Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)
X
Helena hapi deren me kujdes dhe hyri brenda pa bere zhurme.-Mamiii….
Asnje pergjigje. “Aq me mire”mendoi dhe u sul ne dhomen e gjumit. “Ku i mbajne leket zagaret”.Filloi te kerkonte neper komodine.I hidhte rrobat pa kujdes perdhe dhe sirtaret i hapte njeri pas tjetrit. “Ketu s’ka gje,te shikoj njehere ne garderobe”U sul per tek dollapi.Dera ishte e kyçur dhe ajo gati sa se shqeu nga terbimi. “Ku eshte çelesi,ku eshte…ku e kane fshehur te poshterit?!”dhe filloi te kerkonte neper sitare te tjera.Hap mbas hapi sillte nje rremuje te tmerrshme .Dyshemeja ishte e mbushur me rroba,libra gjysem te hapur e shume sende te tjera por ajo nuk e vinte re.Duhet te gjente patjeter leket .Befas i lindi nje ide,mori nje karrige ,e afroi tek dollapi dhe u ngjit lart.Siper tij ndodhej çelesi i vogel. “Me ne fund,-mendoi,-E gjeta”Hapi menjehere deren e shkrete qe kerciti nga perplasja.Ne katin e siperm ndodheshin disa tufa me leke te medhaja.Prinderit e shkrete i ruanin menjane qe t’i kishin per ndonje nevoje urgjente,por asaj aq i bente.Mori tre tufa dhe u sul me vrap jashte.
X
Isha zhytur ne kolltuk dhe Dorin e kisha ne krah,ndersa Niko e te tjeret po kercenin ne piste.Shume njerez kishte ate nate tek Xhozi ,shume me teper se sa mund ta kishte kapacitetin.Dori kishte mbeshtetur koken ne supin tim,ndersa une ia ledhatoja lehte
floket.Nuk thonim asnje fjale,heshtnim ne ate muzike te çmendur qe na kishte pushtuar,nje muzike e perdale qe kishte ndezur shpirtrat e te rinjve me euforizmin e saj dhe ata leviznin koken ,trupin apo gjymtyret e tyre ritmikisht,nganjehere edhe pavetedije.Une kisha humbur nen shkelqimin verbues te dritave qe here ndizeshin here fikeshin,kishte dhe disa prozhektore te padurueshem qe me trondisnin pa mase.
Kisha pire shume ate nate,aq sa nuk kontrolloja dot veprimet e mija,mendimet e mija .Ndihesha nje i humbur,nje hiç ne ate humbetire,ndersa vegime apo endrra te çuditshme me turbullonin here pas here…
Po ecja ne nje tunel te gjate,shume te gjate ,aq sa nuk ia shihja dot fundin.Ishte pus i erret,veçse here pas here shfaqeshin blice te forte qe me shkaktonin dhimbje te tmerrshme ne koke.Mbyllja syte dhe prisja sa te zhukeshin pastaj vazhdoja rrugen.Ecja duke u lekundur dhe nganjehere mbeshtetesha ne mur per t’u çlodhur.Ftohtesia e tij me ngjedhte mishin.Po ecja papushim,duhet te dilja nga ai ferr qe po me merrte frymen.Diku tej me zune syte nje dere.Iu afrova duke e shtuar shpejtesine,me shpresen se do te kishte ndonje rrugedalje.Provova lehte deren,ishte e hapur.Pastaj e shtyva ngadale.Ajo u hap duke bere nje zhurme rrenqethese.Po ç’me pane syte…?!…Helena ishte shtrire pertoke ndersa Klodi ndodhej siper saj.Te dy kishin humbur ne kenaqesine e seksit dhe nuk e vune re pranine time.Befas ,nje thike e madhe u shfaq ne doren e Klodit qe ia nguli Helenes menjehere ne kraharor,ndersa gjaku i mbuloi te dy duke u perhapur si pellg ne dysheme…. “.Joooooo……..”.U hodha perpjete nga kolltuku sikur te me kishte zene korrenti.
-Boni?!Çfare pate?!-Dori m’a zuri koken me duar dhe me puthi syte nga te cilet rridhnin lote te hidhur.-Perseri ajo enderr shpirt?!-me uli serisht ne kolltuk dhe m’a vuri koken ne gjoksin e saj duke m’a ledhatuar me embelsi.-Jam une prane teje,nuk ka asnje gje,ishte thjesht nje enderr zemer….tani je me mua…..
Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.