Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Toleranca Fetare: Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9193)


Postuar nga wydra datë 24 Gusht 2005 - 01:39:

me falni qe po dal nga tema, po kontinenti ben ca pyetje retorike... Perse shumica e shqiptareve u kthyen ne myslimane, nderkohe qe pjesa me e madhe e Ballkanit jo? Po ajo dihet, sepse ne e kthejme gunen nga fryn era! :p Ne asnjehere nuk kemi qene fetare te zjarrte, prandaj perse te paret tane mos merrnin nje fe tjeter (qe per ata s'kish ndonje ndryshim me egzistuesen), duke qene qe turqit i trajtonin shume me mire ata qe konvertoheshin?! Diku kam lexuar (fatkeqesisht duhet te me besoni ne fjale, qe e kam nga nje burim i sigurte, skleroza me pengon t'ju them se nga), se ne fillimet e konvertimit te shqiptareve ne myslimane gjate sundimit te perandorise osmane, aplikohej strategjia "nje familje - dy fe", strategji e suksesshme kjo dhe gjate luftes nacional clirimtare (njeri vlla partizan komunist, tjetri me ballistet). Shume shqiptare atehere kishin njeren pjese te emrit mysliman, ndersa pjesen tjeter te krishtere, psh emrin e krishtere, mbiemrin mysliman (mesa mbaj mend behej fjale per katoliket e veriut, emrat e te cileve perbehen nga tre pjese).

Prandaj kontinenti, mos i shih gjerat aq idealisht... Shqiptaret gjithnje kane ruajtur interesat e tyre vetjake (ne te cilat rralle here futet feja, pasi pergjithesisht s'jemi aq largpames, sa te planifikojme c'do bejme pas vdekjes) Kot s'e ka thene i zoti i punes "feja e shqiptarit eshte shqiptaria", s'ishte vetem krahasim me rime te goditur.

Pikerisht kjo eshte dhe arsyeja, qe per mendimin tim ne shqiperi probabiliteti i konflikteve fetare te panxitura nga jashte eshte shume i vogel.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.