Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)

Postuar nga malukati datë 12 Qershor 2007 - 20:53:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Shkruesi eshte Mese i qarte.

Respekte

E nderuar, fete jane vecse rrjedhoje e Fjales se Zotit. E shpjeguar matematikisht: raporti i Fjales se Zotit ndaj fese eshte si raporti i librave me shkollen. E dyta eshte rrjedhim i se pares, sistem i domosdoshem sqarimi.
Ka nga ata qe nuk kane nevoje per shkollen per te kuptuar librat (shkencen) por, sic e di, keta jane shuuuuume te paket.

Prandaj me duket absurde te lexoj nga i njejti njeri, ne te njejtin paragraf se beson ne Fjalen e Zotit por mendon se fete jane shpikur nga njerezit.

Gjithe te mirat

Postuar nga gt2xf datë 12 Qershor 2007 - 21:08:

Dita e Llogarise ka shume emra te cilet Allahu i ka permendur ne Kuran si psh,
Dita e Llogarise, Dita e Ringjalljes, Dita, Momenti, Al-Qari'ah (The Striking Hour), Al-Haaqqah (The Inevitable), Az-Zalzalah (The Earthquake), An-Naba' (The Great News), Al-Qiyamah (The Resurrection), Al-Waqi'ah (The Event), Adh-Dhariyat (The Wind that Scatter), At-Tammah, As-Sakhkhah, etj etj...
Disa i kam permendur ne anglisht se te them te drejten nuk di si te them shqip ne menyren me te mire....gjitashtu arabisht jane me te kuptueshme per mua se ne anglisht, porse nuk munda ti gjej nje pershtatje me mire se ne english....

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Ju keni shkruar shume gjera te cilat reputoj interesante,por,Per momentin, doja te dija,nese mundeni,çdo te thote ajo Dita e Llogarise?

Faleminderit

Postuar nga gt2xf datë 12 Qershor 2007 - 21:17:

...)) Desha tju jap nji tip te dyve nqs nuk ju mbetet qefi, vetem nje fe eshte nga Zoti sic thote Ai e vetmja fe e pranuar tek Ai eshte perulja ndaj Tij, pasimi i urdhrave te tij, dhe ndjekja e fjales se tij, te bejme ate qe Ai na ka urdheruar e te ndalohemi aty ku ai na ka ndaluar, e thene me fjale te shkurtra Islami, sepse te gjithe profetet paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te gjithe ato kane qene te perulur dhe i kane zbatuar me perpikmeri ato cka Zoti i tyre u ngarkoi dhe i obligoi, pra kane qene muslimane dhe sic thote edhe Alahu vete se feja e tyre ishte Islami. sic eshte dhe e verteta e qarte si dielli qe rrezeton vetem nje dhe jo dy, te tjerat jane ose te devijuara nga mesazhi apo edhe te trilluara nga njerezit.

Psh une di se disa njerez adhurojne lopen, gurin drurin apo majmunin, apo edhe njerezit, nuk mendoj dhe nuk ka argumenta qe keto lloj feshe te burojne nga Zoti. Nga Ai buron vetem nje fe e paster larg adhurimeve te kota sic edhe i quan Ai vete.......

Me falni per nderhyrjen...

Citim:
Po citoj ato që tha malukati

E nderuar, fete jane vecse rrjedhoje e Fjales se Zotit. E shpjeguar matematikisht: raporti i Fjales se Zotit ndaj fese eshte si raporti i librave me shkollen. E dyta eshte rrjedhim i se pares, sistem i domosdoshem sqarimi.
Ka nga ata qe nuk kane nevoje per shkollen per te kuptuar librat (shkencen) por, sic e di, keta jane shuuuuume te paket.

Prandaj me duket absurde te lexoj nga i njejti njeri, ne te njejtin paragraf se beson ne Fjalen e Zotit por mendon se fete jane shpikur nga njerezit.

Gjithe te mirat

Postuar nga briseide datë 13 Qershor 2007 - 01:36:

I nderuar
Reagimi juaj eshte i justifikuar:egziston nje diference mes nesh :Ju ndiqni nje fe,e njihni mire ate dhe vjelni frytet e saj,kurse une jam thjesht nje besimtare qe"injoron" fene.Por te injorosh fene ka dy kuptime:te mos ta ndjekesh ate,ose te mos dish perse flet.
...Mund te besosh ne Zot,sepse e ndien,te kesh lexuar edhe biblen gati te gjithe,por mund te mos besosh ne fakte si prsh...duhet te mbash vello,duhet te mbash shami ne kishe(si ka qene me pare,sot jo me),te lutesh nje ikone...Ka gje me te keqkutuar se lutja e nje ikone?Kur vete Zoti thote ne Komandamentet e tij te mos behet diçka e tille...Zoti thote mos thuaj emrin tim me kot,dmth mos e perdor kur nuk duhet,kisha thote mos thuaj Emrin e Zotit..dmth Jhwh,i italianizuar eshte Geova ).Per shekuj njerezit,ne baze te asaj qe u thoshin percjellesit e fjale se Zotit(ne kisha) besonin egzistonte Limbo(s'e di ne shqip),para disa kohesh Papa e mohon diçka te tille..
...Ja pra..Ju tekstualisht thoni fete jane veç rrjedhoje e fjales se Zotit:une nuk e mohoj diçka te tille,perkundrazi:Nuk eshte mungese besimi ne bible,por perdorimi i saj,interpretimi i saj,qe perben sot diferencen midis nje feje dhe tjetren...

Pershendetje

Postuar nga briseide datë 13 Qershor 2007 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha gt2xf
Dita e Llogarise ka shume emra te cilet Allahu i ka permendur ne Kuran si psh,
Dita e Llogarise, Dita e Ringjalljes, Dita, Momenti, Al-Qari'ah (The Striking Hour), Al-Haaqqah (The Inevitable), Az-Zalzalah (The Earthquake), An-Naba' (The Great News), Al-Qiyamah (The Resurrection), Al-Waqi'ah (The Event), Adh-Dhariyat (The Wind that Scatter), At-Tammah, As-Sakhkhah, etj etj...
Disa i kam permendur ne anglisht se te them te drejten nuk di si te them shqip ne menyren me te mire....gjitashtu arabisht jane me te kuptueshme per mua se ne anglisht, porse nuk munda ti gjej nje pershtatje me mire se ne english....

Flm per pergjigjen tuaj...te them te drejten kisha deshire te dija me teper per Diten e Ringjalljes :p ...kur lexova shkrimin e meparshem tuajin Ringjallja me erdhi ne mendje..nese keni mundesi te ma shpjegoni...Faleminderit

Postuar nga Jarigas datë 13 Qershor 2007 - 03:03:

Citim:
Po citoj ato që tha malukati

E nderuar, fete jane vecse rrjedhoje e Fjales se Zotit. E shpjeguar matematikisht: raporti i Fjales se Zotit ndaj fese eshte si raporti i librave me shkollen. E dyta eshte rrjedhim i se pares, sistem i domosdoshem sqarimi.
Ka nga ata qe nuk kane nevoje per shkollen per te kuptuar librat (shkencen) por, sic e di, keta jane shuuuuume te paket.

Prandaj me duket absurde te lexoj nga i njejti njeri, ne te njejtin paragraf se beson ne Fjalen e Zotit por mendon se fete jane shpikur nga njerezit.

Gjithe te mirat

Krahasim teper i goditur, pergezime.........
Por nuk çon uje ne mullirin tuaj.....
Njeriu ka krijuar shkencen duke u nisur nga nevoja per te njohur natyren me qellim shfrytezimin e saj.A do te mund te thonim ne kete rast se shkencen e ka shpikur natyra?E njejta gje vlen per fene.Njeriu e ka krijuar per nevojen e padiskutueshme qe ka, per shpiegimin e ftilleses(origjines) dhe mbareses se jetes.Nese Zoti do ta kishte vendosur vete, do te kishim te gjithe nje fe te vetme...

Postuar nga Jarigas datë 13 Qershor 2007 - 03:25:

[QUOTE]Po citoj ato që tha gt2xf
[B]....Edhe problemin tend e kuptoj.
...... Nje nga karakteristikat eshte se Allahut ka vullnet. Pra kur deshiron dicka ajo behet. .......... .

....Allahu thote se te pasurit femije eshte dicka e cila eshte jo perfekte se te pasurit femije eshte nje nevoje, AI thote se Ai as nuk eshte i lindur dhe se as nuk ka lindur ndokend, dhe se ai ekziston nga vetvetja dhe se nuk ka nevoje per asgje ka qene gjithmone dhe do te jete gjithmone. .......
.............Ne fund permendja se Allahu eshte kudo. Jo i dashur Allahu nuk eshte kudo. Keshtu si thua ti i bjen qe Allahu te jete edhe ne vende te pista gje qe nuk i perket Atij, po ashtu sic dihet se Ai eshte perfekt dhe se ai nuk mun te bashkohet e perzihet me jo perfekten, sepse humb sensi i Zotit mandej, gjitashtu Allahu eshte shume i madh dhe se Ai nuk bashkohet me krijimin e tij, se po tu bashkonte atehere edhe ai do te kishte te mangeta si krijimi i tij.................
.......Prandaj Allahu urdheron ne marrjen e dijes sic Ai thote a eshte njesoj ai qe din me ate qe nuk din??, a eshte njesoj ai qe degjon me ate qe nuk degjon, apo ai qe sheh me ate qe nuk sheh, kursesi.....

Na del qe Zoti(Allahu )s'paska deshire qe tre fshihete keqja nga faqja e dheut....Eshte ky problemi qe kuptove??????

Krijimi i jetes(lindja e femijeve) eshte nevoje e domosdoshme per te gjitha gjallesat, por nese diçka e tille s'eshte e persosur, me shpiegon dot se per çfare aesyeje Ai na krijoi?????

Nese personin e Zotit do ta analizonim nga ajo qe ka krijuar, si mund te themi se eshte perfekt kur ka krijuar gjallesa joperfekte si ne?????

Se fundi, me thuaj eshte njesoj ai qe shikon nje film me ate qe shikon nje film tjeter, nderkohe qe te dy besojne se jane duke pare realitetin?????

Po citoj ato që tha gt2xf [/i]
...)) Desha tju jap nji tip te dyve nqs nuk ju mbetet qefi, vetem nje fe eshte nga Zoti sic thote Ai e vetmja fe e pranuar tek Ai eshte perulja ndaj Tij, pasimi i urdhrave te tij, dhe ndjekja e fjales se tij, te bejme ate qe Ai na ka urdheruar e te ndalohemi aty ku ai na ka ndaluar, e thene me fjale te shkurtra Islami

Na del sipas teje qe Islami na qenka tirania dhe Allahu tiran......ncncncncnc......
.....Pershendetje.....

Postuar nga malukati datë 13 Qershor 2007 - 13:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas

Krahasim teper i goditur, pergezime.........
Por nuk çon uje ne mullirin tuaj.....
Njeriu ka krijuar shkencen duke u nisur nga nevoja per te njohur natyren me qellim shfrytezimin e saj.A do te mund te thonim ne kete rast se shkencen e ka shpikur natyra?E njejta gje vlen per fene.Njeriu e ka krijuar per nevojen e padiskutueshme qe ka, per shpiegimin e ftilleses(origjines) dhe mbareses se jetes.Nese Zoti do ta kishte vendosur vete, do te kishim te gjithe nje fe te vetme...

Shkencen nuk e ka krijuar njeriu. Ajo eshte thjesht metode (e zbuluar! jo e "shpikur") per te deshifruar natyren. Shpikje eshte nje makine, pajisje etj dhe nuk ka te beje me natyren, thjesht me leverdine e njeriut. Dhe shpikesit shfrytezojne shkencen per te shpikur. Formulat, parimet fizike, mekanike, kimike, biologjike, etj jane zbulime dhe kto perbejne shkencen.
Le te mos i ngaterrojme gjerat.
Sa i perket fese, "shpikje" jane gjera si rozaret, gdhendjet e vecanta neper objekte te kultit etj. Ndersa parimet e fese jane zbulesa.

Shendet

Postuar nga gt2xf datë 13 Qershor 2007 - 14:07:

Jarigas! Mendoj se ti nuk po kupton se per cka flitet. Para se te reply duhet te elxosh me me kujdes sa cka thuhet. Dhe se perfundimet nxirren ne baze te kapaciteteve....Une nuk kuptoj se nga i nxjerr ti keto perfundime kur e kam shpjeguar shume qarte....

Ti thua: Na del qe Zoti(Allahu )s'paska deshire qe tre fshihete keqja nga faqja e dheut....Eshte ky problemi qe kuptove??????

Une them: Se Ai ka krijuar te miren dhe te keqen me Urtesine e Tij, Pra shikojm eketu se Urtesia eshte nje tjeter cilesi e TIj, dhe pse e ka krijuar te miren dhe te keqen Ai thote per tju sprovuar juve. Kurse ne te njejten kohe sic e permnda ai ka vullnet specifik i cili pasqyrohet tek dergimi i profeteve, pra ky vullnet specifik konsiston ne urdherimn ne te mire dhe ndalimi ne te keqe, dmth pasimin e rruges se drejte dhe lenien e se keqes. Sa per Mundesine e Allahut per te shkaterruar te keqen ai e ben kur te doje nuk e ka problem, por sic e permenda me lart te dyja jane te krijuara nga AI porse njerezve ju ka treguar se cila eshte e keqja dhe cila eshte e mira, dhe se njerezit duhet te marrin te miren. Vendi ku nuk ka gjera si mund te them te keqija eshte Xhenneti.....
Sa i perket kur thua eshte problemi qe kuptove kete drejtoja vetes se une prandaj te shkrova te kuptosh ato problem qe ke sepse per mua jane te qarta....

Ti thua: Krijimi i jetes(lindja e femijeve) eshte nevoje e domosdoshme per te gjitha gjallesat, por nese diçka e tille s'eshte e persosur, me shpiegon dot se per çfare aesyeje Ai na krijoi?????

Une them: Shume e thjeshte, Allahu thote ne Kuranne suren Adh-Dhariya :56,57:
56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
E sic thote me tej se te gjitha krijesat e adhurojne ate sic jane engjujt te cilet jane t bindshme ndaj tij, sic jane malet, pemet, (qe e adhurojne ne menyren e tyre e cila eshte e panjohur per neve por jemi te informuar).
Ne te njejten kohe eshte per te ardhur keq se shume njerez jetojne, punojne, jene doktora inxhinjiera, shkencetare, por nuk e dijne se pse jetojne dhe pse jane krijuar.

Ti thua: Nese personin e Zotit do ta analizonim nga ajo qe ka krijuar, si mund te themi se eshte perfekt kur ka krijuar gjallesa joperfekte si ne?????

Une them: Zoti nuk eshte person. Ai njihet me emrat, atributet dhe kakakteristikat e Tij te cilet ai i ka shpallur neper shpallje te ndryshme. Nuk mund te njihet Ai vetem se me ate qe Ai e ka deklaruar veten dhe ne menyeren se si ai na ka urdheruar Ai ta njohim ate, per vete faktin e thjeshte se Ai e njeh veten e tij me mire se se a njohim Ate, a per me teper Ai na njeh neve me mire se sa ne e njohim veten tone sepsa Ai na ka krijuar.Argument eshte fjala e Tij, asgje nuk eshte si ai, dhe asgje nuk i perngjan Atij. Ai me vullnetin e tij ka dashur te krijoje krijimin ne kete menyre, psh njeriun me mundesi te kufizuara, e cdo gje me mundesi te kufizuara, kjo per arsyen e thjeshte se perfektesia si nje tjeter atribut i Tij i takon vetem Atij, nqs kemi dy gjera perfekte atehere i bjen te kemy 2 zota...gje qe bien ne kundershtim me ate cka thote Allahu ne Kuran, si THuaj Zoti yt eshte NJE!

Ti thua: Se fundi, me thuaj eshte njesoj ai qe shikon nje film me ate qe shikon nje film tjeter, nderkohe qe te dy besojne se jane duke pare realitetin?????

Une them: Sic e permenda me pare nuk e ke lexuar ate cka kam shkruar une apo e ke lexear rrembimthi. Pretendimet e njerezve nuk kane vlere, vlere ketu ka e verteta ne rastin tone fjala e Zotit dhe se nuk ka te vertete tjeter perpos fjales se Tij, Fjalet me te drejta jane fjalet e Allahut e udhezimi me i mire eshte ai i Muhammedit (saws). Njerezit ne Diten e Llogarise do vijne me lloj lloj pretendimesh por do tu thuhet a e mohuat mesazhin a Zotit tuaj atehere nuk ka justifikim. Esic e permenda ne shkrimin e kaluar njerezit maten me te vertete dhe jo e verteta me njerezit.

Ti thua: Na del sipas teje qe Islami na qenka tirania dhe Allahu tiran......ncncncncnc......

Une them: Po shoh se paske "kercyer" nga nje dege ne tjetren se ky shkrim ishte per tjeter njeri, e sic te thashe ato flasin vete dhe kane goje vete, (si ne rastin e asoj vajzes me pare), megjithate meqe e don do ta japim.
Nuk e di se si i nxejrr keto konkluzione kur ajo cka une kam shkruar tregojne te kunderten.
Allahu ne Kuran thote, se ja ka ndaluar dhunen vetvetes dhe e ndalon dhunen dhe dunimin midis njerezve. ai ka nje tjeter cilesi apo atribut qe eshte al-Latif apo i Bute, Pra Allahu eshte i Bute, Ai eshte al.Gafurr Ai qe fal, Ar-Rahman, ar-Rahim, meshirues meshirberes, etj etj, Por nuk duhet harruar se atributet e Tij jane Perfekte dhe se ASGJE NUK ESHTE SI AI ASGJE NUK I PERNGJAN ATIJ, keshtu duhet ecur kur flitet per Allahun dhe emrat e Tij sepse ai keshte e ka treguar per veten e Tij. Si rrjedhoje feja e Allahut nuk mund te jete tirane perderi sa Alllahu nuk eshte tiran dhe tirania nuk eshte cilesi e Tij sepse Ai nuk e ka cilesuar veten e Tij me kete cilesi . Perkundrazi fete e shejtanit jane tirane perderisa nje nga karakteristikat me te cilat shejtani karakterizohet eshte tirania. E sa i perket asaj se e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islame, kjo eshte e vertete sepose Ai kete e ka then ne Kuran, dhe se feja e gjithe profeteve ka qene Islami. Islam dmth perulje nenshtrim, zbatues i urdhrave te Allahut me perpikmeri, dhe se nuk ka e nuk ka per te pasur muslimane (apo te nenshtruar) me te mire se sa profetet, te cilet Allahu i zgjodhi per te transmetuar mesazhin apo fjalen e Tij.
Pra si per fundim me duket se na del sipas teje qe Allahu eshte tiran dhe islami tirania....shpresoj te jete e kunderta....dhe se nuk e ke pasur me qellim kete.

Gjithashtu desha te shtoj se menyren se si ti deshiron te dialogosh apo menyren se si ti kerkon te dish dicka nuk eshte ne menyren e duhur apo ne etiketen e duhur, duke prekur frazat tuaja si : "...me shpiegon dot...." apo si: "Se fundi, me thuaj eshte njesoj...." Une nuk jam ketu qe te te pergjigjem ty ne ate menyre jo shume etike qe te kerkon fundja edhe mund te mos pergjigjem fare. Njerezit te cilet me te vertete deshirojne te dijne dicka pyesin ne menyren me te mire, kane durim dhe se kjo tregon edhe seriozitetin e atij qe deshiron te dije dicka. Psh rasti i "briseide" pyeti ne menyre te mire dhe me etiken e duhur gje e cila reflekton seriozitetin e saj ne bashkebisedim. Me kete une nuk dua te them se ti nuk ke etike apo dicka tjeter por dua te nenvizoj le te jemi me serioze dhe kur te kerkojme dicka tjetrit sidomos rreth dijes e cila eshte gjeja me e shtejenjte dhe gjeja te cilen Allahu e ka ngritur mbi gjithcka, prandaj le te themi te pakten: "Te lutem a mundesh te me shpjegosh apo tregosh...."

E per te mos u zgjatur me shume desha te permend edhe njehere se Allahu ne Kuran thote; a jane njesoj ato qe shohin ma ato qe nuk shohin, a jane te njejte ato qe degjojne me ato qe nuk degjojne, faktikisht ketu nuk flitet per shikimin apo degjimint e kokes, por flite per shikimin dhe degjimin e zemres, gje e cila ndoshta jo shume njerez e kuptojne....Gjtiahstu te rekomandoj te lexosh nje liber i cili quhet Bazat e Teuhidit, nqs deshiron te keshe nje vizion me te qarte rreth ketyre ceshtjeve, sepse sic dihet interneti nuk eshte burim dije apo mund te marresh nje dije te ceket, porse librat hulumtimi, kerkimi jane ato qe ebejne njeriun me te ditur....Allahu e din me se miri....

Kalofsh mire....dhe mos harro lexoji mire ato cka them para se te "kercesh" ne ndonje konkluzion qe une kurre nuk e kam nxjerre....
Ketu poshte ke nje link nga une mund te shikosh se me cka merrem une ne kohe te lire....)))...enjoy...

code:
http://www.youtube.com/watch?v=iza5u

Postuar nga Jarigas datë 13 Qershor 2007 - 16:53:

Citim:
Po citoj ato që tha malukati

Shkencen nuk e ka krijuar njeriu. Ajo eshte thjesht metode (e zbuluar! jo e "shpikur") per te deshifruar natyren. Shpikje eshte nje makine, pajisje etj dhe nuk ka te beje me natyren, thjesht me leverdine e njeriut. Dhe shpikesit shfrytezojne shkencen per te shpikur. Formulat, parimet fizike, mekanike, kimike, biologjike, etj jane zbulime dhe kto perbejne shkencen.
Le te mos i ngaterrojme gjerat.
Sa i perket fese, "shpikje" jane gjera si rozaret, gdhendjet e vecanta neper objekte te kultit etj. Ndersa parimet e fese jane zbulesa.

Shendet

Do te kishte Islam pa nje liber (te shpikur apo zbuluar nga njeriu), te quajtur Kur-an, apo Krishterim pa nje liber te quajtur Bibel????

Metodat nuk egzistojne ne natyre, egzistojne dukurite.....

  Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.