Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Re: Re: Re: Top Gear tregon bukurite e Rumanise
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Jo rruga te keqen, programi.
Per kuriozitet u interesova sa kushton nje seri. Diku lexova se buxheti per gjithe sezonin e 14 ishte 340 mije sterlina. Diku tjeter hidheshin hipoteza se seria me e shtrenjte e Top Gear kishte kushtuar rreth 500 mije sterlina. Nje tjeter thoshte qe shkonte deri 2 milione dollare. Ne çdo rast ai buxhet ishte poshte 2 milione eurove qe pagoi Rezart Taçi per futbollin pa drita. Sipas meje nje seri si kjo lart nuk shkon me shume se 600 mije euro. Me leket e Rezart Taçit ishte bere nje seri edhe me spektakel se kjo lart, dhe prape do tepronin per te marre dhe ca DJ per te mbush bregdetin me turiste ne vere.
Po hajt me, i morri Reali Madridit per te lujt me Erseken.
Koinçidenca
Pak ore pasi po flisnim per mundesine e ardhjes ne Shqiperi te Top Gear zbulohet se nje nga prezantuesit ka qene vertet ne Shqiperi kete vere dhe ka publikuar nje artikull.
nuk po shoh gje, kjo faqja nuk po load asgje pervec shkrimit.
fut nje link kur tkesh kohe, mundesisht. thnx
http://www.top-channel.tv/artikull....91927&ref=onews
Ja dhe nje tjeter shqiptare per tu krenuar ...
http://www.youtube.com/watch?v=5urphIGzk4s
Gay Pride - Beogradi arenë lufte 57 të plagosur
Dhjetra të plagosur, mes tyre dhe policë kanë mbetur të lënduar dje paradite në përleshjet mes policisë dhe grupeve ekstremiste të së djathtës nacionaliste të cilët kërkonin me forcë të ndalonin paradën e homoseksualëve. Dhjetra janë të ndaluarit nga policia. Kundërshtarët e paradës thërrisinin “Vdekje homoseksualëve” “gjuetia ka nisur” dhe kanë sulmuar kordonët e policisë, e cila në disa raste reagoi duke përdorur gaz lotsjellës. Europa e lirë flet për 57 të plagosur nëpër rrugët e kryeqytetit, 47 prej të cilëve janë policië. Një polic është plagosur rëndë gjithashtu një civil ka marrë plagë të rënda në kokë.
Raportohet se kundërshtarët e paradës janë përpjekur të hyjnë në qendrën urgjente në spital. Gjithashtu njoftohet se ata kanë thyer dyqane, u kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe një autobusi, ndërsa policinë e kanë sulmuar me gurë dhe objekte të tjera.
Selia e partisë demokratike në pushtet u përfshi nga flakët dhe ka njoftime për dhjetëra të lënduar. BBC informon se pjesëmarrësit në paradë po mbahen mbyllur dhe po ruhen nga policia.
Përfaqësues të Bashkimit Evropian folën para pjesëmarrësve në paradë dhe dolën në mbrojtje të evenimentit në emër të të drejtave të njeriut.
---------------------------------
Kur shikoj keto pamje uroj te kete nje lufte tjeter ne ballkan. Vetem keshtu ekstremistet e te gjitha paleve do vrasin njeri tjetrin (serbet, shqiptaret, greket, etj). Uroj vertet te ndodhe qe keta popuj sherxhinjsh te kene me cfare te merren.
Një shqiptare pedagoge në Universitetin e Oksfordit
Me mijëra studentë janë ulur në auditoret e universiteteve britanike duke nisur vitin e ri akademik, ndërsa një juristeje shqiptare i është dhënë mundësia të japë mësim në një prej universiteteve me famë botërore sic është ai i Oksfordit...
Rudina Jasini është punësuar pranë Fakultetit juridik të këtij universiteti për të dhënë lëndën e “Te Drejtës Penale Ndërkombëtare” dhe “Të Drejtave të Njeriut”.Është një rast i rrallë që në auditoret e këtij universiteti një shqiptare punësohet duke qënë pjesë e strukturave akademike të mësimdhënies.
Kjo oferte pune për zonjushën Jasini vjen pasi ajo gjatë vitit 2008-2009 përfundoi studimet e masterit për te Drejtën Penale dhe Kriminologji po në këtë universitet ku edhe ka nisur doktoraturën për të Drejtën Penale Ndërkombëtare.
Rudina Jasini i tha Top-Channel se “Të japësh mësim në një tempull dijesh sic është Universiteti i Oxford-it pa diskutim që është nje reflektim i aspiratave të brendshme dhe e një kërkese per stimulim intelektual. E kam mirëpritur ofertën me entuziasm dhe shpresoj që të japë kontributin tim
maksimal”.
Përpara mbërritjes në Universitetin e Oxfordit, Rudina Jasini ka punuar pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi si pjesë e ekipit të mbrojtës në cështjen e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të bashkëakuzuarve të tjerë, cështje të cilën ajo vazhdon ta ndjekë.
Pas përfundimit të studimeve për drejtësi, në Universitetin e Georgetown në Amerikë, ajo është përfshirë në dhënien e asistencës juridike viktimave të genocidit pranë gjykatës së posacme ndërkombëtare në Kamboxhia.
Gjithashtu juristja e suksesshme shqiptare është pjesë e studios ligjore britanike e cila po kryen një studim se cilat janë rrugët ligjore për zgjidhjen e cështjes came./Top-Channel.tv/
http://press.publiku.com/note/38339...rsitetin-e.html
Greqi, skandal me shërbimin shëndetësor
Sërish Greqia gjendet në qendër të kritikave në mediat më të mëdha botërore. Kësaj here është në fokus sistemi shëndetësor....
Nje turist gjerman u aksidentua në dhomën e hotelit në të cilën po kalonte pushimet në ishullin Kos në Egjeun jug-lindor.
Ai u dergua me urgjence ne qendren mjekesore te zones ku nuk ndodhej asnje mjek, por vetem nje infermier, i cili te vetmen ndihme qe mund t'i ofronte turistit ishte mjekimi i plages me betadine. Duke pare mangesite e kesaj qendre, u vendos dergimi i turisit ne Gjermani, pasi ishte i siguruar.
Nje avion ambulance mberriti ne ishullin Kos por atje nuk kishte ambulance per transportimin e turistit te plagosur dhe pronari i hotelit e ka vendosur shtetasin gjerman ne nje kamioncine mbi disa arka. Mjeket gjermane u shokuan kur pane kete skene. Ata publikuan fotot te cilat u transmetuan ne te gjitha mediat gjermane dhe te huaja. Ngjarja krijoi shume reagime edhe ne Greqi, ku ministri i Shendetisë, Andreas Lomverdhos kerkoi hetim.
Nëna e huliganit Ivan: Është djali më i mirë në botë
BEOGRAD- Nëna e huliganit Ivan Bogdanov, protagonist i dhunës në stadiumin e Xhenovas në Itali të martën e kaluar, ka dalë në mbrojte të djalit të saj duke e quajtur “njeriun më të mirë e më të dashur në botë”.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Alo” Fanika Bogdanov shpjegon: “Ivani im është një djalë i dashur, i sjellshëm dhe tepër altruist, madje ai ka paguar për faktin se është një njeri i mirë”.
30 vjecari Ivan Bogdanov jeton vetëm me të ëmën pas vdekjes së babait të tij gjashtë muaj më parë. E ëma është shprehur se ka kaluar momente tepër të vështira teksa shikonte pamjet e të birit në ekran dhe ato që shkruheshin kundër tij nëpër gazeta.
E përditshmja serbe sjell edhe komentet e disa prej fqinjëve të 30 vjecarit të cilët thonë se “ajo që shkruhet për Ivanin është shumë e rëndë, nuk është thënë as për Bin Ladenin”
Ndërkohë Bogdanov i ka kërkuar sërish falje italianëve duke theksuar se veprimet e tij ishin një notë proteste për Federatën Serbe të Futbollit dhe nuk kishin qëllim pezullimin e ndeshjes mes Italisë e Serbisë.
Edhe gjatë ditës së sotme huligani nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka kërkuar ndjesë për djegien e flamurit shqiptar në sytë e gjithë botës.
-------------------------------------------------
Meqe po diskutonim per raportin mes familjes dhe shtetit ne nje teme tjeter, vini re sa interesant ky lajm.
------------------------------------------------
roses are red, violets are blue
and ivons mother is a dirty whore
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.