Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga Ujëdhesa datë 18 Prill 2006 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Prespa
C'keni mo me gjuhetaret, me perkthyesit apo ku ta di une. Pse duhet te varemi nga te tjeret kur kete gje e kemi vete ne ne dore. Vete ne e kemi ne dore ndryshimin e gjuhes tone. Edhe ne qofte se ajo eshte deformuar ne jo vetem e kemi lejuar kete gje, po madje ne kemi qene shkaktaret. www.plus2radio.com.al


Ashtu si cdo shtet (vend) qe ka nje qeveri (dhe nje rend) ashtu edhe cdo gjuhe ka nje institut qe e drejton, e ruan, e pastron dhe e pasuron. Perndryshe po u la fati i gjuhes ne duart e njerezve te thjeshte, qe nuk i vret aspak ndergjegjja per shperfytyrimin e saj, qe perdorin fjale te huaja per te treguar "kulturen" e tyre, gjuha merr fund.


Postuar nga freeb datë 16 Maj 2006 - 23:21:

Ujedhesa, te pershendes per postimet e tua ne kete forum!!!

Lost_soul, sic e thua edhe vete, je larg te qenurit ekspert ne gjuhesi, gje qe une nuk mund ta them per ujedhesen.

Meqenese menyra deshirore dhe habitore jane thjesht struktura te gjuhes, mua me lind pyetja:"Cilet jane treguesit e fuqise se nje gjuhe?"

Jam e sigurt se nuk eshte aspak tregues numri i njerezve qe flasin nje gjuhe, shkrimtaret anglishtfoles, eksploruesit apo shkencetaret. Po fakti se nje person qe ka gjuhen e nenes anglishten, dhe e ka aq te veshtire per te shqiptuar fjale ne gjuhen shqipe, cfare do te thote? Po qe gjuha shqipe nuk ka 26 por 36 shkronja? Personalisht kolegeve te punes i jane dashur muaj te mesojne te me shqiptojne emrin. Nuk mund te thuash kurrsesi se "kjo gjuhe eshte me e bukur, apo e pasur se sa nje tjeter". Cdonjera prej tyre ka bukurine dhe pasurine e vet.
Duke ju kthyer temes, deshiroj te them se ndoshta do te ishte ide e mire qe secili prej nesh te korigjonte veten ne perdorimin e fjaleve te huaja. Nga ana tjeter, sic u tha edhe me siper, eshte per te ardhur keq, qe ata qe e demtojne me shume gjuhen shqipe eshte pikerisht media. Gjyshja ime qe nuk di asnje fjale te huaj, i duhet perkthyes per te degjuar lajmet. Perdorimi i fjaleve si "startojne, negociojne" e shume te tjera fjale per te cilat ekziston fjala shqipe, te ben te dyshosh ne aftesite e tyre. Ndoshta te gjithe duhet t'i rikujtojme vetes luften qe te paret kane bere per mbrojtjen e gjuhes shqipe dhe te perpiqemi te bejme pjesen tone ne kete drejtim; Pjesa jone ne kete lufte eshte te flasim nje shqipe sa me te paster.


Postuar nga Ujëdhesa datë 16 Maj 2006 - 23:47:

Faleminderit Freeb per mbeshtetjen tende. Jam e nje mendjeje me ty per ato qe ke thene me siper. Ne shqiptaret duhet t'ia dime per nder shqipes qe na jep mundesi te flasim (shqiptojme) pothuajse cdo gjuhe te huaj sikur te ishim vendas dhe jo ta perbuzim apo ta shtremberojme. Une e quaj veten me fat qe kam shqipen gjuhen meme. As une nuk jam eksperte ne fushen e gjuhesise, por me duket e pafalshme qe gazetareve apo prezantuesve televizive (per te mos folur per kategorine e politikaneve) t'u lejohet shtremberimi i shqipes, apo perdorimi i fjaleve te huaja vend e pavend. Me duket e pafalshme edhe per veten time qe ta shtremberoj ate, prandaj sa here me duhet te shkruaj ndonje fjale per te cilen nuk jam shume e sigurt, hap librin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe. Fakti qe jemi shqiptare nuk do te thote qe e zoterojme shqipen ne menyre te perkryer, aq me pak kur shqipja mesohet vetem ne 8-vjecare. Fatkeqesisht jo te gjithe i vret ndergjegjja per shperfytyrimin e gjuhes.


Postuar nga rumial datë 03 Qershor 2006 - 18:51:

mesimi i gjuhes shqipe

Duke jetuar larg Shqiperise eshte e kuptueshme qe kur takohemi njeri prej jugut e tjetri nga veriu ta kuptojme njeri tjetrin. megjithate problemi qe kam konstatuar une eshte se nuk egsiston asnje liber qe tu mesoje femijve tane gjuhen e shkruar shqipe ,po ajo idea e ministrit POLLO per tua mesuar femijve ne TV ku perfundoi. Nuk e di se a llogarit kush demin qe i behet kombit.


Postuar nga Ujëdhesa datë 29 Qershor 2006 - 22:50:

Re: mesimi i gjuhes shqipe

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
Duke jetuar larg Shqiperise eshte e kuptueshme qe kur takohemi njeri prej jugut e tjetri nga veriu ta kuptojme njeri tjetrin. megjithate problemi qe kam konstatuar une eshte se nuk egsiston asnje liber qe tu mesoje femijve tane gjuhen e shkruar shqipe ,po ajo idea e ministrit POLLO per tua mesuar femijve ne TV ku perfundoi. Nuk e di se a llogarit kush demin qe i behet kombit.



Per t'u mesuar femijeve tuaj shqipen e shkruar mjafton nje liber i vetem, me te cilin e kemi mesuar te gjithe ne shqipen e shkruar, ABETARJA dhe shume durim nga ana juaj. Mos prisni qe tua mesojne te tjeret gjuhen femijeve tuaj. Mos kerkoni as ndonje liber magjik. Ne rradhe te pare mesojuni femijeve shqipen e folur, duke u folur vetem ne shqip dhe jo ne gjuhen e vendit ku ndodheni, kjo eshte me e rendesishme, sa per ta shkruar shqipen pastaj nuk eshte aspak e veshtire, mjafton t'u mesosh alfabetin nga A-ja (arra) tek ZH-ja (zhapiku). Demin kombit te paret ia bejne shqiptaret, qe megjithese gjuhen e vendit ku rrojne nuk e zoterojne mire, prapeseprape u flasin ne ate gjuhe femijeve, duke e quajtur shqipen si te panevojshme. Mos ua lini pergjegjesite tuaja as ministrave dhe as librave qe gjoja nuk ekzistojne.


Postuar nga lost_soul datë 30 Qershor 2006 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha freeb
Ujedhesa, te pershendes per postimet e tua ne kete forum!!!

Lost_soul, sic e thua edhe vete, je larg te qenurit ekspert ne gjuhesi, gje qe une nuk mund ta them per ujedhesen.

Meqenese menyra deshirore dhe habitore jane thjesht struktura te gjuhes, mua me lind pyetja:"Cilet jane treguesit e fuqise se nje gjuhe?"

Jam e sigurt se nuk eshte aspak tregues numri i njerezve qe flasin nje gjuhe, shkrimtaret anglishtfoles, eksploruesit apo shkencetaret. Po fakti se nje person qe ka gjuhen e nenes anglishten, dhe e ka aq te veshtire per te shqiptuar fjale ne gjuhen shqipe, cfare do te thote? Po qe gjuha shqipe nuk ka 26 por 36 shkronja? Personalisht kolegeve te punes i jane dashur muaj te mesojne te me shqiptojne emrin. Nuk mund te thuash kurrsesi se "kjo gjuhe eshte me e bukur, apo e pasur se sa nje tjeter". Cdonjera prej tyre ka bukurine dhe pasurine e vet. ....



me fal qe po te them, por argumentat e tua nuk me duken aspak bindese..

let t'i marim me rradhe ca ceshtje...

numri i njerezve nuk percakton pasurine e gjuhes? po pse jo? kush e krijon dhe pasuron gjuhen? gjuhetaret kujton ti? po te ishte keshtu gjuhetaret duhet te kishin dale para gjuhes qe ta krijonin ate!!!!! ja pra qe njerezit krijojne gjuhen, dhe sa me shume njerez aq me shume fjale, shprehje, etj.. do te kete. Kerko njehere ne internet sa fjale te reja kane dale ne anglisht keto kohet e fundit.. dhe sa ne shqip..

e dyta.. akoma me perrallat e numrit te germave ti? po c'rendesi ka? fuqia e gjuhes matet me fjalet dhe shprehjet apo me germat?... plus qe po ta kapesh tamam shqipja ka 36 germa dhe 36 tinguj, e di ti sa tinguj ka anglishtja?? 42.. ok? fakti eshte qe shqipja thjesht perdor alfabet latin, dhe duke dashur te kete rregull te thjeshte (si shkruhet lexohet) ka shpikur ca germa duke bashkuar germa te tjera.. pse germe eshte "dh"-ja?? kjo eshte shpikje e dashur, se alfabeti latin thote qe eshte d-ja dhe l-ja.. edhe anglishtja e ka tingullin "dh" sa per ate pune

e treta.. po c'rendesi ka qe anglezet me zor i shqiptojne fjalet shqipe. kjo eshte thjesht ceshtje perspektive. po ashtu thone edhe anglezet per shqiptaret.. puna eshte qe nuk ka meter mates per kete pune dhe eshte komplet subjektive... nje anglez duke qene se eshte shume i mesuar me thekse te tjera e ka te lehte te thoje qe nje shqiptar e shqipton mire anglishten, ne ndryshim nga shqiptaret qe akoma jane ne fazen qe pellcasin syte nga habia kur degjojne nje te huaj te flase shqip..
leqe c'rendesi ka shqiptimi njehere... gjuha fare mire mund shkruhet.. ne po flasim per koncepte e dashur jo per aftesi fiziologjike

e katerta.. duhet ta heqim kompleksin qe kemi ndaj fjaleve te huaja.. mos kujton ti se ke shume fjale te mirefillta shqipe?? shumica te huazuara jane nder shekuj.. vetem konstrukti i gjuhes eshte ai origjinali dmth ilir-trak .bota po integrohet, bashkeveprimi me kultura te tjera po zhvillohet dhe fjale te huaja do te hyjne patjeter, sic kane hyre gjithmone.. e rendesishme eshte qe t'i marrim dhe t'i shqiperojme nqs eshte e mundur ose t'i adaptojme nqs jo. por jo t'i leme jashte..

perfundimisht.. ideja dhe konceptim im eshte qe ky.
gjuha eshte protokoll komunikimi, dhe fuqia e saj matet me fuqine komunikuese qe ajo ka. germat, tingujt e te tjera si keto jane teknikalitete qe kane shume pak effekt ose aspakt ne fuqine komunikuese te gjuhes.
fuqia komunikuese e gjuhes varet nga numri i fjaleve, numri i shprehjeve, frazeologjia etj..
nuk mund te matet nje gjuhe e folur nga 800 mije barinj dhe bujq deri para nje shekulli me nje gjuhe si anglishtja qe eshte e kultivuar ne shekuj .. ne duhet te jemi krenar qe gjuha shqipe eshte e vecante e llojit te saj dhe i ka rezistuar zhdukjes... te jemi krenar qe kemi gjuhen tone dhe jo te huazuar ose te imponuar nga ndonje popull tjeter...


Postuar nga Cindi datë 30 Qershor 2006 - 01:36:

Mendoj se gjuhe te pasura mund te konsiderohen vetem gjuhet e vjetra dhe ne keto gjuhe nuk e fus kurre anglishten. Po, mund te fus kinezcen, arabishten, latinishten apo greqishten e vjeter dhe ate ilirishte, por kurresesi anglishten.


Postuar nga posejdoni datë 30 Qershor 2006 - 02:13:

kot nuk thone se mosha ben te veten...


Postuar nga posejdoni datë 30 Qershor 2006 - 02:27:

ej dreq se desh harrova..e kisa fjalen per moshen e gjuheve


Postuar nga Cindi datë 30 Qershor 2006 - 04:08:

Citim:
Po citoj ato që tha posejdoni
ej dreq se desh harrova..e kisa fjalen per moshen e gjuheve


Edhe per moshen e njerezve ta kishe fjalen edhe ketu nuk do te ishe gabim. Mosha kudo ben te veten tek gjuhet ,tek njerezit, tek kafshet, tek bimet, tek mendjet, etj, etj..........prandaj antikat marrin gjithmone e me teper vlere, per ata qe dine ti vleresojne kuptohet.


  Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.