Forumi Horizont Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)


Postuar nga Balerina datë 26 Shtator 2008 - 04:10:

Ritfolk - Drejt Fatit Tim

"Fotografia e nenes ne xhep, dhe nje cigare e shtypur aty
o nene po iki diku atje tej, ku te mesohem te rroj dhe pa ty

Ohhh, merrme o fllad, dhe si nje gjethe leshome ti larg
Ohh, lerme trishtim, me ler te endem drejt fatit tim"


Edhe kjo nje kenge shume e bukur.


Postuar nga Balerina datë 26 Shtator 2008 - 04:27:

Djemte e Detit - Mos Qaj

....


Postuar nga Tulipani datë 26 Shtator 2008 - 18:58:

Vace Zela - Djaloshi dhe shiu

Balerina, Ritfolk per mua jane grupi i pare shqiptar me te gjitha karakteristikat e verteta dhe per ta perforcuar deklaroj se albumin e tyre e kam ne kasete se atehere nuk i benin me CD dhe eshte i vetmi shqiptar qe kam pasur doni me per Belulin :p



meqe jemi tek tema se di e kam vene me pare por me pelqejne shume kenget e Vace Zeles me vene ne humor


Postuar nga Tulipani datë 04 Tetor 2008 - 17:18:

Tingull i Zjarrte - 1989

Pak dite me perpara po kerkoja kengen me te cilen kane marre pjese ne festival Elton Deda me grupin e tij Tingull i zjarrte (ne fakt po e kerkoj akoma por asnje nuk e ka ) sidoqofte ne youtube s'kishte asgje. Keto dite per koincidence paskan shtuar nje pjese qe dhe pse nuk eshte krijimi i tyre por klasike me pelqen po e ve ketu. Disa prej anetareve nuk bejne pjese ne grupin qe u paraqit ne festival.

ps. s'jam mesuar ta shoh E.D me floke te shkurtra



Postuar nga ~Enigme~ datë 04 Tetor 2008 - 21:34:

Keto kenget ne kete faqe shume te bukura, ju falenderoj qe i kini sjelle ketu. Na kenaqet sidomos me ritfolkun kisha kohe pa i ridegjuar!


Postuar nga Tulipani datë 16 Tetor 2008 - 01:03:

Votra - Per ty

kjo kenga eshte me e bukura e ketij grupi. Sa keq qe ky personi e ka vene pergjysme ne YT.


Postuar nga Tulipani datë 26 Nëntor 2008 - 23:44:

Djemte e Detit - Mos qaj

Balerina po e ve dhe njehere tjeter, edhe pse nuk eshte e plote eshte i vetmi version live i ketij grupi ne youtube


Postuar nga Tulipani datë 26 Nëntor 2008 - 23:48:

Lightbulb Minatori - Shfletoj gazeten

une kete kengen e konsideroj si versionin shqiptar te The passsengers te Iggy Pop sepse qe ne fillim e si tingull ma kujton komplet.

Megjithe keto ngjashmeri ... mbetet nga kenget me te bukura ne shqip per mua e me nje tekst qe ne skenen muzikore tonen se degjon perdite si nje ze jashte turmes.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Nëntor 2008 - 00:26:

Muzika E Vertete Shqiptare (sipas meje...)

Nje pretendim absurd apo jo? Te ndash me thike cila eshte muzika "E Vertete" !
Tek e fundit muzika eshte patjeter nje ndjesi, gjithsecili ka perjetimet e veta perkundrejt nje pjese muzikore ndersa e degjon; ndaj ne kllapa une kam cilesuarrrr "Sipas meje" .

Jo rastesisht po e nis me nje kenge qe mua me pelqen shume... dhe qe titullohet

Bota Iluzion
Eshte nje kenge e kenduar nga Eranda Libohova.

Video ne YouTube per kete kenge nuk ka keshtuqe po sjell nje link ku mund t'a shkarkoni nqs nuk e keni.
Shkarko Ketu (Kliko)

Fjale dashurie, nje det mrekullie
Nga ty sa shpesh degjoja
Ku e dija une kuptimin e tyre
Vetem doja dashurine une te ndjeja…

Fjalen "Te Dua" nga buzet e tua
Me the: "te lutem shqiptoje"
Nuk je hije qe me ndjek ti mua
E verteta, ti je bota, ty te dua

Fluturoja me avionin
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija une kufirin
Ku ish dita e ku ish nata

Le te vdisja asgja sdoja
Bota ish ne krahet e mia
Vetem fjale kisha degjuar
Eshte e cmendur dashuria

Castin jetoj, s'dua te mendoj
Jeta eshte nje film, eshte si nje loje

Jeten jetoj ndonjehere dhe kot
I trazuar shpirti eshte dhe lot
E gjithe bota iluzion eshte
Iluzion…

Fjale dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh degjoja
Ku e dija une kuptimin e tyre
Vetem doja dashurine une te ndjeja…

Nuk je hije qe me ndjek ti mua
E verteta ti je bota, ty te dua

Fluturoja fluturoja…
Dhe te vdisja asgje s'doja
Vec fjale kisha degjuar
Eshte e cmendur dashuria


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Nëntor 2008 - 00:31:

PER TY ATDHE

Neser eshte Dita e Flamurit, Festa e Pavaresise!
Pavaresia e nje Kombi qe shume ka vuajtuar dhe ndoshta per shkak edhe te vuajtjeve pambarim ne duam ATDHEUN tone!



Mentor Xhemali - Per ty Atdhe

Per ty Atdhe
me te bukuren kenge
me fuqine e kesaj zemre do te kendoj
per keto male
per keto fusha te gjalla
per kete vend ku sot i lumtur jetoj

(Per keto male)
(per keto fusha te gjera)
(per kete vend ku sot i lumtur jetoj)

I bukur je
ngrihesh madheshtor
si keshtjelle e pamposhtur ti qendron
ne mes dallgesh
shkemb graniti vigan
s'u perkule nga cdo stuhi e tufan


YouTube Video


  Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.