Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Citim:
Po citoj ato që tha notorious
... ajo qe me turbullon vertet esht Engjellushja... me duket pak si fantaziose fakti qe kta vellezer sjan futur ne kontakt me "burrin" Italian...
Me kujtohet here pas here historia e atij personit qe ti i tregon Henen dhe ai shikon gishtin.
Cfare kane rendesi çertifikatat apo ambasada shqiptare ne Rome, ne New York, apo ne Mumbai (te kete valle?). Ajo femer mund te jete duke u fshehur nga kriminelet shqiptare dhe nuk kontakton me fare familjen. Ose mund ta kene vrare per denoncime qe ka bere ne Itali (ku e lexuat qe s'ka bere denoncime?). Keto fakte jane gishti, tani vijme tek Hena.
Nje femer X eshte marre me zor, derguar ne Itali dhe atje (besoj pasi e kane perdhunuar) eshte nxjerre ne trotuar si prostitute. Natyrisht qe keto duhen verifikuar sa te verteta jane. Por duke njohur histori te ndryshme shqiptaresh them se eshte krejt e mundur te kete shkuar keshtu. Tani, situata ne Itali vjen si pasoje e nje krimi qe eshte kryer fillimisht ne Shqiperi (sekuestrim personi). Duke njohur kriminalitetin shqiptar eshte KOMPLET e besueshme qe ajo femer te kete frike, te shkepuse marredheniet me familjen dhe te mbylle "problemin" duke shkuar tek nje prift. I ka futur apo jo ne burg meshkujt ne Itali kjo s'ka rendesi. Rendesi ka te lexoni si mund te katandisen familjet dhe njerezit per krime qe juve kujtoni se kryhen ne Itali (prostitucioni), kur ne fakte lindin ne Shqiperi (sekuestrimi). Dhe ajo qe eshte me e keqja shume shqiptare kujtojne se kriminelet i lajne hesapet duke u futur ne burg ne Itali, kur efektivisht duhen futur per kohe te gjate ne Shqiperi. Mesa shikoj ajo femer nuk ka treguar emra as familjes se vet, jo me prokures shqiptare. Per kete krimi qe i ka shkaktuar tragjedine kesaj familje do mbetet i pa ndeshkuar. Gjithmone nese pranojme qe eshte çuar me dhune ne Itali.
Dhe ajo qe thote notorius eshte krejt e gabuar. Njoh meshkuj qe jane marre me prostitucion qe tani kane familje dhe rrojne per qejf ne Shqiperi pa i hyre gjemb ne kembe. Keshtu qe hesapet nuk jane lare aspak perderisa kriminelet paguajne vetem nje pjese te vogel te krimeve te kryera (ato jashte vendit) dhe nuk paguajne per tragjedi te tilla qe mund te kene zanafillen 10 vjet me pare. Drejtesia aplikohet vetem kur kriminelet shqiptare te arrestohen SOT per krimet e kryera 10-15 vjet para. Eshte menyra me e mire per te sjelle besimin e njerezve ne shtet nese familjet e ndertuara nga keta kriminele shkaterrohen nga arrestime qe sjellin drejtesine ne vend. Me ate rast edhe disa femra laraska qe kujtojne se martojne ndonje pasanik duhet te mesohen te mbeten pa burre dhe me femije ne mes te rruges ne menyre qe kurvezimi i tyre per nje cope buke te mos transmetohet ne femrat e brezit te ardhshem. Femrat duhet te dine çfare rrezikojne kur martojne njerez vetem sepse kane leke. Dhe duke patur parasysh si behen shpesh leket nga pasaniket e ardhur nga jashte le te llogarisin vete rrezikun qe i pret. Kjo do ishte drejtesia qe do i kthente Engjelluses dhe familjes besimin tek shteti.
Kete teorine qe femrat vijne vete per prostitucion dhe denoncojne meshkujt kur si pelqen situata (si thote Biondia) e kam degjuar here te tjera. Megjithate me duket e turpshme te vihet faji femres qe sepse deshte te provonte prostitucionin. Per sa kohe nje njeri detyrohet te prostituohet (me dhune apo kercenime), nuk mund te justifikohet krimi me deshiren e tij fillestare. Mesa di une nuk ka ndonje kontrate qe detyron femrat te kalojne jeten ne prostitucion se guxuan ta provojne heren e pare. Eshte vetem mentaliteti (pseudo) puritan qe kerkon ti veshe femrave faje kur ne fakt jane viktima. Mentalitet qe sidoqofte i shkon per shtat edukates maskiliste qe ka marre shumica prej nesh.
[QUOTE]Po citoj ato që tha Fajtori
[B]Me kujtohet here pas here historia e atij personit qe ti i tregon Henen dhe ai shikon gishtin.
Ke te drejte sepse ka njeres qe duan te tregojne HENEN por ato o se dine se ku ndodhet o bejne sikur se dine dhe humbasin ne qiellin plot yje dhe je e detyruar te shikosh gishtin njeher ku e drejton pastaj ate qe ka dash te tregoje ai njeri .....fajtor se di pse me pelqejne temat e tua .....
Jemi ne 2009...
Xhoni ishte një vogëlush i varfër 11-vjeçar. Xhoni nuk është më! Trupi i tij pa jetë, një ditë më parë është varrosur në Tepelenë
Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht në Durrës. Nuk kishin aq para sa të paguanin një qira banese. Banonin përkohësisht (sa "të rregulloheshin".. ) tek shtëpia e hallës, e cila kishte migruar përpara tyre në këtë qytet.
I kishte tërhequr bukuria e bregdetit, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindërit, duke luftuar për një të ardhme më të mirë për fëmijët, u joshën në këtë ëndërr të shkurtë
Xhoni jetonte me këto ëndrra, deri në momentin kur një makinë, që drejtohej nga një vajzë pa patentë, e përplasi tek luante në breg të detit. Shteti paguan zyrtarë për patentat, paguan policë për t'i kontrolluar ato, paguan prapë policë për të mbajtur rend e rregull në një zonë ku nuk lejohen makinat.
Por ja që ia morën jetën vogëlushit, në bregun e detit të ëndrrave të tij.
Policia, (po ajo polici që ka për detyrë të ruajë që në atë breg të mos shkelin goma makinash), njoftoi vdekjen e fëmijës, me një gjuhë të thatë zyrtare
"Dje, rreth orës 17.30 të pasdites, në sektorin Hekurudha Plazh, duke lëvizur në bregdet, një veturë në pronësi të shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç, banues në lagjen nr.13. Është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndërruar jetë".
Këto thoshte komunikata e shtetit për "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç" (!)
Mjekut Met Kaci, i mbushen sytë me lot kur flet. Thotë që nuk është ndjerë kurrë më parë kështu. Kujton momentet kur fëmija u soll në sallën e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe mezi merrte frymë. E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, ndoshta do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".
Kërthiu kishte mbyllur sytë paqësisht, pa akuzuar askënd, vetëm me merakun e fukarallëkut të prindërve të tij, të cilët do t'i linte edhe më të varfër tashmë.
Dr. Meti e ka të vështirë këtë rrëfim: "Po i bllokohej frymëmarrja dhe, pasi na tha atë frazën për babanë, bëri një pauzë dhe foli prapë, duke na parë në sy: "Nuk marr dot frymë...".
I vumë oksigjenin. Ka qenë një operacion që e kemi bërë me dhimbje të pashoqe. Zgjati 3 orë e gjysmë dhe u krye me profesionalizëm nga kirurgët Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bënë të pamundurën, por aksidenti i kishte dëmtuar, me pasoja të pariparueshme, shpretkën dhe shkatërruar enët e mëdha të gjakut. Pas marrjes së gjakut, u duk sikur u përmirësua, por..."
Nuk rezistoi dot më shumë trupi i dobët i Xhonit. Dhe iku. Iku me kërkesën-akuzë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim...". Në Spitalin e Durrësit janë ende të shokuar.
Xhoni tashmë është varrosur në Tepelenë. Por, edhe që atje, AI AKUZON me kërkesën e tij fëmijërore.
*Autori është korrespodent i "Shekulli"-t për Durrësin.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kete teorine qe femrat vijne vete per prostitucion dhe denoncojne meshkujt kur si pelqen situata (si thote Biondia) e kam degjuar here te tjera. Megjithate me duket e turpshme te vihet faji femres qe sepse deshte te provonte prostitucionin. Per sa kohe nje njeri detyrohet te prostituohet (me dhune apo kercenime), nuk mund te justifikohet krimi me deshiren e tij fillestare. Mesa di une nuk ka ndonje kontrate qe detyron femrat te kalojne jeten ne prostitucion se guxuan ta provojne heren e pare. Eshte vetem mentaliteti (pseudo) puritan qe kerkon ti veshe femrave faje kur ne fakt jane viktima. Mentalitet qe sidoqofte i shkon per shtat edukates maskiliste qe ka marre shumica prej nesh.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Fajtor se kisha pare kete modifikimin tend e kapa me vones ......kjo nuk eshte teori kjo qe po te them une por eshte fakt dhe me F te madhe .....(fakte fajtor jo dhe hena dhe gishti ) asnje si ve faje femrave nese ato nuk kane por ka dhe shume rruge qe keto femra mund te ndjekin per te qene te lira por nese keto femra sduan se i pelqen kjo jete .....chyn mentaliteti ndoshta hyn fitimi i lekeve me lehtesi ......me fal me lart thua qe duhet te denohet ai qe i shfrytezon 1000% dakort me ty por si mund te denohet nje njeri kur ato qe keto vajza nuk duan te jene te lira ...iku koha e frikes fajtor tani kush e ben e ben se do vete dh jo se e detyrojne ..... ajo fjala e edukates maskiliste nuk besoj se me pershtatet mua ....nesje e zgjata si shume ne kete teme...
p.s engjellushja dikush thoshte se ishte denur ne france per trafikim rumunesh me nje shqiptar tjeter .......ja pra ndoshta dikush e ka pare kete vajze nuk qeka e humbur ka thene dhe se do interesohet (komentimit e ketij shkrimi ne gazete)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kostoja e shume burokracive ne drejtesine italiane ka te pakten nje te mire. Te rralla jane rastet qe njerezit perfundojne ne burg kot. Keshtu qe mos ja ki merakun se po denoi ata meshkujt nuk i denon kot ne ajer. Kjo mund te jete me e qarte po te kesh parasysh konceptin e lirise, qe do te thote edhe liri te prostituohesh per hesapin tend, pa meshkuj qe te detyrojne apo duan te marrin leket. Fakti qe nje femer prostituohet nuk i jep te drejten ndonje mashkulli ti bjere ne qafe. Tani besoj e kupton qe s'do te thote asgje fakti qe ajo femra eshte pare te prostituohet akoma. Ne Itali NUK ndalohet prostitucioni (kije parasysh kete), por ndalohet "shfrytezimi i prostitucionit" (nga persona te trete, meshkuj, protektore, hapja e bordellove qe... shfrytezojne prostitucionin, etj).
Duhet te besh nje ndarje mes argumentit "deshiron te prostituohet" dhe argumentit "shfrytezim" (ndarje qe ligji e ben fare mire).
pastaj ktu hidheni te gjithe kunder hakarrrjes etj.
ne rastin e engjellushes do kisha deshire dikush te vriste kriminelat.
Ajo qe me habit mua eshte qe si ka mundesi qe te vjen tjetri dhe te grabit kur je ne punen tende, me hallet e tua, aq me teper grua e martuar. Aq me teper ne fshatra te harruara nga Zoti ku te gjithe njihen nga njeri-tjetri. Zakonisht keto merren me femra beqare ose gra te divorcuara... Mah, qe kjo historia s'eshte aq e kulluar, duket qe nga fakti qe ajo s'eshte marre me as me femijen.
S'ka te beje Amor:kam degjuar nje rast sekuestrimi te ndodhur mbi 15 vjet me pare,goce ende adoleshente;madje dihet(me deshmi personash)se kush ka qene qe ka organizuar gjithcka dhe perseri s'beri njeri asgje.Eshte frika,per fat te keq,qe te ngrin duart.
Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.