Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
O Manushaqe
Nuk me gjen shpirti paqe,
te di dua por qe mot nuk di:
A me don o Manushaqe,
a me don ti?
Une bluaj, ajo e heshtur rrin,
asnje fjale, vetem shikime.
Po me gerryen momentin tim.
Qe nje jete te thur vargje,
vargje plot me dashuri.
Pse nuk flet o manushaqe,
pse s’flet ti?
Çdo gje perreth veç tkurret
dhe shtepia jone rrin memece
Kureshtja ime fort po druhet.
Çfare po perflitet neper lagje,
ç’pershperitet qe nuk di?
Pse tash qan o Manushaqe,
pse qan ti?
Qan e thote: “O e imja dashuri
une rroj veç ne zemren tende
une rroj veç ne syte e tu.”
Lotet tani m’rrjedhin ne faqe,
me shungullon lajmi i zi.
Çfare po thua o Manushaqe
ç’po thua ti?
Nese ti ke vdekur, atehere une pse rroj?
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.