Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- "Përtej maleve të të nëmunve" - Lufta brenda Kosovës (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9781)
Pesë nga shtatë fëmijët gjenden në kauç me trupat e copëtuara nga plumbat. Katër prej tyre janë të vdekur. Nita ka humbur vetëdijen, por është ende gjallë. Nëna e saj, Vjollca edhe ajo ka vdekur. Halishja është qëlluar tetë herë, në krah, në kraharor në gjoks. Burrat menduan se ishte e vdekur. Edhe Halishja beson se shpejt do të vdesë.
Halishja tërhiqet dhe sheh mbi kauç trupat e fëmijëve njëri-mbi tjetrin si dhe Vjollcën. Zvarritet nëpër tërë shtëpinë duke kërkuar kush ka mbijetuar, por nuk gjen askënd. Mahia dhe Roni janë të heshtur në tmerrin e tyre. Kontrollon në banjë, në depo derisa gjaku është ngado dhe ajo duke u mbajtur në mure i lyen ato gjithë gjak.
Kthehet sëish në dhomën e ndenjjes ku sheh se Nita është ende gjallë, por e plagosur rëndë.
"Oh loçkë, tani duhet të shkojmë", thotë Halishja. "Duhet me shku në spital".
"Nuk e lë mamin", thotë Nita. "Nuk e lë, jo, ajo do zgjohet shpejt"
Halishja përpiqet ta bindë Nitën, por ajo nuk do të largohet.
10 minuta pas breshërive Isai kthehet në shtëpi vetëm. Është i tmeruar nga ajo që beson se do gjejë në shtëpi, vrasësit dhe kufomat e fëmijëve..
Berenda në shtëpi janë Halishja dhe Nita, dhe dëmet e shkaktuara nga granatat, gjaku dhe ajo pishinë e errët gjaku në dhomën e ndenjes. Isai dhe Halishja flasin nxitimthi, pa kuptim derisa askush nuk e dëgjon njëri-tjetrin. Isai përpiqet ta marrë Halishen me vete e të largohen nga shtëpia. Ai është i tmerruar se ata do kthehen sërish. Tani është rradha e Halishes të mos pranojë t'i lërë kufomat vetëm. Fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo është qëlluar aq shumë herë, po humb aq shumë gjak sa që padyshim do të vdesë së shpejti.
Ajo do të qëndrojë me ta.
Isai largohet të shohë sërish Vetonin dhe kur kthehet nuk e gjen Halishen aty. E frikësuar për vdekje se ata do ktheheshin prapë Halishja hidhet nga ballkoni dhe troket tek shtëpia e Rizës. Më vonë në ditarin e tij Riza shkruan: " Ia hapa derën. Mezi qëndronte në këmbë. E ndihmova të hynte brenda dhe pashë se ishte e mbuluar në gjak. E vendosëm në qilar si vendi më i sigurt, kurse ajo na tha se ishte plagosur në gjoks. Ajo nuk pushonte së qari e së rënkuari për fëmijët, duke thënë se nuk ka më kuptim të jetonte pa fëmjët, jeta e saj nuk vlen më asgjë. Ishte errësirë e thellë, aq sa nuk mund të shikonim as se ku ishin plagët. Edhe fëmija i saj qante. Isai nuk po dukej. Më vonë e pamë se kishte hemorragji të madhe nga e cila dhe mund të vdiste, por si ta ndihmonim kur nuk kishim as dhe një shkrepse të vetme. Breshëritë e plumbave dëgjoheshin papushim dhe nga drejtime të ndryshme. Tani as mund ta mendonim të largoheshim nga shtëpia. Si mund ta linim të plagosurën vetëm. Ta merrnim me vete ishte e pamundur pasi ajo nuk mund të ecte. Nga ana tjetër nuk e mbanim dot, pasi ishte e rëndë, mbi 100 kile. kështu ia lëmë veten në dorë fatit."
vijon........
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.