Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 14 Shkurt 2005 - 18:35:

duke lexuar alkimistin u bera alkimiste. me duket se kam filluar te kuptoj gjuhen e Universit. eshte nje gjuhe qe nuk ka nevoje per shpjegime sepse universi kur vazhdon rrugen e vet nuk ka nevoje per shpjegime. dhe keshtu te gjej kudo, ne uje, ne qiej, ne natyre, ne shiun qe bie apo ne floket e bores. Ndjek shenjat qe me shfaqen... dhe ne to te gjej ty.
Dje ishe si era kapricoze qe disa momente frynte furishem duke perplasur rete me njera tjetren, pastaj luante valle me floket e bores duke mos u lene ato te binin ne toke, por duke i rrotulluar rreth vetes. pastaj t'u tek te qetesoheshe dhe i shperndave rete dhe dielli perkedheli natyren me driten e tij.... dje degjoja gjuhen e eres qe te solli me prane dhe ajo u shkrua ne shpirtin tim. ndersa me vone teksa degjoja radion shtrire ne krevat ishe heshtja qe me rrethonte. por edhe gjuhen e saj e kuptoj... kur heshtim te dy kuptohemi me mire, sepse atehere flasin shpirtrat tane. dhe ndjeva qe kraharorin ma pershkroi nje vale nostalgjie e te mora me vete ne endrra....... dhe te dergova nje qiell buzeqeshjesh

Sot po ju tregoj te gjitheve nje perralle. E dini cili eshte sekreti i LUMTURISE?
njehere nje tregtar dergoi te birin tek me i mencuri i te gjithe njerezve, qe ta pyeste per sekretin e lumturise. Djali i tregtarit udhetoi 40 dite neper shkretetire derisa arriti tek nje keshtjelle e mrekullueshme, qe gjendej ne majen e nje mali te larte. aty jetonte I urti qe kerkonte.
por nuk i urti nuk ishte asnje shenjtor. kur heroi yne hyri ne sallonin e keshtjelles , pa aty qe kishte shume gjalleri. tregtaret vinin e iknin, njerezit neper qoshe zbaviteshin, nje orkester e vogel luante nje muzike shume te kendshme dhe ne nje tavoline e gjate ishte mbushur perplot me ushqimet me te mira te krahines. I urti fliste me te gjithe dhe djali i tregtarit duhej te priste dy ore derisa t'i vinte rradha.
I urti e degjoi me vemendje arsyen per te cilin kishte ardhur, por i tha qe per momentin nuk ka kohe qe t'i tregoje sekretin e lumturise. keshtu qe i ofroi te bente nje shetitje ne pallain e tij dhe te kthehej per dy ore.
" vetem dua te te lutem per dicka" tha I urti dhe i dha te riut nje luge te vogel ne te cilin hodhi dy pika uji. "merre me vete kete lugushke por ki kujdes mos derdhesh dy pikat e ujit gjate rruges".
I riu eci lart e poshte shkalleve te pallatit por shikimin e kishte te fiksuar vetem tek lugushka. pas dy oresh u kthye tek i Urti.
" atehere? e pyeti i urti, " i pe qilimat persiane ne guzhinen time? po kopshtin ne te cilin kopshtari im punoi 10 vjet? po bibloteken time e pe?

I riu u skuq deri tek veshet dhe i tha qe nuk pa asgje sepse gjithe kohen u kujdes vetem qe te mos derdhte dy pikat e ujit, te cilat ia besoi i Urti.
" atehere kthehu dhe shikoji mrekullite e botes sime. nuk mund t'i besosh personit te cilit nuk ja njeh shtepine".
I riu e mori lugushken me me qetesi dhe serisht filloi shetitjen neper pallat, duke vene re kesaj here te gjitha veprat artisktike ne kupola dhe ne mure. pa koshtet, lulet e mrekullueshme, stilin dhe shijen e holle me te cilin ishte zbukuruar pallati dhe u kthye tek i Urti dhe i tregoi gjithshka kishte pare.
" po ku jane dy pikat e ujit qe te besova ku jane?
i riu pa lugen e vogel dhe kuptoi qe i kishte derdhur gjate rruges.

atehere ketu eshte e vetmja keshille qe mund te te jap- tha me i Urti i njerezve.
sekreti i lumturise qendron ne ate se si te shikosh gjithe mrekullite e botes por nderkohe mos harrosh per asnje moment ato dy pikat e ujit ne lugen e vogel

kuptuat?


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.