Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Sot(para ca kohesh e pare nga momenti qe po shkruaj ketu ne forum)takova nje mike timen te mesmes dhe dashur pa dashur perfunduam ne debate ne lidhje faktoret e ndryshem qe mund te kishin impakt ne suksesshmerine e nje individi,u permend dhe statusi social si nje mbeshtetje ekstra.
Per nje moment mendova per njerezit me aftesi te kufizuara ekonomike,mu duk sikur kapitali i vertete,ai njerezor po humbet fal materializmit qe ka pushtuar boten.
Ndihem pak utopike,jam ajo qe ka enderruar gjithmone per nje shoqeri te bazuar ne meritokraci: ku te gjithe te kane te njejtin start,nga e njejta platforme horizontale.E ato qe jane vertete te afte te jene ne maje,kurse ata qe s'jane mire ne asgje,te liheshin ne habitatin e tyre primitiv ne margjinalitetin e nje shoqerie.
Por dua te besoj qe jemi duke vajtur drejt imazhit te mesiperm,imagjino,ne shekullin e 17-te njerezit thonin per nje te varfer"oh sa keq,por ishte Zoti qe donte diferencat sociale".Kurse tani degjon shpesh njerezit duke thene"nese eshte ne ate gjendje eshte faji i tije/saje".
***
Me ka pelqyer filozofia,saktesisht fatalistet gjermane.Kam adhuruar gjate ca koheve Schopenhauer(dhe vazhdoj ta adhuroj),jam e dashuruar mbas nje shprehjes te tije ku thoshte"perse te qash gjate DISA momenteve ne jete,nderkohe qe e TERE jeta eshte per tu qare?"
Ne momente te veshtira gjej veten tek keto fataliste,ka momente ne te cilat ndihesh vertete keq dhe e vetmja gje qe s'do doje te degjoje eshte"ah,jeta eshte e bukur,zogjte cicerojne,dielli ndricon..." por do doje te degjoje"ke te drejte,jeta eshte pikerisht e veshtire ne disa momente".Dhe ehste pikerisht ky pesimizem qe te ben te rimbledhesh forcat pasi i thua vetes"well,me keq se kaq s'ka ku te veje ndaj mblidh forcat dhe VAZHDO"!!!!
***
Do vije nje dite ne te cilen une do te te dorezoj letrat e lojes qe po luajme,do vije nje dite qe s'do thuash me qe kam fituar cdo leter qe kishe ne dore(duke harruar qe dhe ti ke letrat e mia) dhe qe tani duhet ti jap drejtimin qe dua lojes!!Do vije nje dite ne te cilen do lodhem nga mbajtja e tyre ne duar dhe do ti jap ty te tera qe te vazhdosh ate qe u nis nen drejtimin tim...dhe kjo me sigurine e plote qe do e beje poaq mire sa une!
Do vije nje dite ne te cilen do me mungoje forca per te drejtuar dicka qe mund te mbahet ne kembe vete ne saje te asaj qe kemi investuar...
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.