Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
nuk kam pas guxim ta shikoj kete film
ah Bionde.., me mire nuk po flas...
Citim:
Po citoj ato që tha agata
ah Bionde.., me mire nuk po flas...
After Dark, My Sweet (1990)
Film psikologjik me regji te mire dhe kende xhirimi te menduara. Nuk duket si film i prodhuar 20 vjet para. Aktori pastaj luan shuuume mire (Jason Patric). Kontrollova karrierat e tyre dhe çuditerisht nuk kane bere filma te famshem. Regjizori ka bere videot e Madonnes ne vitet '80, aktori filma te panjohur. Bohhh... ne kete film eshte shume i zoti.
Vicky Cristina Barcelona (2008)
Film i Woody Allen. Nga ana teknike s'ka asgje te veçante: pamje standart, kende fikse, etj. Ka nje skenar interesantm por nuk eshte i besueshem shumicen e kohes. Regjizori ka gabuar aktorin qendror, sepse ky ishte çelesi per ta bere filmin e besueshem. Rezultati: film tipik grash qe gjoja flet per sentimente, por sentimentet nuk dalin gjekundi.
Po pse Match Point qe e bejne si kryeveper eshte me i besueshem?
Per aktorin jam dakort. E urrej kete menyren e domosdoshme qe te beje figuren e latin lover e qe si reziston njeri. Me frymezon vec nje antipati por ndoshta jam e influencuar dhe nga filma te tjere qe i kam pare Carne tremula e L'amore ai tempi del colera i padurueshem.
Une s'do ta quaja film grash ama e aq me shume sentimental,po te lehte per te kaluar kohen e ironik. Kolona zanore eshte shume e bukur. Ne fund te ngelet idea qe zemra spostohet nga ti doje qejfi e te duash ta kuptosh pse ndodh eshte humbje kohe.
angeli e demoni
vazhdim i kodit da vinci... i njejti regjisor i njejti aktor
me pak fjale, kishen katolike nuk e drejton papa e as vatikani, por sekte prifterinjsh te vegjel, po njesoj siç drejtohet edhe bota sot
dhjaksat e sotem (besimtaret) qe quhen sot njerez jane krijim i ketyre prifterinjve... keta linden mitin zot per ti futur te gjith njerezit ne nje thes, ti faleshin te gjithe (te pasur e te varfer, trima e frikacake) te njejtit zot.
rilindja italiane me driten, kulturen e shkelqimin e saj e ngriti njeriun perseri ne lartesite e vjetra te epokes greko-romake... kjo periudhe e barazoje njeriun me zotin, per nga bukuria fizike, forca e karakterit, intiligjenca sidhe krijimtaria artistike.
prandaj them qe i iluminati (te ndriçuarit) ishte e pamundur te besonin ne zot (galileo galilei nje nga te shumtet)
pas epokes se rilindjes, bota u zhyt ne ate te inkuizicionit, ku per me te voglin mendim ose ide te kundert te fusnin hellin e te piqnin si mi.
E frymezuar nga nje teme e Agates mu kujtua ky filmi. Njerez qe perdoren nga njerez si kafshe eksperimentale.Shikoni ku mund te pefundoje nje eksperiment krejt i parrezikshem,pothuajse si loje filloi,si argetim..
Das Experiment
edhe nje tjeter per ata qe i kane qef eksperimentet
The Wave
Jane filma gjerman te dy por ia vlejne te shihen.
Citim:
Po citoj ato që tha erious
pas epokes se rilindjes, bota u zhyt ne ate te inkuizicionit, ku per me te voglin mendim ose ide te kundert te fusnin hellin e te piqnin si mi.
Para pak ditesh me rastisi te gjeja ne librari "A voce Alta",liber i Bernard Schlink,as 200 faqe.E per kete me vjen keq,nje histori me e detajuar do ta kisha shijuar me teper(natyrisht jo detajet per te rritur! ) a nuk e di,kisha pershtypjen se ishte shume i shkurter si liber!
Pasi e mbarova pata idene gjeniale te shikoj filmin! :S
Ne pak fjale eshte historia e dashurise mes nje 35 vjecareje me nje te kaluar te fshehur dhe nje 15 vjecari,ne Gjermanine e pas luftes se dyte boterore.
Kot ta them qe s'me pelqeu si libri,edhe pse shume mund te cilesojne librin si te merzitshem,m'u duk e kunderta.
Skenarizimi dhe historia ne pergjithesi ishte realizuar deri diku besnik ndaj librit,por mungesa e nje zeri tregues e ben ate te pa kriposur.Te pakten do te kishte kompensuar dialogjet e dobeta.
Nje note pozitive ja jap zgjedhjes se aktoreve kryesore:Kate Winslet per rolin e Hannah,David Kross e Ralph Fiennes(Aktor i perkryer por mos i jepni role ku duhet te qaje) ne rolin e Michael,adoleshent dhe te rritur.
Nese nga libri pasqyrohet pakez me teper "akuza"(e dobet,por gjithnje e tille,si te ishte thjesht nje sfond i ngjarjeve) ndaj fajtoreve te Olokaustit,gjithe ajo gjenerate prinderisht,mesuesish e punetoresh qe dinin apo pane apo heshten dhe liria per tu distancuar nga ata nga gjenerata pasardhese,ne film bie ne sy me teper aspekti romantik i ngjarjes.
http://www.youtube.com/watch?v=sFd488Dg0KU
Regjizori i The reader ka bere 2 filma qe mua me pelqejne goxha Billy Eliot e The Hours. Ka nje karakteristike ne veprat e tij, nderthur dramat private me dramat e shoqerise e gjithe kjo pa qene te ndara mes tyre e invazive me njera tjetren. The Reader e pashe kur doli ne kinema megjithese nuk me entuziasmoi aq shume prape kemi te bejme me nje film qe ia vlen. I vecante ndoshta dhe pse historia e librit (se kam lexuar po mesa me kane thene) e ndihmon shume si skenar. Personazhi kryesor ndoshta ben ate qe nje komb si Gjermania se ka bere akoma e qe dmth te perballet me te shkuaren e saj e ta pranoje. Kate Winslet si gjithmone arrin te te beje per vete ndersa R.Fiennes eshte vec kontorno qe te duket bile dhe i tepert.
Do isha kurioze te lexoja librin per te bere krahasimin.
Shark Hunter
Qe ne titull mund ta krijosh nje ide te pergjithshme per ate se cfare te pret ne vazhdim ,por s'ma mori mendja se do ishte aq kot si film. Filmi fillon me udhetimin ne anije te nje familje, e cila naten permbyset nga sulmi i nje peshkaqeni dhe si per mrekulli djali i vogel i tyre 11 vjecar shpeton. Normalisht i traumatizuar nga ajo c'kishte pare dhe perjetuar djali rrit brenda vetes nje ndjenje hakmarrjeje e cila do te permbushej vetem nqs do arrinte te bente te njejten gje peshkaqenin prehistorik, pra ta zhdukte. Nje koincidence do e bente ate anetar te nje ekuipazhi te nendeteses "August" e cila do te perballet dhe ajo me peshkaqenin prehistorik. Nje traume ,nje jete e frustruar vetem nga ndjenja e hakmarrjes qe perfundon me vdekjen e vete personazhit kryesor , i cili futet me mininendetesen e tij ne gojen e peshkaqenit ne menyre qe shperthimi ta vriste ate , pas deshtimit te shume perpjekjeve te bere nga ekuipazhi i nendeteses. Filmi duket sikur eshte bere me ngut, skenat qe ne fillim jane te prera, te paqarta , nuk te krijojne nje linje kronologjike mendimi, sepse ata priten. As kolonen zanore nuk po e gjej ne YT , dhe nuk eshte ndonje cudi.
An american crime
Keni shku dem qe sjeni bo te gjith regjizora :p
Te pelqen futbolli Peter?
Revenge
Shejtone po ky eshte i fundit qe paske pare...shpresoj jo per here te pare ! Une e kam pare ketu e 15 vjet ago
I bukur,edhe se zemra vertet s'komandohet dot,po prape edhe mikut qe te ka ftuar ne shtepi nuk i merret femra kshu,pa te keq fare
Ka qene vertet i ri e ne forme kevin ketu ....tani gjynah,s'merret vesh se nga na ka humbur
Alias La Finestra di Fronte
Sopo po e shikoja, film qe e kam pare edhe here te tjera... Me duket interesante...
Ky film ka fituar cmimin e Globit te Kristal ne festivalin internacjonal te filmit, ne Karlovy Vary.
Realise nga : Ferzan Ozpetek
Me aktore : Giovanna Mezzogiorno, Massimo Girotti, Raoul Bova, Filippo Nigro, Serra Yilmaz, Maria Grazia Bon, Massimo Poggio, Ivan Bacchi...
Hera e dyte qe e shoh si film ne fakt ,por meqe mbreme isha mik diku e nuk isha une padrone e pultit u detyrova ta shoh edhe nje here. Gjithsesi nje thriller intresant me nje teme qe shpesh na zgjon ndjenjat e hakmarrjes e cila behet motivi kryesor i jetes sone.
Payback ( Shpagimi )
Music by: Chris Boardman Vs Moe Jaff
Le fate ignoranti
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Sopo po e shikoja, film qe e kam pare edhe here te tjera... Me duket interesante...
Ky film ka fituar cmimin e Globit te Kristal ne festivalin internacjonal te filmit, ne Karlovy Vary.
Realise nga : Ferzan Ozpetek
Me aktore : Giovanna Mezzogiorno, Massimo Girotti, Raoul Bova, Filippo Nigro, Serra Yilmaz, Maria Grazia Bon, Massimo Poggio, Ivan Bacchi...
Tek ky fragmenti lart aktoret me duken goxha fallco. Sidomos Accorsi ngjan shume i papjekur. Ose ndoshta pelqehet vetem heren e pare dhe pastaj duket perserites. Dhe hera e pare per mua ishte Radiofreccia. Edhe tek Romanzo Criminale ka dale mire.
Castellito thote: "Mos aktero asnjehere gjene e pare qe te vjen ne mend. Aktero te dyten apo te treten. Do dalesh me origjinal."
Duhet pare i gjithe filmi e konteksti i skenes keshtu e marre me copa eshte si puzzle. Pastaj jane dhe preferenca une psh e pranoj qe influencohem nga antipatite personale e kur nje aktor/e s'arrin te me hyje ne zemer mund te jete me i miri ne bote por s'do ta pelqej dot.
Orphan ( 2009 )
Interesant si film , me kane pelqyer aktoret , sidomos Ester ( Isabelle Fuhrman ) dhe Maksine, vajza e vogel bionde shurdhmemece e cila nen heshtjen e saj te detyruar nga kercenimet e Ester ajo gjendet gjithnje ne momentin e duhur per ta ndaluar Esterin te lendoje familjen e saj. Dhe normalisht figura e nenes , e cila e parandjen rrezikun qe i kanoset femijeve te saj , shfaqet si nje "heroine" qe lufton deri ne fund.
Filmi eshte i realizuar mire dhe ka pika qe te le te dyshosh dhe t'i japesh "ti"ngjarjes nje drejtim ; si psh, momenti kur adoptuan Ester ,apo kur Ester eshte me shume e atashuar me "babain"adoptiv etc etc.
Gjithsesi , mbreme nen shterngaten e shiut, bubullimave dhe vetetimave ,ky ka qene filmi horror me i pranueshem qe mund te shihja, se nuk trembesh dhe aq shume.
Muzika : John Ottman
Hostel
Destinacione fatesh njerezore qe ndryshojne drejtim 360 grade, mistere,seks, vrasje, kurthe, frustrime, patologji , psikopate te cmendur qe shfryejne instiktet e tyre te vdekjes mbi njerez qe e duan jeten dhe qe kerkojne vec te jetojne, te defrehen dhe te perjetojne eksperienca te reja.
Gjithsesi edhe pse mbart nje mesazh, filmi ka pasur momente qe me ka detyruar ta kaloj. Por me pelqen fillimi i filmit, ajo fershellima qe behet si lajmetare e vdekjes , si nje e keqe qe pret te kanoset.
Dhe me vjen inat se ka pasur momente ne film qe eshte folur gjermanisht dhe une filmin e kisha pa perkthim..
Human TRafficking (2005)
Film televiziv me Donald Sutherland.
Ma kishte kapur syri fundin ca kohe me pare, por tani e pashe komplet. Eshte film shume i bukur mbi trafikimin e femrave, perdhunimet, rrahjet qe i bejne per ti bindur te prostituohen.
Ndonjeri kujton se eshte gje e rralle ose e shpikur, por une e di qe keto jane 100% te verteta. Ne Vlore e Fier kane ndodhur krime e perdhunime me kile. Femra moldave e shqiptare qe futeshin ne dhome me 5-6 meshkuj qe "i fillonin". Meshkujt qe i kane bere jane akoma te lire.
Film i forte dhe dinamik. Montazh ritmik me skena qe te realizuara shume mire. Film qe te le me qime ngritur nga sikleti...
Gjendet komplet ne youtube. Kjo eshte nje pjese ne mes.
ca filmash shef o Faje i bukur thote ... subjekti trafikim perdhunim gra te dhunuara pfffff
une morra ket dvd-ne sot por po e shof neser... sot sme la dhimbja e kokes me e pa
Inglorious bastard
i kane bere shume reklame thashe ta shifsha mos ngelja injorante :p
untime: 89 mins
Genre: Foreign Films
Synopsis: In his second feature film, director Ziad Doueiri (WEST BEIRUT) takes on themes of race, religion, youth, and sexual bravado. Based on a controversial novel purported to be a 19-year-old Arab's actual diary, this hormonally charged coming-of-age story is set in a dingy, ethnically mixed slum of post-9/11 Marseilles. When we meet Chimo (Mohammed Khouas), he is a self-described loser intent on hanging around with his slacker friends instead of pursuing his talent as a writer. But when Lila (Vahina Giocante)--a 16-year-old Catholic seductress--moves into the ghetto with her crazy, perverted aunt (Edmonde Franchi), she stirs something in Chimo and his depressing community with her angelic face, blonde hair, and impressively lewd language. While Lila will do no more than taunt the rest of the local men with her assets, she singles out Chimo and initiates him into a world filled with sexual desire. In fact, it is on their very first meeting that Lila offers Chimo a peak up her skirt, an invitation made even more appealing by her proclivity for not wearing underwear. By turning a thing as simple and seemingly innocent as a bike ride into a sexual escapade, Lila helps Chimo to see the world in a new way. As Chimo narrates his way through Lila's relentless advances and elaborate sexual fantasies, tension between him and his friends builds to a chilling, inevitable climax that reveals everyone's true colors. From one of its strangely breathtaking opening shots (the camera pans upward as the gloomy alley between two soiled apartment buildings is interrupted by a clothesline's bright hues) to its last, LILA SAYS draws the viewer in with camerawork as seductive and beautiful as its title character.
Starring: Vahina Giocante, Mohammed Khouas, Karim Ben Haddou, Lotfi Chakri
Director: Ziad Doueiri
P.S: Kerkoj ndjese qe po postoj ne gjuhe te huaj! Gjthsesi,filmi eshte shume i bukur,edhe per moshen mbi 18 vjec!
Sa bere copy-paste, pertoje te shkruaje du fjale nga mendja jote?
Yeahh,pertoja
Ok,filmi ruan nje balance te perkryer midis erotizmit,romatikes edhe dhunes. Vertete nis me ngritjen e fustani te Liles,por perfundon edhe thekson konture te rendesishme mbi natyren njerezore.
Per me shume,eshte kjo video tjeter me permbajtie adult:
p.s: Di qe eshte i dubluar edhe ne italisht,kshq go for it Edhe po e gjete linkun (edhe kushdo tjeter),te lutem publikojeni ketu,pasi une e ktheva DVD-ne
Ouuu,edhe ti e paske pare kete filmin ....ca koicidence !!
E kam pare dhe une para ca muajsh,nuk me la kushedi se ca mbresash por sdq film i lezetshem !!
Midis shume temash,trajton dhe temen e veshtire te integrimit te imigranteve magrebine ne shoqerine franceze,kontrastet,raportet me vendasit,menyrat e ndryshme e te parit te seksit...paragjykimet kundrejt nje femre me te kaluar jo tamam prej virgjereshe,edhe se ne fund dihet qe kush fiton gjithmone,eshte dashuria e cila s'njeh kufinj rracial !!
Kur u ndane pasi ajo iku,me erdhi vertet gjynah per ate tipin,sidomos tek ajo skena kur ulet tek oborri e qan i shkreti ....skene prekese
Ne fund,mbyllja me kujton disi Will Hunting (Genio Ribelle) ...merr autobuzin e niset drejt saj
Une e kisha shkarkuar me torrent nga Pirat Bay,po e pashe dhe pastaj e fshiva pasi me zuri dhe ate cik vend te lire qe me kish ngel ! Ishte italisht ! Nuk e di nese eshte akoma atje,tek Pirate Bay, sdq nese s'eshte,mund te behet nje kerkim, "Lila dice torrent" e mund te dali ne ndonje sit tjeter te ngjashem me Piratin !
1-Flm per pershkrimin me detaje,se me terhoqen veshin
2-Une po dua t'a rishikoj ne italisht,me thane qe shijohet shume me ndryshe,po gjekundi se e gjej. Po provoj njehere keto te dhenat e tua,po qellova ne shenje do postoj shijen italjone
Te mira!
Nuk e di sa e dhene je pas komjuterit,une per vete jo dhe aq por gjithsesi nese do te duhej te shkarkoje me torrent,me para duhet te shkarkosh nje program qe quhet Vuze (me para quhej Azerus), te pakten une kete kam shkarkuar. Eshte gratis dhe s'te ha shume kohe ! Pasi e ke shkarkuar,mund te shkarkosh filma me torrent nga site te ndryshme si ai qe te permenda (sado qe ka pak filma italisht) por edhe nga te tjere ...ka goxha !
Klm dhe ti,ciao !
Dy dite kerkime edhe asgjekundi se gjendej italisht:aha :aha
Hmmm...s'paske kerkuar si duhet me duket
Un sapo u futa tek pirati e gjeta direkte ....por per tu futur eshte me mire te kerkosh me google, "pirate bay", se nese kerkon me www.piratebay.com nuk ta hap,ose edhe nese ta hap,te kerkon rregjistrime e budalleqe ! Per ti rrene shkurt me mire futu nga google !
Por po ti thjeshtesoj akoma me shume gjerat,po i bie shkurt e po te jap 2 linke ! Por sic te kam thene edhe me lart,nese nuk ke shkarkuar me para me torrent,te duhet te istalosh nje program qe quhet Vuze (http://www.vuze.com/) !
Ketume poshte ke linket,beji copy-paste !
http://thepiratebay.org/torrent/457...p.XviD-Republic[volpebianca]
http://thepiratebay.org/torrent/507...iD-Republic.avi[italytracher.inf
Une me sa mbaj mend duhet ta kem shkarkuar nga volpebianca pasi kam shkarkuar dhe filma te tjere prej saj! Por kam frike do kesh probleme me shkarkimin,ne kuptmin qe ka kaluar goxha kohe nga momenti kur e ka ngarkuar (upload) personi me nickname-in volpebianca,dhe ndoshta e ka pezulluar apo hequr fare,plus me sa shoh paska dhe pak seed!
Nejse,provoje njehere,ske c'humbet ..fat te mbare
Me sa po shoh,volpebianca paska nderruar nick ne ivanone,por s'ndryshon gje,njesoj eshte
Taken
Directorierre Morel
Runtime: 1 hr 33 mins
Ka me shume se nje muaj qe e kam pare kete film,ka permbajtie shqiptare ne te gjithin. Kim,nje adoleshente 17-vjecare niset ne France me nje miken e saj,aty behet pre e nje bande shqiptare e cila trefikon femra te reja. Keshtu nis historia,e ndiqet nga perpjekiet qe Bryan (babai edhe njekohesisht ish punonjes i CIA-s) ben per te shpetuar vajzen e tij. Eshte goxha interesant,edhe jep nje panorame te mire mbi 'trimat' tane neper bote.
P.S: Roi,uroj te jete film i ri per ty ne menyre qe te laj borxhin!
INGLOURIOUS BASTERDS
Film interesat per vete tematiken qe ka ,por me la pershtypjen sikur ishte bere me "ngut". Skenat jane te "prera" ,te shkurtra, vete filmi ndahet ne kapituj. Fillon me vrasjen e nje familje cifute nga nje kolonel gjerman nga ku shpeton e gjalle Shoshana, hakmarrja e se ciles do t'i jepte fund jeteve te shume gjermaneve brenda kinemase se saj. Pjesa e fundit e filmit me pelqen shume ,sidomos pjesa e diegies se kinemase kur Shoshana thote: " - Kjo eshte hakmarrja me fytyre cifute".
ps: Kur dilte ne skene Hitleri me histerizmin dhe pangopjene tij per me shume gjak cifutesh me kujtohej eriousi i forumit lool..
E pashe sonte ne lokal teksa po darkoja me miqt.
Me kishte mbetur ne mend fakti qe Faja ma kishte rekomanduar si film dhe ishte vertete realist dhe aktual. Ne gjithe ate realitet mbytes ku fatkeqesite dukej sikur ishin fantazme qe te kontrollonin jeten dhe t'i jepnin drejtim fatit , dashuria midis dy aktoreve kryesore ishte si ylberi pas shterngates.
SLUMDOG MILLIONAIRE
Edhe dicka, eshte nje moment nga fundi i filmit , kur Latika eshte duke pare emisionin ne TV dhe i shoqi nderron kanal dhe e con ne nje stacion muzikor. Kenga qe jepet ne ato momente me ka mbetur ne mend dhe u mundova ta kerkoja por nuk e gjej dot. Mos krejt kot rastesisht e di njeri nga ju se cila eshte??
Kot edhe une sa per te cuar fiksimin ne vend se ka gjithe darken qe e kendoj melodine me vete.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
INGLOURIOUS BASTERDS
Film interesat
LA BATTAGLIA DEI TRE REGNI
( Red Cliff)
Film i bukur sado qe i gjate,i bazuar ne nje histori te vertete (filma keta per te cilet kam nje fare debolese) ! Tregon per luften e bere nga tre perandorite kineze diku aty rrth vitit 208 pas e.s ! Perandoria e veriut, qe ishte dhe me e madhja dhe me plot 100 000 mije ushtare, donte te pushtonte dy perandorite e jugut te cilat ushtarakisht ishin vertet te vogla ne numer ! Kjo fushate u ndermor nga perandoria e veriut pas ardhjes ne pushtet nga kryeministri ambicioz e i paskrupullt Cao Cao, me autonomi teper te gjere veprimi, te dhene drejtperdrejte nga mbreti te cilit kishte plan qe me vone ti merrte edhe postin ! Goxha te bukura betejat, strategjite dhe dyluftimet,skenari dhe montazhi kane bere nje pune te pelqyeshme,aspak keq ! Nuk ka shume gjake si tek filmi Gengis Khan dhe mund ta shikojne pa frike edhe femrat
Filmi me i kushtueshem i kinemase kineze,pothuajse 80 milion dollare,por qe deri tani ka shkuar goxha mire !
Do kishte qene akoma me i bukur si film sikur regjizori te kishte evituar ca skena,si psh ato dyluftimet 1 kundra 15 dhe ku ai nje, i vret te tjeret pa shume probleme,apo psh nje skene nga fundi, ku mbreteresha ishte duke rrene nga ndertesa dhe ne momentin e fundit, "i miri" i kap doren dhe e ngre lart Skena cik shume hollivudiane, por nejse, John Woo ne filma te tjere ka bere edhe me keq ! Prape ne teresi me pelqeu goxha !
Vantage Point (2008)
Ma kishte kapur syri me pare por se kisha pare mire. Tani kuptova pse me ishte fiksuar.
Film i bere vertet mire, skenat e aksionit kane montazh fantastik dhe fotografi te bukur. Eshte historia e atentatit te presidentit te SHBA ne Spanje. Jane 20 minuta qe shtrohen ne 2 ore, por te perseritura nga pikeveshtrime te ndryshme. Perseritja behet pak e merzitshme, por te ngul para ekranit me anen teknike te arritur. Gje e arritur mbushja e nje sheshi plot me figurante si miting i vertete.
Skenat e ndjekjes se policti spanjoll jane me te bukura por si gjej ne Youtube.
Ky ka qene filmi qe kam pare kohet e fundit dhe te them te drejten disa skena te ketij filmi me fusin te rrenqethurat ...sidomos kjo ketu...i bukur por duhet me pas nje stomak shume te forte per te pare nje gje te tille ...
Apocalypto Sacrifice Scene
The Unburn ( 2009 )
Perseri nje film horror edhe pse kam premtuar qe do shoh te pakten 1 ne jave. Nuk e di se cfare pershtypjesh me ka lene ne fakt. Gjithnje pas nje filmi horror kam vetem nje mendim neper koke: si ka mundesi qe nuk me trembin fare gjithe ato skena terrori?
Gjithsesi me dhe nja ide per nje teme dhe do me duhet t'i rikthehem perseri si film.
The Tournament
Kete e pashe mbreme ne fakt dhe nuk eshte se me la ndonje pershtypje te vecante. Baste,aksion, vrasje, humbes dhe fitues.
ps: Kurse sonte e kam vene ne plan te coj deri ne fund filmin " Michael Clayton" se 2 here e kam filluar dhe te dyja heret nuk kam mundur ta shoh deri ne fund.
Nemico Pubblico ( Public Enemies)
Film i bazuar mbi historine e vertete te nje prej ganstereve (i specializuar ne grabitjen e bankave) me te medhej te Amerikes ! Me sakte te Cikagos se viteve 30 e njohur ne ate periudhe sidomos per bosin Al Capone ! Por ne kete film tregohet historia e banditit John Dillinger,i cili u shpall armiku nr 1 ne ato vite dhe qe arriti te arritesej nga burgu plot 2 here! Ishin vitet e krizes se madhe dhe Dillinger nga shume shikohej edhe si nje Robin Hood modern, pasi kur shkonte neper banka shpesh digjte regjistrat ku shenoheshin borxhet e fukarenjve dhe nuk grabiste pothuajse kurre persona fizike...por sdq jo per kete nuk ishte i dhunshem gjate grabitjeve !
Fati i tij nderthurret dhe me nje fakt historik,lindjen e FBI-s, e cila nen shenjester kishte pikerisht kriminelet si Jonhn Dillinger ! FBI ka qene dhe nga te vetmet istitucione qe eshte drejtuar prej me shume se 30 vjet nga i njejti person,Edgar Hoover,nje person karrierist,intrigant,rracist dhe shume kontrovers po ashtu !
Nje film realizuar bukur, i arritur me se miri dhe riambjentimi i skenave dhe kostumeve ne ate te atmosferave se viteve 30 ! Aspak keq Johny Deep ne rolin e gansterit te shumkerkuar edhe se fizikisht nuk eshte ne forem si tek Donnie Brasco,por prape mua me pelqen me shume ne keto role sesa ne ato ku luan personazhe teper te veshtire, te vecante e problematike si ne plot filma te tjere...
pashe mbreme the sleepers - te pergjumurit
tregon per 4 djema te vegjel shume capkena qe bejne 1 gabim qe ju kushton shume me vone ... i cojne ne shkolle riedukimi ku atje abuzohen fizikisht dhe seskualisht (skena shume te renda ne fakt)
veprime keto qe ju lene gjurme te pa sherueshme ne jeten e tyre
rriten vetem me idene e HAKMARRJES ... dhe e realizojne ate
duhet ta keni pare kam idene film i 96es
Filmi i fundit__Crossing over.Qava qik.3-4 histori te ndryshme tajtohen ne film.Perpjekje te njerezve te ndryshem te legalizohen ne USA.Interesant,i dhimbshem plot gjera.
tomka dhe shoket e tij
tomka, çelua & vaska
(sleeping with enemi ) kshu besoj ishte tiltulli se kujtoj mire shiku qe gjithmone i shikoj gjusma gjysma filmat me xhulia roberts
cafre pershtypjesh me ka lene konfirmim qe meshkujt jane gjithmone te pashpirt
Xhulia ishte emartuar me nje bukrre qe e keqtrajtonte vahdimisht .Ne fillim ishteshume i mreme te po me kohen ndryshoi
Dhe nuk fund kjo vendosi te dahej nga ai dhe ik te jetonte ne nje vend tjeter po ai su nda e ndjekte nga pas derisa nje dite e gjeti
Tentoi ta vriste ket xhulien poishte kjo qe arriti ta vriste te shoqin me armen e tij bukur perfundoi si duhej
strictly sexual- nje film alternativ
secilit mund t'i lere pershtypje te ndryshme. Une kam qeshur shume. por ne fund perfundimi eshte qe nganjehere gjeja me e komplikuar e seksit eshte renia ne dashuri. Vetja nuk duhet genjyer qe duke patur marredhenie thjesht seksuale pa litare te tjere, mund te shpetosh pa rene ne dashuri. Sic thote dhe adami ke kenga e vet for your entertainment " Close your eyes, not your mind
Let me into your soul; No escaping when I start
Once I’m in I own your heart"
Funny how true that is.
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.