasi do të presë Veleçikun, që mbyll fundin e tabelës në Grupin A2.


  Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.