Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 02 Mars 2004 - 20:15:

Khumalo: Më humbën dokumentet në Johanesburg

Futbollisti afrikan i Teutës shpjegon arsyet e rikthimit të vonuar në gjirin e skuadrës së tij.

Një nga pikat referuese në mesfushën e Teutës në dy fazat e para të këtij kampionati, Khumalo, mungesa e të cilit shkaktoi jo pak probleme te skuadra durrsake, është kthyer sërish në qytetin bregdetar. Sikurse është bërë e ditur, futbollisti në fjalë u është bashkuar "djemve të detit" në stërvitje që në prag të ndeshjes me Partizanin. Khumalo kishte gati 2 muaj që kishte ikur në vendin e tij dhe nuk ishte bërë i gjallë, duke lënë të kuptohej se nuk do të kthehej më në Shqipëri. Edhe stafi teknik i Teutës pothuajse i kishte humbur shpresat për rikthimin e afrikanit, ndonëse ky i fundit justifikohej përmes linjës telefonike se vonesa e tij vinte për probleme në dokumentacionin e udhëtimit. Megjithatë, mesfushori me ngjyrë i Teutës tashmë gjendet në gjirin e skuadrës së tij. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Khumalo ka shpjeguar edhe shkaqet e vonesës tepër të gjatë të kthimit në Durrës. "Më vjen shumë keq që nuk u ktheva dot në Durrës në kohën e duhur për të zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit me skuadrën. Kjo nuk varej nga unë, sepse kështu rrodhën ngjarjet. Vonesa e kthimit te Teuta lidhet me faktin se në aeroportin e Johanesburgut më kanë humbur dokumentet. Për këtë arsye, nuk jam lejuar të udhëtoj tranzit në drejtim të aeroportit të Rinasit. Në këto kushte u detyrova të qëndroja në Johanesburg deri në momentin që m'u bënë gati dokumentet e udhëtimit. Pas kësaj jam nisur në drejtim të Shqipërisë për t'u bashkuar në stërvitje me Teutën," - shprehet Khumalo. Pra, të paktën ky është justifikimi i Khumalos për rikthimin me vonesë te Teuta. Gjithsesi, ai është mirëpritur nga drejtuesit e skuadrës durrsake për faktin se është një mesfushor cilësor. Edhe vetë trajneri Lika është shprehur i kënaqur për rikthimin e Khumalos në skuadër, por nuk ka thënë se kur mund të jetë në fushë futbollisti në fjalë. "Rëndësi ka që Khumalo u kthye, pa për të luajtur duhet pritur ca. Ai ka krijuar boshllëqe në formën e tij sportive, pasi nuk është stërvitur disa kohë. Në ditët në vijim do të shikohet më mirë gjendja e këtij futbollisti, për të vendosur edhe për momentin e aktivizimit," - ka nënvizuar Lika.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.