Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Petter datë 15 Gusht 2009 - 20:06:

O armenia, ckemi lali? Po lere o Shqiperine ti e ke ne terezi aty ne armeni pa krime pa dhune, parajsa vet sic e the :p


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Gusht 2009 - 20:09:

)) o Peter mir jam si te kom ??? po me djeg shpirti ,ta hedhim mullirin ne er i tha ai gjermanve ,ai iu pergji aty kam baban cthua ...e kujton ...po vuajtjet e tim ati i beri ne Shqiperi nuk i beri ne Armeni ,pastaj un Shqiperin e kam ne zemer dhe dua ti degjoj vetem emrin e mire ne Bote .....


Postuar nga Petter datë 15 Gusht 2009 - 20:12:

E drejt e drejt Ashtu jemi te gjithe dhe prandaj irritohemi ndonje here, se duam ti degjojme vetem emrin e mire po kur sdo sdo ske ca i ben


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Gusht 2009 - 20:14:

nejse se dolem nga tema ..le ti fshin mesazhet po t duan bye


Postuar nga SmoKer datë 15 Gusht 2009 - 23:12:

Masakra e Durresit, hetohet policia

Dritan Dajti ka patur lidhje te forta me inspektore te policise qe dyshohet se i jepnin atij informacione te ndryshme.

Ne aparatet celulare te Dritan Dajtit ka te regjistruar disa numra qe i perkasin punonjesve te policise se shtetit.

Uniformat blu qe i disponojne keto numra telefoni dhe qe jane identifikuar nga organi i akuzes, jane vene nen hetim.

Ata do te jene pjese e nje hetimi te gjere qe prokuroria ne bashkepunim edhe me policine ka vendosur te kryeje jo vetem ne lidhje me ngjarjen e Durresit ku humben keten kater oficere policie por edhe ne te gjithe aktivitetin kriminal te Dritan Dajtit.

Deri tani hetimet nuk kane nxjerre se policet qe kane lidhje me Dritan Dajtin ta kene informuar ate ne daten 7 gusht te ketij viti gjate aksionit qe policia kreu per arrestimin e tij, por dyshohet se ata i kishin dhene me pare informacion atij.

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ende nuk ka marre ne dore emrat e policeve te implikuar ne rrjetin kriminal te Dritan Dajtit, per shkak se emrat e tyre perbejne nje sekret hetimor per prokurorine, por ajo ka deklaruar se ata do te perjashtohen nga radhet e policise edhe nese nga hetimi nuk do te siguroje dot prova materiale ne ngarkim te tyre.

Sipas burimeve hetimore, policet te cilet numrat e telefonave i kishin te regjistruar ne aparatet celulare qe dispononte Dritan Dajti jane vene nen vezhgim.

Prokuroria nuk ka bere ende te ditur nese ka emra te funksionareve shteterore apo indidivideve te ndryshem qe mund te kene patur lidhje me Dajtin, i cili nje jave me pare ekzekutoi kater punonjes te sektorit operacional te kapjes se personave te shpallur ne klerkim nga drejtesia.



Mesa duket ky shoku i ka pas krahet e ngrohte , sepse nuk mund te bredh 6 vjet duke u futur dhe dal sa here te doje nga Shqiperia!!!

marr nga http://top-channel.tv


Postuar nga BIONDIA datë 16 Gusht 2009 - 13:21:

Miq, të njohur dhe fqinj të Ledion Marës, kushëririt të Dritan Dajtit, i cili u
vra aksidentalisht nga i shumëkërkuari kërcënojnë në “Facebook” se do marrin hak për vdekjen e tij.


Por jo ndaj vrasësit të vërtetë, Dritan Dajti, por ndaj policëve që kanë marrë pjesë në aksionin për prangosjen e personit më të kërkuar deri më
7 gusht. “Dritan Dajti të lumtë dora. Hakun Ledionit ja more, jetën e shove, bravo Dritan Dajti”, është vetëm një prej qindra komenteve që janë bërë në
“Facebook”, ku Ledion Mara, bashkëpunëtor Dajtit ka tashmë katër klube fansash veç profilit të vet që ka mbetur i pahapur pas vrasjes së tij.
Miqtë e 23-vjeçarit Mara, i cili u vra momentin që u prangos Dajti kanë nisur të komentojnë dhe të lënë mesazhe në klubin e fansave, ideatori i të cilit është një person që prezantohet me emrin e koduar Daniele Coco dhe që pretendon se flet nga qyteti i Liverpulit, Angli. Në orën 9:20 të mbrëmjes së 11 gushtit, katër ditë pas ngjarjes së bujshme Coco, ka hapur klubin e fansave, duke shënuar mesazhin e parë në të: “Shtet o shtet hajde më vrisni dhe mua se jam shoku i Ledion Marës dhe nuk ia lë hakun pa ia marrë”. Ndërsa në fillim të blog-ut ndodhet mbishkrimi me rimë për Marën: “Kujtimi yt do të vazhdojë të mbetet i gjallë, hakun nuk ta lëmë pa e marrë”. Kaq është dashur, për të nisur mesditën e 12 gushtit komentet nga djem dhe vajza, me emra apo me kode për tëvjellë urrejtje, kërcënime dhe deklarata për hakmarrje ndaj punonjësve të shtetit nga njëra
anë dhe duke i thurur lavde Dritan Dajtit e Marës nga ana tjetër. Pasi i është kërkuar për ntë mbyllur faqen autori i saj Daniele Coco dhe që prezantohet me një foto të mikut të tij të vdekur, Mara, duke bërë
karshillëk të hapur pohon: “Ai që e shan Ledion Marën do të ma paguajë 1 ditë. Dhe sa përsa për shtetin tuaj s’më plas fare. Le të vijë të më kapi, po mua s’më kap dot. Ja dhe adresa ku jetoj. Liverpool Anfield Road Street.
Le të vijnë këtu po nuk ikën si ata të 4 në Durrës”. Kjo adresë,
që i përket stadiumit të Liverpulit, është përdorur prej tij ndoshta për t’u tallur apo për të humbur gjurmët, pasi dihet që organet shqiptare të hetimit
nuk zotërojnë kapacitete të duhura për hetimin e krimit informatik. Me fjalor shumë herë banal dhe të shthurur persona të shumtë të prezantuar
me emra dhe foto vajzash kanë shfryrë mllef kundër policisë, ndërsa kanë arritur deri atje sa të betohen se do hakmerren me çdo kusht. Për më tepër një prej tyre i prezantuar me foto të një femre dhe që mban emrin Kristi Hamzaj, pasi e nis dhe mbaron mesazhin e vet me sharje ndaj
policëve pohon: “...nuk do ta lëmë me kaq ne, jo. Do t’ju hedhim
në erë sot natën...”. Fakti bëhet më shqetësues, pasi gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vijuar me dhjetëra komente, të gjithë të së njëjtës natyrë, madje duke kërcënuar veç të tjerash edhe ata persona që kanë pretenduar
se Mara është vrarë nga vetë Dajti. Komentet vazhdojnë me kërcënimet se Ledioni dhe Dritan Dajti do të kishin vrarë më shumë policë, por shteti u tregua i zgjuar dhe dërgoi vetëm 4 të tillë. Fansat e këtij blogu, ashtu siç janë prezantuar edhe vetë pohojnë se janë djemtë dhe vajzat e “Rrugës
Ypsilon” në Lushnjë, ose siç njihet rëndom në këtë qytet: “Lagjja e Morrit”. Në këtë zonë, emri zyrtar i së cilës është lagjja “Gafurr Muço”, ka pasur
dikur bazat e bandës ish-kapoja Lushnjës Aldo Bare. Të gjithë e cilësojnë Marën si djalë të shkëlqyer, që u vra nga dora gjakatare e policisë, ndërsa
Dajtin si të fortin që ua ndreqi qejfin policëve. Klubi ka foto të Marës, ku spikat njëra prej tyre me armë në dorë, si dhe foto me logo kundër policisë.
Të rinjve komentues nuk u bën përshtypje se Dajti ishte
kriminel, Mara bashkëpunëtor dhe se në aksion u vranë 4 policë, që ishin familjarë dhe prindër me fëmijë të vegjël. Përfansat, krenaria e tyre, Ledio,
miku i të fortit Dajti nuk është mes tyre. Dhe ajo që është edhe më e dhimbshme, është se çdo një prej tyre do të vepronte në të njëjtën mënyrë, në të njëjtat kushte dhe situatë qe u ndoth Mara.


Kërcënimet online të fansave të Ledion Marës nuk kanë kursyer as gazetarët, që kanë raportuar kronika në lidhje me ngjarjen e rëndë të 7 gushtit dhe në vazhdimësi rezultatet e hetimeve. Duke përdorur fjalor nga më të ashprit dhe banalët, fansat e Ledion Marës kanë kërcënuar gazetarë të shumtë madje me emra konkretë,për të cilët janë betuar për t’i eliminuar në të njëjtën mënyrë si policët. “O shtet mos u merrni me ne, se jemi vetëm një grup shokësh dhe që po mbajmë gjallë kujtimet e Ledionit. Po mos u shtirni si ... të na bëni presion nëpër media. Nuk keni pse nxirrni këto gjëra në lajme, por shikoni kush nga pushtetarët ... e bëri të gjithë
këtë mesele. Ne jemi miqtë e tij dhe do ngelemi përjetë”, pohohet në një mesazh kundër gazetarëve, i cili mbyllet gjithashtu me sharje banale.
......................................................................................................................

Kur nje nje mesazh thashe qe ky do behet nje MIT dikush e quajti marrezi ...ja ku e keni mitin dhe te tille e beri qeveria legne qe kemi qe con 3 police per te kapur nje super te kerkuar ....


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 16 Gusht 2009 - 14:24:

Peshkopi vritet me arme zjarri Ulvi Vranici....Ngjarja pak minuta perpara ,sherri ne lokal ,konflikti dyshohet per motive prone ,42 vjecari u ekzekutua me kallashnikov.....

Tjeter viktim tjeter gjak shqiptari derdhet dhe nga kush nga dora shqiptarit .

Nuk mund te krijojme nje skuader speciale si shtet dhe te kur ndodh ndo nje vrasje te ekzekutoj kriminelin direkt pa gjygj ...dhe dua te shikoj se sa krime behen .... Akomaaaaaaaaaa gjakkkkk


Postuar nga BIONDIA datë 18 Gusht 2009 - 17:04:

Gjirokaster- Lidhja e dashurise, e nderprere ne mes dyshohet, se ka cuar ne vetevrasje nje 23-vjecar nga Belishova e Fierit, por qe punonte gjate muajve te veres si coban bagetish ne zonen e Picarit, Gjirokaster. Klodian Alushi eshte gjetur nga banoret e fshatit Shtepez, i pajete ne banesen e braktisur ku kalonte muajt e veres. Policia tha se u njoftua per ngjarjen mbremjen e se dieles, kurse keqyrja dhe veprimet hetimore u kryen dje ne mengjes, per shkak te erresires. Nga hetimet paraprake dyshohet se behet fjale per flijim, pasi i ndjeri ka perdorur pushke 20-she, duke u veteqelluar me nje plumb ne zemer. Shkak eshte bere ndarja nga vajza qe dashuronte, nje 18 vjecare me inicialet A. A., banuese po ne kete fshat.
Fillimisht kane qene banoret e fshatit Shtepez i Vjeter ne Gjirokaster, te cilet oret e vona te se dieles, kane sinjalizuar policine per kete ngjarje te rende, nepermjet telefonates ne sallen operative. "Morem njoftimin se viktima ishte qelluar me arme zjarri dhe fillimisht hetuam per nje vrasje", thane burime zyrtare. Nje grup specialistesh te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit shkuan ne fshatin Shtepez, ku gjeten ne shtepine e braktisur mbi nje krevat te improvizuar, trupin e pajete te nje te riu i cili kishte humbur jeten si pasoje e plages qe kishte marre ne pjesen e kraharorit, pas qitjes se pushkes qe mbante per vetembrojtje dhe ruajtjen e bagetive. "Pas verifikimeve te para, arritem te identifikonim trupin e pajete te 23-vjecarit Klodian Alushi, nga fshati Belishove i Fierit", thane burime ne grupin hetimor. Si shkak i erresires se nates, qe e bente te pamundur per grupin hetimor keqyrjen e hollesishme te vendit te ngjarjes, zona eshte ruajtur me efektive policie deri ne mengjesin e se henes, kur kane rifilluar serish hetimet per zbardhjen e plote te krimit. Banoret kishin degjuar nje te shtene arme dhe me pas, gjeten trupin e 23-vjecarit, kurse shtrati ku ai flinte ka qene i pergjakur dhe arma e vendosur shume prane.
Hetimet
Sipas burimeve nga grupi hetimor, pas mbledhjes se provave materiale dhe deshmive u arrit ne perfundimin se Klodian Alushi, eshte vetevrare ne kushtet e gjendjes se renduar psikologjike. Flijimi mendohet te kete ndodhur 10 oret e fundit kur u gjet trupi. "Ne kushtet e depresionit nervor, ai ka marre nje pushke te cilen e kishte gjetur ne shtepine e braktisur dhe pasi e ka drejtuar tyten e saj ne pjesen e kraharorit, eshte vetegoditur me nje plumb ne zemer", pershkruajne skemen e ngjarjes burimet policore. Nga deshmite e mbledhura prej grupit hetimor, rezulton se i riu gjate viteve te fundit, ne stinen e veres punonte si coban bagetish ne zonat malore te komunes se Picarit dhe kishte krijuar nje lidhje dashurie me 18-vjecaren A. A., banore e zones ku punonte. Vajza mesohet se eshte marre ne pyetje duke konfirmuar faktin e ndarjes nga 23-vjecari pas mosmarreveshjeve, ndersa keqyrja ne trup dhe arme ka vertetuar paraprakisht se gjenden vetem gjurmet e te ndjerit. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e vajzes, pasi fillimisht eshte dyshuar per nje krim te kryer per shkak te kesaj lidhjeje, por kjo hipoteze eshte rrezuar.
Ekspertet e policise thane dje per gazeten "KJ" se edhe gjate kesaj vere, bariu Klodian Alushi, ishte rikthyer serish per te punuar ne kete zone edhe me shpresen e vazhdimit te raporti te dashurise me 18-vjecaren. Por duket se kontradiktat e krijuara mes dy te rinjve dhe nderprerja e kesaj lidhjeje dashurie, kane shkaktuar nje gjendje te renduar psikologjike tek 23-vjecari, e cila ka arritur deri ne vendimin ekstrem per t'u flijuar. Megjithate Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.
.......................................................................................................................

sa keq me vjen kur lexoj te tilla lajme te vritesh per kete ndienje kaq te bukur sic eshte dashuria sepse nuk arrin te pranosh te ai/ajo te ka lene .....eksiton akoma dikush qe eshte si Romeo ...


Postuar nga kurt datë 19 Gusht 2009 - 01:39:

kush ishte ky dritan dajti?!! se kam degjuar mnepare!!

bjonde, kjo historia vetvrasejes eshte e dhimbshme, gjeja me e veshtir ne jete eshte tja dalesh, te perbadhosh humbjen e dashurise se pare.

gjynah cobani djale... te pakten ky eshte shpirt i madh kur krahason qe nje legen para pak kohesh lexova diku se i kishte hedhur acid te dashures ne fytyre pse ishin ndare...
nje krim qe edhe talabani qe nuk i ka dhene te djreta shume femrave e ka denuar ashper...


ok, lajmet e kqija na mbyten...:p
ne rradio sot: per te evituar gripin e derrit duhet te ndalohet masturbimi...
huhh! ooo c'na gjeti neve qe snaj var kush...edhe nje moment i vetem bukur i dites sime qe kisha, tani duhet te mendoj jete apo vdekje para se...


Postuar nga briseide datë 19 Gusht 2009 - 01:47:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti

ok, lajmet e kqija na mbyten...:p
ne rradio sot: per te evituar gripin e derrit duhet te ndalohet masturbimi...
huhh! ooo c'na gjeti neve qe snaj var kush...edhe nje moment i vetem bukur i dites sime qe kisha, tani duhet te mendoj jete apo vdekje para se...



Kurt,si s'te vjen turp!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.