Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Eshte e cuditeshme sesi keto kohe gjestet e "thjeshta"- jo te mijat- me japin nje sodisfaksion aq te madh: shapkat gati ne mengjes tek ana ime e krevatit, gotat e mija te preferuara ne tavoline, pasqyra ime e vogel para pasqyres gjigante e ndrequr ne kendin 'tim'(afersisht '2m' mbi dysheme), ...
Jashte sferes time sentimentale konfrontohem shpesh me tregime femrash qe kenaqen me aq pak dhe une...une kam aq shume, pa e kerkuar asnjehere, pa arritur ta vleresoj perhere 100%.
E qena femer - te pakten ne te shumten e rasteve- me ka dhene nje kaptim te mire te dinamikave te botes femerore, aq me teper mbi jeten sentimentale. Nje nga aktet qe mua me acaron leshrat-pa specifikuar cilat- eshte akti para-çiftizimit i cili i pare nga kendi i veshtruesit nuk eshte shume larg atij te kafsheve. Nga njeren ane shohim femren te krefur bishti duke munduar te luaje rolin e natyrales; sepse te gjithe zgjohemi ne fustane qe normalisht i veshim per te dale darkave, me nje makiazh dhe floke qe ka marre minimalisht 1h kohe dhe me nje ajer qe thote"ohh, sa e interesuar jam ne bisedat e tua." Nga ana tjeter kemi trapin, i rene nga qielli dhe perhere mos-kuptues.
Bisht-krefura me nje buzeqeshje nr.6, e gateshme te tregoje miresine e saje. Temat e hapura ne bisede ndryshuar ne forme drastike: tema qe trapin mund ta terheqin. Tema qe natyrisht bisht-krefuren se kishin shqetesuar kurre por per te pasur trapin i duhej hyre pak ne fushen e veprimit...dhe kodoshi fillon e fryhet. Bisht-krefura tund floket dhe vazhdon te tregoje zgjuaresine e saje qe ka ngjasat e nje orgazme te rreme. Ajo gjendet ne cdo vend ku ai gjendet, perhere rastesisht. Ajo perhere dakord me bisedat e tije dhe kodoshi merr pamjen enderrimtare qe mund te permblidhet ne:"ooo, ca goce e mire kjo". Natyrisht,s'kishte si te ishte ndryshe, preparativet e ante-goces-te-mire kane qene goxha intensive.
Dhe e di cila eshte me e bukura e ketyre situatave? Te gjithe perreth kane kuptuar ate cfare po behet, natyrisht te gjithe heshtin, perveç trapit dhe bisht-krefures qe jane ende ne iluzionin e embel qe askush s'ka kuptuar gje. E natyrisht, une e pakrehura, vazhdoj te luaj ate rol poashtu.
Ndoshta nje mesazh i mire dhe per kodoshet virtuale. Apo s'kemi kodoshe ketu?! Natyrisht qe jo.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
E qena femer - te pakten ne te shumten e rasteve- me ka dhene nje kaptim te mire te dinamikave te botes femerore, aq me teper mbi jeten sentimentale. Nje nga aktet qe mua me acaron leshrat-pa specifikuar cilat- eshte akti para-çiftizimit i cili i pare nga kendi i veshtruesit nuk eshte shume larg atij te kafsheve. Nga njeren ane shohim femren te krefur bishti duke munduar te luaje rolin e natyrales; sepse te gjithe zgjohemi ne fustane qe normalisht i veshim per te dale darkave, me nje makiazh dhe floke qe ka marre minimalisht 1h kohe dhe me nje ajer qe thote"ohh, sa e interesuar jam ne bisedat e tua." Nga ana tjeter kemi trapin, i rene nga qielli dhe perhere mos-kuptues.
Bisht-krefura me nje buzeqeshje nr.6, e gateshme te tregoje miresine e saje. Temat e hapura ne bisede ndryshuar ne forme drastike: tema qe trapin mund ta terheqin. Tema qe natyrisht bisht-krefuren se kishin shqetesuar kurre por per te pasur trapin i duhej hyre pak ne fushen e veprimit...dhe kodoshi fillon e fryhet. Bisht-krefura tund floket dhe vazhdon te tregoje zgjuaresine e saje qe ka ngjasat e nje orgazme te rreme. Ajo gjendet ne cdo vend ku ai gjendet, perhere rastesisht. Ajo perhere dakord me bisedat e tije dhe kodoshi merr pamjen enderrimtare qe mund te permblidhet ne:"ooo, ca goce e mire kjo". Natyrisht,s'kishte si te ishte ndryshe, preparativet e ante-goces-te-mire kane qene goxha intensive.
Dhe e di cila eshte me e bukura e ketyre situatave? Te gjithe perreth kane kuptuar ate cfare po behet, natyrisht te gjithe heshtin, perveç trapit dhe bisht-krefures qe jane ende ne iluzionin e embel qe askush s'ka kuptuar gje. E natyrisht, une e pakrehura, vazhdoj te luaj ate rol poashtu.
Ndoshta nje mesazh i mire dhe per kodoshet virtuale. Apo s'kemi kodoshe ketu?! Natyrisht qe jo.
Oh, man,...s'ka gje me te keqe ne mengjes se nje gatim i keq ne darke! Rrofshin fast-leshet!
Duhet t'i benin ilegale turnet e nates gjate periudhes te evaluacioneve. Kam dite qe vetem studioj dhe per te tjerat thjeshte vegjetoj. Nje nate para nje nga evalucionet e fundit gjendem serish ne spital. Oret e para jane te qeta; njerezit nuk kane filluar akoma te ngrene brrylet.
23:00. Shtrihem ne dhomen e pushimit, bluza varur mbas dere, pager-i mbi komodine, celulari perkrah tije. Aq me mjafton te vegjetoj. Ndjej gjithe trupin qe me tkurret nga lodhja. Sapo ve koken mbi jastek s'ndjej me asgje.
00:17, beep-et e pager me ngrene me nje ritem trishtues. Marr bluzen shpejt, ferkoj syte i drejtohem salles. Mashkull histerik, ne nje mundim per tu larguar nga shtepia duke protestuar, çare ballin me deren e makines. Shohim plagen, teper e thelle per tu ngjitur. Plan B, qepje.Infermierja disinfekton ndersa une merrem me anestezine lokale. Nuk kam stabilitetin qe kam cdohere tjeter ne duar nga lodhja. Shkeputem per 30 sec. Terheq duart mbrapa shpine, fokusim maksimal, askush s'egziston perreth meje. Vazhdoj qepjen. Cdogje ne rregull. Injeksion tetanusi? Ai ka frike nga gjilperat, asnje arsye mjekesore e lidhur me kete. Njomet sysh duke me pyetur nese eshte e nevojeshme. Perdorim gazerat e duhur per ta relaksuar, vazhdoj te shoh frike ne syte e tije. Bisedoj me te nderkohe qe ve doren e majte mbi te per ta stabilizuar nga levizjet e ende duke folur mundohem qe te bej nje injektim te shpejte. Ne ato 5 sec. degjoj nje britme ne disproporcion me dhimbjen: une kam therur veten me gjilpera me qindra here, s'eshte britme dhimbjesh kjo...Me pas e shoh qe qesh..."Here tjeter do vij tek ti po pata nevoje per injeksione."-me thote. Dorezat ne kosh. Bluzen nr. 2 poashtu. Krevat.
1:00. Celulari. Hijet e frikave iu behen njerezve me teper prezente naten; perfundojne ne çarje derrasash mua. Jam teper e lodhur per te pasur hije, jam teper e lodhur per te bashkejetuar me hijet e te tjereve, qofte dhe per pak min ne cel.
3:00. Pager. Mashkulli nr. 2 i nates. Me kete ritem poligamia e kesaj nate po kthehet ne fantazmen time. Duke pire ne pub prere krahun ne xham.
4:05. Mashkull. Kesaj here ai imi qe telefonon nga Toronto. Qeshim per tundimet e mija poligamike te ketyre koheve.
5:55. Nxjerrje kaviljet. Krevat.
7:00. Le spitalin. Marr motorin dhe i drejtohem fakultetit. Nje nga evaluacionet e mija te fundit. Gjej mikun tim te ngushte shtrire mbi pallton e tije ne dysheme, koken mbi çante, para auditorit. Shtrihem ne anen e kundert te tije, koken serish mbi çante. Duhet te me kete zene gjumi pasi zgjohem nga zeri i tije qe me thote qe eshte radha ime. Ndjej ne sfond zerin e asistentes qe therret emrin tim. "Lere dhe 30 sec. te ulerase, jam teper e lodhur...".
Lodhja me ka bere imune ndaj perralla-pjerdhulitjeve te njerezve ne astinence emocionale. Ashtu siç me eshte sosur durimi lexues per vaginat auto-viktimizuese ne nje kohe mungese pllenimi. Kush e di sa do na kishin liruar syte mbas ndonje nate seksi, maçkat. Mungese meshkujsh...seks ne kohe kolere!
Edhe pagerin e paskemi te perbashket ........
Po shtohen gjerat ......
Kozmosi po na afron cdo dite e me teper, Turll.
Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Kohet e fundit marr lajme te bukura nga te gjitha anet, here per veten dhe here per te tjeret. Sdq, lajmi me i bukur i cili me gezoi tejmase me erdhi ne nje sms nga nje mik i forumit. 1m ne ajer jam hedhur nga gezimi. Vuajtjet dhe mundimet per te arritur nje qellim qe fillimisht nga shume konsiderohej vetem si enderr, u shperblyen me ne fund.
Urime, qethe. Pritme se do e festojme bashke!
Re: Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kohet e fundit marr lajme te bukura nga te gjitha anet, here per veten dhe here per te tjeret. Sdq, lajmi me i bukur i cili me gezoi tejmase me erdhi ne nje sms nga nje mik i forumit. 1m ne ajer jam hedhur nga gezimi. Vuajtjet dhe mundimet per te arritur nje qellim qe fillimisht nga shume konsiderohej vetem si enderr, u shperblyen me ne fund.
Urime, qethe. Pritme se do e festojme bashke!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha agata
O zot, e kam intuiten e forte nuk kam faj...
Mua me erdhi gjithashtu nje lajme para dy ditesh ne Mp nga nje mik i forumit, dhe sikurse ju u hodha nga gezimi, dhe erdha ketu e thashe me te madhe urimeeeeeeee.
Te uroj edhe ty e dashur Amor, sa me shpejt te njejten gje...
ps: per te festuar nuk festoj gje me ju, me vjen keq... pu pu Bjonde 1.80 e gjate do dukem si buburrec...
Re: Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kohet e fundit marr lajme te bukura nga te gjitha anet, here per veten dhe here per te tjeret. Sdq, lajmi me i bukur i cili me gezoi tejmase me erdhi ne nje sms nga nje mik i forumit. 1m ne ajer jam hedhur nga gezimi. Vuajtjet dhe mundimet per te arritur nje qellim qe fillimisht nga shume konsiderohej vetem si enderr, u shperblyen me ne fund.
Urime, qethe. Pritme se do e festojme bashke!![]()
Re: Re: Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Nuk thone kot,kujto qenin bej gati shkopin...
Ate muhabet po beja qepare me dottoren![]()
...
Edhe jam ne pritje per llokume nashi,se te tjerat i rregulluam ..(do me vrasi dottorrja![]()
)
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ky allamudhi na paska qene si beato tra le donne ene se paska ditur kush.Qethe, qethe, aaaaaa qethe. :p
S'vret jo, te pakten mua jo se ia marr ne kthese me gjatesi. :p Tani ju ruani veten. :p
Kush eshte?
Sa kujtime me kete kenge...
http://www.youtube.com/watch?v=yjvoVpOrlbM
"Who Is It"
I Gave Her Money
I Gave Her Time
I Gave Her Everything
Inside One Heart Could Find
I Gave Her Passion
My Very Soul
I Gave Her Promises
And Secrets So Untold
And She Promised Me Forever
And A Day We'd Live As One
We Made Our Vows
We'd Live A Life Anew
And She Promised Me In Secret
That She'd Love Me For All Time
It's A Promise So Untrue
Tell Me What Will I Do?
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Lying To Myself
And The Reason Why She Left Me
Did She Find In Someone Else?
(Who Is It?)
It Is A Friend Of Mine
(Who Is It?)
Is It My Brother!
(Who Is It?)
Somebody Hurt My Soul, Now
(Who Is It?)
I Can't Take This Stuff No More
I Am The Damned
I Am The Dead
I Am The Agony Inside
The Dying Head
This Is Injustice
Woe Unto Thee
I Pray This Punishment
Would Have Mercy On Me
And She Promised Me Forever
That We'd Live Our Life As One
We Made Our Vows
We'd Live A Love So True
It Seems That She Has Left Me
For Such Reasons Unexplained
I Need To Find The Truth
But See What Will I Do!
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Bothered Everyday
And She Didn't Leave A Letter
She Just Up And Ran Away
(Who Is It?)
It Is A Friend Of Mine
(Who Is It?)
Is It My Brother?
(Who Is It?)
Somebody Hurt My Soul, Now
(Who Is It?)
I Can't Take It 'Cause I'm Lonely
(Who Is It?)
It Is Friend Of Mine
(Who Is It?)
To Me I'm Bothered
(Who Is It?)
Somebody Hurt My Soul, Now
(Who Is It?)
I Can't Take It 'Cause I'm Lonely
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seen Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Lying To Myself
And The Reason Why She Left Me
Did She Find Someone Else?
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Bothered Everyday
And She Didn't Leave A Letter
She Just Up And Ran Away
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Lying To Myself
And The Reason Why She Left Me
Did She Find Someone Else?
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Bothered Everyday
And She Didn't Leave A Letter
She Just Up And Ran Away
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Bothered Everyday
And She Didn't Leave A Letter
She Just Up And Ran Away
And It Doesn't Seem To Matter
And It Doesn't Seem Right
'Cause The Will Has Brought
No Fortune
Still I Cry Alone At Night
Don't You Judge Of My Composure
'Cause I'm Lying To Myself
And The Reason Why She Left Me
Did She Find Someone Else?
Kohet e fundit po perkufizoj cdo dite e me teper nen-forumin e Muzikes si "Nen-forumi i bythe-flirtimit" ose "Nen-forumi i zemrave, shpirtrave, mungesave, sa e zgjuar jam qe e njoh kete kenge, sa i zgjuar je qe e njeh kete bythe-tundje...". Ca njerez duhet te prezantohen me e-mailin, celularin,...Nje menyre me private per ritualet e çiftezimit. Por natyrisht fillimet e cdo bythe-tundjeje kane nevoje per nje flluske (deluzionisht) te padukeshme e ndertuar rreth nje seri shijesh ose njerezisht qe presupozohet te beje rolin e ngjiteses dhe perforcimit...
*"Njerezit s'kuptojne, njerezit s'marrin vesh..."
-"Ore? Po njerezit kuptokan mo!"
Copeza jete nga e kaluara...
.
flake jam e tym n'hava... prapa le pa katandi, njerezi e mal me hi
por kajher per sevda, flaken tu shuj e ti laj... shurren u hedh qe nga ku ri
me te miren perendi
Ok! Zyrtarisht coprolalia ime eshte ngjitese. Aq ngjitese sa i gjithe rrethi im shoqeror i ngushte ka gjasat e mija:
- E di si eshte puna ime dhe Madeline? Eshte njesoj si te humbasesh nje makine Porsche ne kembim te nje Peugeot.
* Une do thoja me teper si te humbisje Porsche ne kembim te nje meringue. Ajo qe ke kapur kohet e fundit eshte shkume pa permbajtje me dy pale kembe te thata. Te pakten Madeline ishte inteligjente, mund te kishe nje bisede normale me te.
° At least it is a fucking meringue. Pse ankohesh, miku im? Merre dhe nje birre, keshtu burrerohesh ndaj dhimbjes.
Dhe ja ku e gjendem tre miq te ngushte; une dhe dy shoke te mite qe ne kolegj rreth nje tavoline ne terrasen e nje kafeje ne bregun e nje lumi, gjate nje dite te bukur vere, duke folur per gjerat me private. Cmenduri.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ok! Zyrtarisht coprolalia ime eshte ngjitese. Aq ngjitese sa i gjithe rrethi im shoqeror i ngushte ka gjasat e mija:
.
kete radhe boshti i reflektimit lekundet nga cngjyrosja e pasionit dhe vetem copat e heshtura te akullit dergjen si deshmimtare te trishte te fajesise sime.
Ka raste kur njeriu ndihet aq i lodhur sa realiteti fillon ta shtype ngadale, heshtur, iluzion i embel qe ushqehet nga deshirat e rrenuara. Instinktet e reaksionit te thone qe eshte vetem nje gjendje fizike, per me teper momentale ndaj dhe eshte e kote te besosh ne ate qe po ndodh me psiken tende. Duhet te heqesh dore nga besimi i asaj qe po ndjen, s'duhet te besh asnje veprim, duhet thjeshte te kujdesesh qe te arrish mengjesin pa lene asnje gjurme tek te tjeret te kesaj gjendje -s'mund ti lejosh veten luksin e shenjave fallso. E gjitha kjo ne pritje te mengjesit; kthjellimi i mendjes dhe rigjetja e pozitivizmit. Cfare clirimi kur vjen mengjesi...
Shpesh ndeshesh me ndonje objekt qe te ben te mendosh me tutje: dhe kaq km per te pershkuar, dhe kaq udhe per ty. Jane pika pushimi qe te inkurajojne, pastaj serish te demotivojne, ne vartesi te mesazhit te tyre te shkurter, kriptik. E mbartin pa krenari, as pa turp pasi blloqet e kilometrazhit jane si ligje matematikore: llogjike e çelikte, asnje ndjenje.
Miku im,
une dhe ti vijme nga dy botekuptime totalisht te ndryshme: ti nje libertinus i pasherueshem, une konservatore jo-tolerante. E kam refuzuar partneritetin me llojin tend shume here, madje ndoshta ne ndonje nate avujsh alkoli te kam refuzuar dhe ty, por miqesine tende e kam pranuar dhe madje shijuar. Ti shpreh shume idera te ngjashme me te mijat dhe une respektoj sinqeritetin dhe formen ne te cilen i ben balle lirise tende. E verteta eshte qe une dhe ti jemi njesoj:
Ashtu si ti nuk kam respekt per hipokritet; ato qe i japin ze dhe buze moralistikes ne njeren kurse ne tjetren ne forme sekrete angazhohen ne ate qe denojne. Pikerisht si ti, vleresoj ndershmerine dhe sinqeritetin tek te tjeret.
Ashtu si une, ti e konsideron veten te ndershem. Pak rendesi ka qe morali im ndryshon ne ca pika kyce me tendin.
Edhepse ti s'beson ne ekskluzivitet emocional ose seksual te asnje lloji, sjellja jote, e cila eshte kongruente me principet e tua, nuk eshte e pandershme. Besnikeria ne thelb konsiston ne mbajtjen e premtimeve; perderisa s'ke premtuar kurre ekskluzivitet, sjella jote jo-monogame nuk mund te trajtohet si "e ulet".
Esenca e principeve te tua eshte te trajtosh te tjeret sic do doje te trajtonin. Perderisa s'pret besnikeri seksuale nga te tjeret, sjellja jote ndjek kete princip.
I dashur mik, amoraliteti i vertete nuk qendron ne konservativet dhe as ne nje libertinus, por ne hipokrizine shume-fytyreshe me te cilen konfrontohemi cdo dite. Madje dhe ne momentet tona bashke.
Nuk me ke munguar kurre sa sonte, pikerisht atehere kur ndihem e asfiksuar nga mendje te ndertuara me blloqe legosh, te programuar per te paraqitur nje fasade te caktuar.
Sado larg qe te jesh, jemi pjese e te njejteve elemente dhe kjo me ngushellon. Mjafton te dal jashte ne nje nate te ngrohte vere, te ngre shikimin lart dhe cdo ndjenje mangesie zhduket.
Kohet e fundit kam filluar te mendoj qe suksesi i vertete qendron ne heqjen dore ne momentin e duhur dhe jo ne kembengulje; nje nga sfidat me te medha per nje njeri qe s'ka hequr dore asnjehere nga asgje, te pakten jo pa u rrenuar emocionalisht. Te leshosh situaten nga duart, te qendrosh ne pasivitet total,t'i lesh gjerat te marrin rrjedhen e tyre, t'i besh balle cdo qelize qe s'gjen qetesi, ...hmmmm, situatat e tilla duhet te vinin me manual perdorimi.
Disa skena qe mund te jene material interesant per vezhguesit, jane misherim deshperimi per protagonistet: femra e vogel, me nje pamje te shpushpurisur nga nje nate tjeter e pagjume ne saje te shtatzanise te saje, barkun sa nje top futbolli, i afrohet mashkullit biond, me syte blu marramendes dhe duke i prekur fytyren i thote disi ne konfidence:
"sonte do besh gol me duket, paske hequr mjekren, prere floket,...s'ka per te te rezistuar."
Diku ne nje qoshe, femra e thyer - por jo nga shtatzania, degjonte me sy te njomur ndersa mundohej qe floket sterr te zeza t'i perdorte si mburoje. Femra futboll, qe brenda saje mbante frutin e nje lumturie te supozuar, po germonte thelle ne deshperimin qe ai mashkull i kishte sjellur femres te thyer, nderkohe qe kjo qenie luftonte cdo dite me mungesen qe i sillte prania e tije. Femra futboll nuk e dinte kete; nuk kuptonte qe mes tyre, dikur, kishte pasur diçka. Femra fuboll po bente shaka te embla me nje koleg te sajin dhe seksin qe do kishte ate nate ne saje te pamjes te tije te permiresuar. Femra futboll nuk kuptonte qe ajo po shprehte me ze te larte ate qe femra e thyer s'kishte arritur kurre ti pranonte vetes: ai ishte i nje tjetre!!
Dhe vezhguesja, ne nje kend strategjik duke konsultuar ca raste, kishte vene re cdo gje. Ajo nuhaste dhimbjen e femres te thyer, kishte empati per te,...kryqezuan disa here shikimin ne shenje mbeshtetjet dhe vazhduan punen. Ne dreken e tyre ai s'egzistonte me.
Te jetosh ne Shqiperi kete vere do te thote te nderrosh 100 jete, te kalosh gjendje emocionale dhe shpirterore qe zor se mund ti pillte ndonje ambjent tjeter. Ketu nje Teodor Keko t’i jep kuptim jetes dhe ti perfundon te urosh ate qe shpiku Suspend-in e kompjuterit per te lejuar kapjen e shpejte te mendimeve. Ketu laptopi merr nje tjeter rendesi, ti nuk i bie me egersisht me gishta si ritmi i seksit te pa menduar. Ketu arrin te ndjesh, te qartesosh idete. Ose ndoshta eshte thjesht efekti i moshes, perplasje faktoresh qe pjekin mendimet. Nje liber, nje Flor, nje Jul, nje shije vetmie e vjeter qe kesaj rradhe ka boten 11 vjecare me vete. Ato 11 vjet te jetuara jashte, qe vaksinojne luhatjet emocionale drejt nje forcimi te padyshuar te penisit 30 vjecar.
Qe te shkruhen keto rreshta ka akoma autore per tu permendur. Sonte, per shembull, nuk piva thuajse fare, kalova harkun kohor 19-02 me nje nescafe dhe nje birre. E megjithate u ndjeva i pire, si per force te zakonit kur i afrohem nates. Ama me pelqen kjo nate, edhe pse pa pije, pa femra e pa epshe. Ja dedikova vetes dhe prehjes keto ore, teksa germezat e librit te Kekos me humbetuan tek nje forme te qarte perjetimi, njesoj si te dashurosh nje njeri dhe te imagjinosh fije per pe jeten qe do beje me te.
Telefonata e Florit ishte fantastike. Pabythesia ime per te zgjedhur beri qe mos e mbaroja tregimin e nisur. Ne nje ane kisha telefonaten qe ndjeja ta beja, ne tjetren friken se do mbetesha i dhjere pas saj. Ja pse tregimi ishte sigurimi me i mire per tu perdorur si tampon i zhgenjimit te momentit. Edhe ky efekt i Shqiperise eshte, te kesh nevoje te besh dy gjera ne te njejtin moment dhe ti justifikosh me njera tjetren. Pak a shume sic beri Flori me mua (dhe sapo me informoi me sms) duke perdorur telefonaten tone per te shker.dhjepsur trute e dikujt tjeter.
Ehhh, dhe ashtu si puna e tregimit te mpleksur me telefonaten, edhe keto rrjeshta u mpleksen me SMS-te… per ti vjedhur vazhdimesine ketyre mendimeve.
All work and no play is making mademoiselle a dull girl.
...dhe ne nje moment perballesh me frika te tilla. Sepse te gjithe mund te bien ne dashuri. Sepse te gjithe mund te ndertojne nje familje. Sepse te gjithe mund te jene te lumtur. Sepse une s'dua te jem vetem nje hallke ne procesin e pjellurise njerezore. Sepse une s'dua qe ti te jesh dobesia ime dhe as une e jotja.
"You’re happy? You’re happy now? The Meredith I knew was a force of nature. Passionate, focused, a fighter. What happened to you? You’ve gone soft! Stammering about a boyfriend and saying you’re waiting to be inspired. You’re waiting for inspiration? Are you kidding me?! I have a disease for which there is no cure, I think that would be inspiration enough! Listen to me, Meredith. Anyone can fall in love and be blindly happy! But not everyone can pick up a scalpel and save a life. I raised you to be an extraordinary human being, so imagine my disappointment when I wake up after five years and discover that you are no more than… ordinary! What happened to you?!"– Ellis Grey, Grey’s Anatomy
me kap nje trishtim kur mendoi gjyshin, qe s'di cte them, me mungon per dite, ato qe po kujtoia duke lexuar shkrime sa andej ktej ditet kur takonim tek hotel drini, gjyshi (burre i nderuar qe ne koh te zog, e deri kur vdiq) me ka rritur ne moshen me delikate, prinderit punonin jashte atdheut ne ato vite, kshuqe gjyshi e kishte ne kulturen e tij, ne shtepi nuk diskutonte kurre per as edhe me te vogelin problem, un dhe vellai jo shum vite diference e kemi rrespektuar gjithmon kete ligj, dhe mundoheshim me te gjitha forcat te mos grineshim ne shtepi pra e lam te drini, aty un 1 here ne muaj kisha kete takim dreke te detyruar me gjyshin ku do t'i shpjegoia mbi te gjitha si shkon shkolla
ajo qe me eshte ngulit ne tru dhe e kujtoj si sot eshte kur vinin ca jevgj qe kerkonin leke, gjyshi i perqendruar ne gjerat qe un i flisja ja bente me dor qe jo, mirepo aty shikoia gjithmon nje burr plak i bardh ne karroce, edhe ky per te lypyr, gjyshi n'dalonte gjithmon biseden per ti dhene leke, kjo gje me beri pershtypje sepse e shikoia gjithmon, e pyes nje dit, po mire gjyshi ti e njeh ate qe s'i jep lek atyre femive ? jo me tha me ate zerin e qet, njeriu i bardh kur del dhe kerkon lemoshe d.t.th qe i ka kaluar te gjitha te zezat e jetes e eshte nevojtar, e kunderta e jevgjiteve qe e kan per zanat, ku dhe te mallkojne po tu japesh leke... te imagjinosh qe kan kaluar vite e kjo gje vertetohet edhe sot, kudo, jo vetem ne tirane, ne semafore i shikoje marin leke e as faleminderit su del nga goja
Citim:
Po citoj ato që tha erious
me kap nje trishtim kur mendoi gjyshin, qe s'di cte them, me mungon per dite, ato qe po kujtoia duke lexuar shkrime sa andej ktej ditet kur takonim tek hotel drini, gjyshi (burre i nderuar qe ne koh te zog, e deri kur vdiq) me ka rritur ne moshen me delikate, prinderit punonin jashte atdheut ne ato vite, kshuqe gjyshi e kishte ne kulturen e tij, ne shtepi nuk diskutonte kurre per as edhe me te vogelin problem, un dhe vellai jo shum vite diference e kemi rrespektuar gjithmon kete ligj, dhe mundoheshim me te gjitha forcat te mos grineshim ne shtepipra e lam te drini, aty un 1 here ne muaj kisha kete takim dreke te detyruar me gjyshin ku do t'i shpjegoia mbi te gjitha si shkon shkolla
ajo qe me eshte ngulit ne tru dhe e kujtoj si sot eshte kur vinin ca jevgj qe kerkonin leke, gjyshi i perqendruar ne gjerat qe un i flisja ja bente me dor qe jo, mirepo aty shikoia gjithmon nje burr plak i bardh ne karroce, edhe ky per te lypyr, gjyshi n'dalonte gjithmon biseden per ti dhene leke, kjo gje me beri pershtypje sepse e shikoia gjithmon, e pyes nje dit, po mire gjyshi ti e njeh ate qe s'i jep lek atyre femive ? jo me tha me ate zerin e qet, njeriu i bardh kur del dhe kerkon lemoshe d.t.th qe i ka kaluar te gjitha te zezat e jetes e eshte nevojtar, e kunderta e jevgjiteve qe e kan per zanat, ku dhe te mallkojne po tu japesh leke... te imagjinosh qe kan kaluar vite e kjo gje vertetohet edhe sot, kudo, jo vetem ne tirane, ne semafore i shikoje marin leke e as faleminderit su del nga goja
Gjyshi im
Gjyshi im me do. Gjyshi im me fal çdo gabim. Gjyshi im me pret ne heshtje, pa me renduar me peshen e mallit. Gjyshi im me hedh krahun mes bulevardit te qytetit dhe me flet per koherat e largta, atehere kur une ne syte e tije shihja boten, atehere kur ai ne te mite shihte te ardhmen. Gjyshi im eshte krenar per mua; stafeta e tije ne bisedat me miqet jam une. Ne nete te ftohta, gjyshi im me lexon autoret e vjeter franceze dhe ruse; librat e tije plluskojne nga shenimet. Gjyshi im me shkruan ende letra, 10-15 flete,...Gjyshi im s'le rast pa me futur para ne çante, larg syve te te gjitheve-nje zakon i koherave te tije, nje zakon qe une dua te vazhdoj t'i jap sodisfaksionin e kryerjes. Gjyshi im eshte ai plaku fisnik e shtatlarte, me kapelen stil francez dhe kapen hedhur supesh qe i jep nje charm qe s'ndesh shpesh. Gjyshi im me do...ky eshte gjyshi im.
Gjyshi im qe po tretet cdo dite ne kthetrat e kohes. Nje dite gjyshi im do jete kujtimi i se tashmes ne trupin e se shkuares. Nje dite...
Letargjia e dimrit po me perfshin me dhunshem se kurre. Ndjej nje lodhje konstante. Me peshtiros nje ndjenje e tille...
Para tre javesh pashe nje aksident te ndodhte para meje. Isha ne makine duke shkuar ne pune nje mengjes te ftohte rreth dy jave me pare. Ndalova ne kryqezim para se te hyja ne autostrade. Ishte e djele dhe ne cdo kryqezim te madh shihje njerez qe shisnin gazeta dhe ne kete syresh nje meksikan moshe e thyer kishte kapur qoshen. Pashe se si u ul dhe mori nje kopje ne dore dhe u drejtua te kaloje rrugen me vrap. Si duket dikush tjeter ishte vone per ne kishe (e djele hesapi nuk di ku tjeter duhet te jesh me vonese) dhe mendoi qe eshte e arsyeshme te kalosh me te kuq. Nuk po perpiqem te kritikoj mbasi e kam bere edhe vete kete gje disa here, por zakonisht eshte ne oren 4 te mengjesit kur jam duke u kthyer nga ndonje klub. Kete radhe per meksikanin e veshur me bluzen e shkolles sime ajo gazete nuk kishte per tu shitur. Pashe se si shoferi u perpoq te frenoje ne momentin e fundit dhe se si fletet u ngriten ne ajer dhe u shperndane kudo. U trondita, kuptohet dhe bile dola nga makina per te pare nqs mund te beja dicka. Cuditerisht nje polic u ndodh atje ku duhej per here te pare ne historine e forcave blu, ndaj i turbullt dhe duke ditur qe nuk mund te beja asgje ne ato momente u futa perseri ne makine dhe e ngava tutje...
Sot ishte e djele perseri dhe ferkova syte kur pashe meksikanin tim jetegjate tek ngrinte gazeten me nje dore i mbeshtetur ne nje paterice alumini. Semafori si gjithmone ishte i kuq ndaj hapa xhamin dhe nxora nje 5 $ nga dritarja. Erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte gati zvare. Dukej qe ishte goxha i "goditur". Ne fytyre kishte disa te gervishtura dhe dy-tre ngjitesa. Ne koke kishte nje kapuc te zi i cili nuk me linte te shihja nqs kishte ndonje plage tjeter dhe doren e majte e kishte gjithashtu te lidhur. Po vishte nje tjeter bluze te shkolles sime. Ndoshta ishte e njejta, nuk e mbaj mend. Me dha gazeten dhe filloi te kerkoje kusur neper xhepa. I bera shenje qe nuk desha dhe akoma nuk me besohej qe ishte atje. Qeshi disi dhe u largua ashtu sic erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte. Degjova nje buri nga mbrapa dhe pashe qe drita ishte kthyer jeshile dhe ngava tutje...
Dje ju avita disa here celularit derisa vendosa dhe te mora ne telefon. Ktheve pergjigje ne oren 3 te nates kur ishe para shtepise sime. E dije qe isha vetem, i guess. Somehow. Cudi pse me duket vetja meksikan sot? Kam kohe qe nuk pij as tekila.
2010-ta po me lodh qe ne muajin e pare...
Kalon nje nate me zorret e barkut ne dore ku nxjerr 4 here ne koshin e mbeturinave qe mban ne dhome per letra. Ne mengjes do zgjohesh ne 10.00. Ve zilen e celularit ne 10.00. Mbas shume oresh te pagjuma organizmi yt fillon e qetesohet, kohe per te pushuar. Dhjetes i duhen dhe 3h. Ke dite te tera qe ke bere e-maile. Ke dite te tera qe s'humbet celularin nga xhepi, fle me celularin ne anen e krevatit ku fle me teper. Koha kalon...Zilja e celularit bie. Kap celularin me sy mbyllur duke menduar qe eshte 10.00. E disaktivon. Ve koken ne jastek per pak minuta me teper gjume. Degjon nje zile te dyte, ajo e voicemailit. Sheh oren, 09.45! C'zile disaktivove?! Hidhesh 1m ne ajer pasi kupton qe ke mbyllur telefonaten qe prisje me dite. FUCK!
Reloaded
E pastaj ti me fshihesh ne notat e nates, duke nxjerre dufin e deshirave te dites. Me syte prej qelqi te thyer nga ajo qe s'qe asnjehere pjese e jotja, nderton ura te reja drejt nje bote iluzive.
Ky s'eshte nje postim tjeter mbi dashurine!
E keshtu...dhe ajo e shtune me gjeti bashke me dashurine e jetes time ne nje restorant te vogel te qytetit. Ndersa jashte ngadale po ndryshonte temperatura, brenda ishte nje çeshtje tjeter. Nen driten e qiririt po shijonim ushqimin, veren dhe njeri-tjetrin.
Te pakten kete mendoi kamarieri.
Kamarieri, nje nga ato tipat qe te vertitet gjithe darken perreth per te kollofitur bakshishin por qe kur i nevojitet tavolina te jep llogarine ne tavoline pa hezituar. Nje burre qe gjithe darken sillet e peshtillet ne shaka qe askush s'i kupton por qe pjaten ia servir personit te gabuar. Nje burre qe s'le llaf pa perdorur per te te shitur dhe nje shishe vere por kur i nevojitet broka e ujit, s'heziton te ta mbushe goten deri ne derdhje. Shkurtimisht, nje kamarier italian nostalgjik per vendlindjen e tije, ne nje restorant vendas.
Loja e tije e fjaleve e pare u shoqerua me nje te qeshur time qe shkundi tere restorantin me decibelet e saje. Mendoja qe ai do e kuptonte qe aludimi i tije ishte i gabuar. Gabimi im i pare i mbremjes. Zoteria e kaptoi si nje sinjal timin per te vazhduar shakate mbi mua dhe te dashurin tim te supozuar. Me siguri mendoi qe duhet te kem qene shume e lumtur me fjalet e tije.
E keshtu zonjusha "qe fliste gjuhen vendase"(une dmth) filloi te bombardohej me fjale te tipit"zgjodhen te dashuruarit menyne e darkes?" ose "Zonjushe, sa te lumtur qe dukeni". Kamarieri ishte ne qejf.
Ne te vertete po darkoja me mikun tim te mire anglez qe kishte ardhur te kalonte fundjaven ketu. Por tani qe u promovua ne te dashurin tim, pritej nje sjellje komplet tjeter nga ai. Asaj nate u katapultuam me dekada me pas ne kohe, ne rolet femer-mashkull.
Keshtu kamarieri i zgjati mikut tim karten e veres ne supozimin qe ishte mashkulli qe do zgjidhte veren. Me tutje isha ajo qe mund te shijonte e para pjaten qe mu servir me nje interval kohor te ndjeshem nga miku im. Por s'perfunduam me kaq, ne momentin kur duhet te benim porosine askush s'me drejtoi shikime mua por vetem mashkullit te tavolines.
Mbas dessertit sfera ndryshoi komplet. Kamarieri s'kishte me kohe per shaka pa shije, por mundohej te na hiqte sa me shpejt qafe nga restoranti. Llogaria na u servir pa e kerkuar, kafese s'i ndjeme as eren. Para deres qendronte nje grup i ri miqesh duke shikuar brenda plot padurim. Shkurtimisht, duke na kerkuar qe t'ju lironim vendin.
Sapo dolem jashte, u ç'promovuam nga statusi i te dashuruarve. Nates tjeter kur hyme ne nje restorant tjeter, pashe plot hezitim kamarierin, por fatmiresisht kesaj here asnje shaka e hidhur, ushqim i shijshem dhe llogarine ne momentin kur e kerkuam vete.
Dhimbje koke presioni barometrik
Nata e dyte me dhimbje koke gati konstante. Trupi i njeriut eshte kafshe e çuditeshme; ambientohet dhe me fenomenet negative duke reaguar dhunshem ndaj çdo ndryshimi. Ky sensitivitet po me heq cdo energji, po me zbras. Kam filluar gati te ndjej enet e mia te gjakut qe zgjerohen e ngushtohen nga ndryshimet ne presion barometrik. Ndjej deshperimin e receptoreve te mi qe humbasin fillin; ndjej meshire e deshire per t'i ngushelluar siç bejme me nje femije. Kam filluar te ndjej, e nganjehere gati te prek, fillimet e nje migrene te re.
30 grade celcius jashte. Une brenda me sy te erresuar.
Oh, joy!
Mbaj mend qe çdo gje nisi si nje budallek adoleshencial: gjendur ne nje pjese te bregdetit te izoluar nga shikimet, 5 e mengjesit, arritur t'i shpetoja vemendjes te njerezve me te cilet isha e supozuar te isha, hequr rrobat dhe zhytur ne freskine e ujit. Fundi i botes ajo lakuriqesia mengjesore e ndaluar, ndjesia sikur prek lirite ekstreme...Para pak diteve, ndersa gjendesha ne te njejten situate, po qeshja me veten. Prekje lirish ekstreme...Ahh! Me mungon intensiteti i ndjenjave te asaj moshe.
Nonsense!
Mendova thelle,
Ti doje me thelle,
Harrese e vetmuar, pa thellesine tende.
Zgjidhur.
Mendoj me thelle, une.
Ashtu siç doje, ti.
***
Ndjenja te tjera nga keto sillen e peshtillen me shpesh. Pse? Nese mendoj te kaluaren time ajo pyetje s'ka shume kuptim. Gjate javeve te tera koka ime do mbahet drejt para se te perkulet nga melankolia.
Muajt nuk do mjaftojne per ta gelltitur.
Shenja te qarta inati.
Lotet(te kujt?) te pavleresuar, qe kullojne neper buze, nuk ofrojne nje zgjidhje. Kuajt tundues, te rrezuar nga gomeret ne krizen e meso-jetes, vazhdojne te klithin.
Da(/-e)shu(/-i)ruar.
Je ne parlerai pas, je ne penserai rien :
Mais l'amour infini me montera dans l'âme,
Et j'irai loin, bien loin, comme un bohémien,
Par la nature, heureux comme avec une homme.
Spaghetti alla puttanesca!
Shoqen time e kam admiruar perhere. 7 vjete studime bashke, vetem per t'u ndare ne saje te specializimeve te ndryshme, me siguri kane lene gjurme ne te kaluaren tone shoqerore. Ajo eshte nje vajze e gjate, e holle, simpatike, me floket qe i bien ne sy gjithe kohes. Jam munduar shpesh ta bind qe ai model flokesh nuk bente asgje per fytyren e saje fine, por ajo vazhdon te shtremberoje syte nen balluke. Eshte njeri i brishte, pa grimcen e djallezise. Skuqet me shakate e mija te kripura e pakripura, ndryshon gjitha ngjyrat e ylberit me fjalorin tim prej kamionistet.
S'ka pasur asnjehere fat ne fushen sentimentale, edhepse eksperiencat e saja kane qene te shumta. Une ia kam lene perhere pafajesise te saje; nese disa femra perdorin djallezine pozitive per te paraprire zhgenjimet, duke limituar eksperiencat, ajo s'ka asnje arme mbrojtjet ne kete drejtim.
Takohemi shpesh me te, ne fakt eshte me teper ajo qe merr mundimin per te shkurtuar distancen e ardhur gjate drekes tek puna ime. Ashtu ishte dhe para pak javesh. Kesaj here kisha ftuar dhe 3 miq te tjere. Me dy prej tyre kishim bere dhe te mesmen bashke.
Me gjithe çiltersine e saje ajo na kishte treguar per ate çunin simpatik qe i ishte afruar kohet e fundit, qe per me teper e njihnim te gjithe ne forme siperfaqesore. Materies primare s'kishe c'ti shaje por kur vinte puna tek paketimi i saje mund te lindnin dyshime mbi ate çfare pasqyronte karajfili ne fjale: llastiku alla footballist ne floke, ca rroba qe ulerisnin"jam ende ne epoken e gjimnazistit" dhe nje qendrim me nje vete-besim te tepruar. Casanova-in-da-house.
Atmosfera ne tavolinen tone tashme ishte ngrohur mire. Kishim tallur te dashuren e A. Kishim folur per eskapadat e tjetrit. Ishte ironizuar mbi gjendjen time.
Cuni 1: He, si e ke admiruesin? Mire e ke?
Ajo: S'mund te rrish ti pa u marre me punet e te tjereve.
Cuni 1: He pra trego, si ben kjo. Une sapo dhashe nje permbledhje te detajuar te nates time te eger.
Ajo, me nje pamje hezituese dhe duke tretur syte ne tavoline: Me ka marre ne telefon dje per te me ftuar per darke tek shtepia e tije te shtunen. Do gatuaje ai vete spaghetti...
Une: ...alla puttanesca? Sepse ti e di qe gjate nje te shtune ne darke, tek shtepia e tije, te ka ftuar per spaghetti alla puttanesca...
Per nje moment zoteron heshtja ne tavoline, pak sekonda me pas degjoj nje ulerime te qeshurash qe vazhdoi per disa minuta me radhe.
Ajo: E. mos e paragjyko! Se njeh FA-REEEEEE! Ai do te kalojme pak kohe bashke. Asgje me shume. Ti mendon qe ai eshte tipi qe ne takimin e dyte...? Uuuuu, sa gabim qe jeeeeee.
Une: Ah, po ku e paske vene re tere ate moral superior tek ai? S'ka para i shkreti te paguaje nje pjate spaghetti diku ne nje restorant? Nese do vertete te hash spaghetti alla puttanesca atehere bisede e mbyllur por s'po ma jep ate pershtypje...Aq me pak me ka lene pershtypjen ai qe di te gatuaje gje tjeter.
Nderkohe te qeshurat buçisnin akoma ne sfond. Ishin skuqur e enjtur duke qeshur. Ne syte e mikut tim perkrah mund te shihja dhe ca lote, me siguri jo te shkaktuar nga trishtimi.
Nje jave me vone.
Se kisha degjuar akoma nga dreka jone e fundit. Kisha degjuar ca fjale tek-tuk nga miqet por s'kishte marre akoma ne telefon.
B. vjen shpesh ne zyren time, ne çdo pauze qe ka. Ashtu dhe asaj dite po rremonte me fotografite qe kisha vene mbi tavoline. Degjoj nje te trokitur ne dere. Pa pritur pergjigjen shoh koken e saje me nje buzeqeshje.
Ajo: Shqetesojjjjjjj?
B.: Posi, posi. Rri aty ku je se je mire.
Ajo qesh. B. qesh.
Une: si je?
Ajo: Mire. Mire. Pune...Asgje tjeter.
Une: Bukur.
Ajo, mbas nje pauze: E sa per ate takimin...kishe te drejte, na kishte gatuar spaghetti alla puttanesca.
B. ia nis serish nje te qeshure histerike. I bashkohem dhe une. Toni i saje i zerit ndillte te qeshura te tilla.
))))lol je shume realiste. Gjithesesi vazhdon ta ruash me shume sesa kurre feminitetin
ne te shprehur. ka raste qe te kam zili. Kenaqesi te te rilexoj. Ja vlen!
Na mbyten bythet e konstipuara nga sindroma e privacy-se. Bythe qe s'kane mesuar asnjehere te dhjesin ne forme te drejtperdrejte por duhet te bejne dredharatje bytheçarese qe te arrijne ne te njejtin rezultat.
Mgjth bukura e ketyre bytheve eshte qe te gjitha, heret a vone, iu duhet te ulen mbi hemorroidet e mendjes te tyre. Humbasin interesin e njerezve dhe njerezit iu distancohen. Bythe te mbetura ne shoqerine e bytheve te tjera poaq te konstipuara, duke ruajtur njeri-tjetrin ne fshehtesi se kur do dhjese.
PS Eria, flm zemra. Me behet qejfi qe te rilexoj.
Park atraksionesh!
C’eshte dashuria? Perse i duam njerezit? Per aftesine e tyre per te integruar gjera te reja ne qenien e tyre? Per bukurine e tyre? Per…? Pra dashurojme kualitetet e nje njeriu? Jo, ketu ke nje keqkuptim themelor, i dashur lexues. Me jep doren te te ofroj nje toured guide mbi ate çfare dashuria eshte. Ndoshta dhe duhet te lexosh Dino Buzzati, e ne kete rast mund te pyesje veten: nese dashuria bazohet mbi kualitetet e nje njeriu atehere si eshte e mundur qe Dorigo bie ne dashuri me ate nje vajze pa kualitete? Dashuria e vertete thekur-thekur, i dashur lexues, eshte nje fatalitet. Eshte fenomeni qe te ben t’i biesh kunder asaj qe ke njohur, asaj qe ke besuar dhe te humbasesh aftesine per t’i rezistuar. Nese s'ke perjetuar fatalitetin, s'ke perjetuar dashurine.
Po atehere, nese kjo dashuri s’prehet mbi kualitete ne çfare duhet te prehet? Ke menduar ndonjehere qe mund te prehet mbi ate rroben qe ti ke fabrikuar gjate neteve hormonale, amplifikuar me thurjet e deshirave te njerezve te afert, duke ia atribuar bythes qe sipas syzeve te realitetit tend te duket me e pershtateshmja? Ndoshta thjeshte mbulojme me nje mantel iluzioni njeriun ne fjale. Nuk e di nese mban mend heren e fundit, i dashur lexues, kur i ke thene vetes qe nje femer mund te te ndryshoje jeten, qe mund t'i hedhe nje shtrese akulli siper qenies tende duke e nxjerrur nga ajo qe ishte. Kushtoji pak me teper vemendje fenomenit te kristalizacionit, i dashur lexues.
Pra, dashuria na qenka nje dukuri e shkeputur nga kualitetet e njeriut ne fjale, i dashur lexues. Dashuria nuk na qenka park atraksionesh apo nje sfide nder-partneriale se kush do mbaje me teper sekrete ose kush do defreje me gjate. DASHURIA ESHTE CLIRIM. Nuk eshte dhjerje e ngadalte nga frika se do te te duhet te lirosh banjon po nuk zgjate dhijasjen. Ka njerez, i dashur mik, qe faktet evidente(si psh. nr. e kembes ose adresen e shtepise)e shohin vetem si nje barriere qe duan ta kalojne sa me shpejt per t'u ndeshur me esencen. Po, po, me esencen.
Mgjth, i dashur lexues, une te uroj te perjetosh nje dite fenomenin e çlirimit. Te zgjohesh nje mengjes dhe te kuptosh qe, edhepse ke thene çdo gje, ti je i dashuruar. Pa kushte. I zhveshur nga kompleksitetet. Ti, ne brishtesine tende te plote.
Mendim çasti
C'privilegj tere ajo kohe e konsumuar ne masturbime mendore, kjo e gjitha ne misionin e shenjte per te me ndriçuar me multifokusimin e tyre te supozuar. Gjynah qe mendjet qe vuajne nga kapslleku patologjik s'kane kuptuar akoma qe kane humbur efektin; komente shterpe, me arsye poaq shterpe, qe shpresojne te nderzehen me pak reagime emocionale ndaj asaj qe pjellin. Kam filluar madje te pyes veten shpesh se pse tere ajo nevoje per te shkaktuar diçka tek une, qofte dhe nje reagim negativ,...
Por serish, s'duhet te deshperoheni; prania e ca groupies qe po iu plasin vezet per pak masturbime verbale fjalesh qe tingellojne bukur, duhet te iu nderzejne egon virtuale, te pakten momentalisht.
Mbasi gishtat e tkurrur prekin per te disaten here bravon e deres, kupton qe lumturia eshte nje burim boshlleku. E me pas... s'te ngelet gje tjeter veçse te terheqesh trishtazi valixhen brenda, me syte e xhamte te perthyer nga ndjenja e acarte qe te ka kapluar, e me pas...me pas te gjesh forcen te rikapesh fillin. Aty ku e ke lene. Mes zemrash qe jeten e kane vene ne pauze, por kesaj here jo vetem ne forme figurative. Te prekesh zemra, t'ju japesh nje shprese te re, s'eshte mision i lehte, signorina. Por, ne fund, do rigjendesh me zemren e vetme qe te perket, ne pragun e shtepise, dhe do celebrosh momentet qe po te bejne te jetosh ne apne.
Mire se erdhe, signorina. Mbaj frymen gjate nje pauze tjeter, momenti i replay s'do zgjase te vije.
Kishte kapur pleshti dashnore. Me e bukura e kesaj historie eshte qe pleshti iu largua komplet botes femerore, madje pa harruar te leshoje nje fraze te tipit"sa te çiftezohem, s'kemi per te komunikuar me". Qellimet e pista te pleshtit ndaj cdo femre qe i jepte nje kohe minimale ne bisede kishin marre kembet. S'kishte kuptuar femra e shkrete qe pleshti komunikimin e shihte vetem ne funksion te çiftezimit. C'bote e cmendur. Ne fund pleshti, mbasi lepiu shputat e kembeve te femrave qe s'mund te kishte, u çiftezua ne proporcion te drejte me kapacitetin e tije mendor. Epo...urime, pleshto, nje gje admiroj tek ty: introspeksionin per te dalur ne perfundimin qe nganjehere njeriu duhet te synoje shume me poshte.
Kush eshte ky personazhi mi
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.