Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Cfare thote Dogmatika e Kishes se Lindjes ne lidhje me kete teme.
Se pari, une vete, dua te pergezoj kete anetar te perjashtuar nga Forumi, per kete teme dhe pyetje qe ka bere. Sepse pyetje te tilla lindin ne mendjet e shume njerezve, dhe me te drejte. Problemi qendron tek pergjigjja. Keshtu, shume njerez, dhe per te qene me konciz, disa nga ata qe kane shkruar ketu, kane dhene mendime qe Kisha Ortodokse i ka shpallur qe ne shekujt e pare si Herezi. Per te vetmen arsye sepse njerez si puna e Ariosit, Maqedonit, Nikolait etj, nuk iu binden kurre vendimeve te pagabueshme te Kishes dhe rane pre e mendimeve te tyre satanike dhe te pafrymezuara nga Shpirti i Shenjte i Perendise.
Per kete arsye linden Dogmat, te cilat rregulluan dhe ndreqen problemet qe i dolen dhe vazhdojne t'i dalin Kishes se Krishtit ne shekuj.
Eterit e Shenjte te Kishes Katolike-Orthodhokse, te mbledhur ne nje fryme, te udhehequr nga Vete Perendia, vendosen ne 7 Sinode Ekumenike, dogmat e verteta te Perendise, per aq sa vete Perendia zbulon.
Une Stenli, do te perpiqem te jap disa nga theniet e arta te Eterve te Kishes qe, te frymezuar nga Hiri i Shenjte, shkruan per kete atribut:
Perjetesia dhe Ekzistenca e Perendise.
Dhe vazhdoj...
Perjetesia eshte Atributi Hyjnor qe karakterizon Perendine si nje Qenie pa fillim dhe pa fund, para dhe prapa se Cilit nuk ka asnje cast kohor. Perendia nuk varet nga koha ne asnje kuptim dhe nuk kufizohet nga ajo, por eshte vete koha qe kufizohet dhe varet nga Ai. Per Perendine nuk ka te kaluar dhe te ardhme, gjithcka eshte e tashme.
"Ai nuk eshte lindur nga nje tjeter dhe nuk ka filluar te jetoje ne kohe; Ai nuk do te vdese kurre dhe nuk ka asnje qe te zevendesoje jeten e Tij", thote Shen Kirili i Jeruzalemit ne Katekizmin e tij numer 4. Ne njerezit, si qenie te kufizuara nga koha, e kuptojme perjetesine si nje kohe pa fund, ndersa Perendia e kapercen kohen, sepse para Qenies Absolute nuk ka as kohe dhe as mase. Koha rrjedh nga natyra, ndersa Perendia eshte gjithmone.
Vete konceptet "kohe", "shekull", "i perjetshem" etj., jane formuar nga ne, sipas kuptimit tone te kohes: perjetesi - kohe pa fund. Prandaj ato nuk e japin te plote Perjetesine e Perendise qe eshte pa kohe, pa fillim dhe pa fund. "Perendia gjithmone ishte, gjithmone eshte dhe gjithmone do te jete. Ose me mire, Perendia gjithmone eshte. ...sepse Ai ne vetvete permbledh dhe permban te gjithe Qenien, duke mos pasur as fillim ne te kaluaren dhe as fund ne te ardhmen", shkruan Shen Grigor Theologu ne Homeline e tij te tridhjet e tete.
Ndersa Apostull Pavli i shkruan Timotheut: "Perendia eshte krejtesisht i pavarur nga koha; per Ate koha nuk eshte. Koha filloi kur Perendia filloi te krijoje. Prandaj Ai quhet "Mbret i Koherave".
Lavdi paste Perjete.
po pooo.
Ne keto momente qe po shkruaj jam ne nje udhetim ne Gjermani dhe nuk jetoj ketu , rastesisht u futa ne kete teme. Nuk kam shume kohe per te thene mendimin tim zgjeruar prandaj po i bie shkurt
Une nuk besoj aspak ne zot dhe kete jua them te gjithe atyre qe bisedoj per kete teme kur bie rasti.
Me cudit fakti se te gjithe ata qe besojne ne zot (me hidhen ne koke) kur u them se nuk besoj aspak. Une i rrespektoj te gjithe ata qe besojne , myslymane ,krishtere apo c'do lloj tjeter feje qofte edhe ato lloj besimesh fetare qe i degjoj per here te pare. Eshte e drejta e tyre te besojne ku te duan e si te duan.
PO PRIT PAK O VLLAI MUA PSE NUK ME RRESPEKTON ASNJERI PREJ ATYRE QE BESOJNE E ME HIDHEN NE KOKE SI ATA CAKENJTE PER TE MBYTUR GJAHUN.
Kaq kisha , une do vazdoj te mos besoj ne kulm ca do qe te me thoni ju qe besoni.
kam edhe te tjera por s'kam kohe here tjeter . ciao.
Paq per te udhezuarit!
Pyetjet e tilla si kjo e kesaj teme, jane shume te kota e te pamenduara fare. Sigurisht qe duhet te jet nje Krijues pafillim dhe pambarim. Apo mos valle ju çuditë kjo qe them, sepse ju e dini se te gjithe çka ne i shohim jane me fellim dhe mbarim? Mirepo ketu qendron esence e diskutimit. Te gjithe çka shohim, prekim, etj., jane krijesa te Zotit. E Zoti nuk krijon krijesat me shembullin apo atributet/cilesite e Tij. Zoti i ka krijuar krijesat e tij qe kane fillim dhe mbarim, ndersa Atij nuk i pergjason asgje, prandaj edhe themi qe nuk eshte i krijuar. Ai eshte qenie Apsolute pa fillim dhe pambarim.
Shume bukur ka thene nje shkenctar amerikan qe quhet Gai Marçi ne librin "The Seven Mysteries of Life", te botuar ne Boston nga The Houghton Mifflin Company, ne vitin 1978, ne faqen 598 se: "...Mbas materies fshihet diçka tjetër që në një mënyrë e kontrollon atë. Dhe kjo, mund të thuhet se është njëlloj argumenti i ekzistencës matematikore të një krijuesi."
Le te jet kjo fjale e bukur mesim per te gjithe per t'a kuptuar nevojen e Zotit, i cili na ka krijuar, qe me pastaj ne Diten e Gjykimit (Gjyqit), te shperblehet i mire dhe te deshkohet i keqi.
Shpetimi qofte mbi te udhezuarit.
Dr. Gery
Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller
"...Mbas materies fshihet diçka tjetër që në një mënyrë e kontrollon atë. Dhe kjo, mund të thuhet se është njëlloj argumenti i ekzistencës matematikore të një krijuesi."
Dr. Gery
Keni te drejte i nderuari kontinteti.
Ndoshta kjo fjale mund te shikohet ne disa prizma:
- Autori i fjales, ka perdorur atribut te krijesave per te thjeshtesuar perceptimin e ketij koncepti
- Mund te jete gabim, mirepo qellimi i fjales eshte i drejte, edhe pse ne menyre totale nuk eshte i renditur mire, mjafton t'a kapim parcialisht duke pranuar dobit e medha te kesaj fjale.
Ate fjale thjesht e citova si kalimthi, mirepo nese me premton koha te shfletoj libra te ketyre shkenctareve do te sjell edhe te tjerave thenie.
Dr. Gery
Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller
Keni te drejte i nderuari kontinteti.
Ndoshta kjo fjale mund te shikohet ne disa prizma:
- Autori i fjales, ka perdorur atribut te krijesave per te thjeshtesuar perceptimin e ketij koncepti
- Mund te jete gabim, mirepo qellimi i fjales eshte i drejte, edhe pse ne menyre totale nuk eshte i renditur mire, mjafton t'a kapim parcialisht duke pranuar dobit e medha te kesaj fjale.
Ate fjale thjesht e citova si kalimthi, mirepo nese me premton koha te shfletoj libra te ketyre shkenctareve do te sjell edhe te tjerave thenie.
Dr. Gery
U niset per te fillozofuar mbi krijuesin e perfunduat te shaheni me njeri tjetrin.Krijuesit i pelqen kur grindeni sepse argetohet.Tani si perfundim lerini Big Bang dhe fillimet e kohes dhe beni ndonje bisede me reale se nuk ja ka gjetur njeri fillin ketij problemi.Kur te na vije koha dhe te paraqitemi para Atij ,do ta pyesim se si e krijoi universin ,apo Ate vete kush e ka krijuar
Citim:
Po citoj ato që tha hija
Eshte pergjigje shkencerisht e thjeshte.
Ne momentin e big bang qe casti zero i gjithesise, pra si nuk kemi gjithesi para big bang ashtu nuk kemi kohe para big bang. Koha eshte ne lidhje me gjithe madhesite e tjera.
dmth ZOTI eshte krijues i kohes.
"Lexoni Nje histori e shkurter e kohes"
kujdes,ruhuni,se tani qe ju po shkruani AI po ju vezhgon,......kujdeeeeeees.
po mundohem ta shpjegoi me nje shembull
truri i njeriut ka nje sasi te kufizuar per te mesuar dhe diet jan te pafundme.per kete marrim nje shembull nje got uju bosh {si truri} e nje oqean {gjitha dijet}.Nqs kesaj gode do i hidhnim uje do vij nje moment qe ajo do derdhet.keshtu edhe me trurin kur ka kaq shum gjera qe mund te dim e duam te dim .Prandaj them se ka gjera qe truri i njeriut kurr s mund ti kap e me shum sorollatesh nqs mundohesh ti kuptosh.Ketu qendron edhe vet feja ne faktin qe do besosh ne gjera qe nuk jan fizike {qe preken},por me shum gjera qe kan te bejn besim ne ate qe nuk duket .Sepse po te ishte per dicka qe dukej ateher te gjith do quheshin besimtar {i thua nje njeriu qe kjo eshte karrikja e sheh e beson ska pse te kundershtoi}.Keshjtu eshte edhe ceshtja e Krijuesit
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.