Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letra dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=289)
-- Per ty qe nuk me njohe kurre!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6745)
.............. Dhe ja tani kam mbetur vetem , fill e vetme perseri. Asgje nuk eshte me e tmerrshme se ajo kur mbetesh vetem midis njerezve. Nuk doja te jetoja e lumtur dhe e kenaqur larg teje dhe zhytesha e tera ne nje rruzullim te erresuar te perbere nga vetmia dhe mjerimet e mija.
Une isha ne zi dhe doja te isha ne zi. cdo gje qe me mungonte me gezonte edhe me shume ngaqe ti vete mungoje ne jeten time. me nje fjale nuk doja ta shpija mendjen gjetiu per te mos harruar pasionin tim. Rrija e ulur ne dhomen time , ore me rradhe , dite me rradhe s'beja gje tjeter vetem te mendoja ty, te mendoja pareshtur. I ringjallja gjithmone perseri ato qindra kujtime te vogla qe kisha prej teje, cdo takim , cdo pritje dhe i perserisja kurdohere keto episode te vogla , si ne teter. Dhe ngaqe i kam sjelle nder mend aq shume keto kujtime te vogla ajo pjese e jetes time ka ngelur perseri e gjalle ne menjden time , aq sa dhe sot akoma , cdo minute e atyre viteve ringjallet ne veten time po me ate nxehtesi dhe po me ate ngasherim sikur te ma kishte ngrire dje gjakun e shpirtit tim.
Vetem me ty rroja atehere. Bota e tere nuk ekzistonte vetem atehere kur kishte te bente me ty.
Po perse valle ti rrefej keto te gjitha keto , kete fantazi te terbuar qe shkrehej kundrejt vetes time , kete fanatizem tragjikisht te deshperuar. Perse tia rrefej nje njeriu qe s'ka dyshuar kurre dhe s'ka kuptuar kurre gje? .....
Te dashuroja nje tjeter, ose te beja me te thjesht nje loje te thjeshte dashurie, kjo gje me me dukej dicka e pamundur.Vetem tundimi qe mund te kisha me dukej si nje krim. Pasioni qe kisha per ty mbeti sic kishte qene dhe me pare, transoformohej bashke me trupin tim , ndersa ndjenjat e mija zjoheshin, ai behej edhe me i perveluar , me i gjalle, me femeror.
Por ne veten time zinte e formohej nje vullnet i hekurt. Gjithe mendimet e mija , fuqite e mija i jepeshin vetem nje qellimi te vetem : Te kthehesha , te kthehesha prane teje.Doja te te takoja , te kerkoja kudo doja te me njihje me se fundi mbas kaq vitesh. Mbas vitesh te cilave te kisha pritur ashtu e zhytur ne hije , doja te me cmoje ashtu sic me kishin cmuar dhe te tjere, doja te me dashuroje , te me dashuroje edhe ti njehere. ........
Dhe nje ze vinte nga fundi i shpirtit tim Kthehu..............
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.