Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Ndalimi i alkolit per moshat nen 18 vjec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8331)
Them se ketu duhet patur parasysh diferenca mes ligjit dhe ekzekutimit te tij. Parlamenti perpunon ligjet, ama i perket nje pjese tjeter te shtetit qe ti egzekutoje ato. Dhe fakti qe ekzekutimi i tyre perben nje problem nuk do te thoje qe ligji nuk duhet konsideruar. Perdorimi i drogave eshte nje problem tjeter (qe eshte i tille ne te gjithe boten), dhe pse te rinjte pijne drogen (qe eshte ilegale) s'do te thoje qe kjo eshte arsye ti lejojme te pijne edhe alkolin. Me duket logjike e gabuar.
Kandidati per deputet propozon nje ligj qe ne "teori" do te ishte me vlere per shoqerine shqiptare duke marre parasysh "dy-luftimet' e adolishentave neper klube e disko kur jane te intoksikuar, shoferat e rinj te pire qe dalin nga mbremje etc. Fakti qe gjerat nuk funksionojne si duhet ne realitet aty e ka fajin personat qe jane pergjegjes per funksionimin e tyre dhe jo ligji.
Me lart u tha se policet do perfitonin nga nje ligj i tille. Ama a eshte e drejte te ndalohet perpunimi i nje ligji sepse policet e keqperdorin duke thyer ligje te tjera. A nuk duhet filluar diku?
A nuk do ishte me mire te egzistonte nje ligj per kontrollimin e shitjes te alkolit minoreneve, dhe te vazhdonin ndertimin e nje shteti ligjor duke perpunuar ligje qe do ndeshkonin policet qe keqperdorin statusin e tyre?
Nese gjithmone shkohet me mendjen qe ka gjera me te rendesishme per te bere, ku do gjehet fillimi i ndertimit te ligjeve??? Dhe a perben kjo nje arsye me vlere per te hedhur poshte nje propozim te vlefshem???
Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.