Forumi Horizont | Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)
Pse mbulesa?
Nuk e di ndoshta egziston ky artikull i marrë nga albislam.com ktu por thjeshtë desha me e sjell për të drejtën e femrës në islam,,,,,
Pse mbulesa?
Sheriati Islam i ka dhënë rëndësi të madhe gruas muslimane, me qëllim që ta mbrojë femërinë e saj, ta bëjë krenare dhe me pozitë të rëndësishme në shoqërinë në të cilën jeton. Të gjitha kufizimet që i janë bërë në veshjen dhe zbukurimin e saj, janë me qëllim që të mbyllin derën e çorodisë dhe amoralitetit, të cilat përhapen nga zbuluarja dhe shfaqja e bukurisë. Kjo që ka bërë Islami, nuk është kufizim i të drejtave të njeriut, por mbrojtje nga rënia e saj në gropën e nënçmimit dhe të pavlerës.
Për këtë shkak, do të përpiqemi që ta përmendim vlerën e hixhabit (mbulesës Islame), të nxiturit në të, përfundimin e mirë për ata që e praktikojnë këtë urdhër dhe shëmtimin e lakuriqësisë, të tërhequrit vërejtjen nga kjo vepër si dhe tregimi i përfundimit të keq të individit që vepron kështu në dunja dhe ahiret.
All-llahu e di qëllimin tonë dhe Ai na mjafton, sa mbrojtës i mirë që është.
VLERA E HIXHABIT
Mbulesa është respekt ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam
All-llahu ka bërë vaxhib (detyrë të domosdo-shme) respektin ndaj Tij dhe respektin ndaj Pejgamberit alejhis-selam duke thënë:
"Aty ku All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush bën mëkat ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai është larguar shumë larg të Vërtetës." (El-Ahzab 36)
"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konflikt mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë pakënaqsi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht". (En-Nisa 65)
All-llahu i ka urdhëruar gratë duke thënë:
"Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre." (En-Nur 31)
All-llahu thotë:
"Dhe rrini në shtepitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme" (El-Ahzab 83)
"E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre" (El-Ahzab 53)
"O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve, le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre." (El-Ahzab 59)
Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Gruaja është avret" d.m.th. ajo duhet të mbulohet.
HIXHABI ËSHTË NDER
All-llahu bëri mbulesën titull nderi duke thënë:
"O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen" (El-Ahzab 59) pra, të mos jenë të dëmtuara nga të amoralshmit.
Pjesa e ajetit "e të mos ofendohen" aludon në atë se njohja e bukurive të gruas është ofendim për to dhe hyrje e fitnes (përçarjes) dhe të keqes.
All-llahu lejoi që gratë e moshuara, të cilat nuk i tërheqin burrat, t’i heqin mantot (mbulesat).
"Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon dhe di." (En-Nur 60)
Pra, Ai cilësoi hixhabin si nder për gratë e moshuara.
A thua vallë, ç’thuhet për të rejat?
HIXHABI ËSHTË PASTËRTI
All-llahu thotë:
"E kur kërkoni prej tyre (grave të pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." (El-Ahzab 53)
Pra, tregoi se hixhabi është pastërti për zemrat e besimtarëve dhe besimtareve, ngase nëse nuk shiqon syri, zemra nuk e kërkon mëkatin, kurse nëse e sheh syri, mund që ta kërkojë zemra. Për këtë shkak kur nuk sheh, është më pastër për zemrën dhe nuk mund të biesh në çorodi, ngase hixhabi i ndërpret dëshirat e atyre që i kanë zemrat e sëmura:
"Andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij." (El-Ahzab 32)
HIXHABI ËSHTË MBULESË
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"All-llahu i Lartmadhëruar është i Turpërueshëm dhe i Mbuluar, dhe e do turpin dhe mbulesën."
Gjithashtu thotë:
"Ajo grua, e cila e nxjerr mbulesën në shtëpitë tjera përveç shtëpisë së vet, All-llahu grisë mbulesën e saj."
Pra, shpërblimi bëhet sipas punës.
HIXHABI ËSHTË TAKVALLËK
(frikë-respekt ndaj Zotit)
"O bijtë e Ademit, Ne zbritëm për ju petk që ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por, petku i devotshmërisë është më i miri." (El-A’raf: 26)
HIXHABI ËSHTË BESIM
All-llahu nuk u është drejtuar me urdhërin e Tij për mbulesë jobesimtareve, por besimtareve. Ai thotë: "Dhe thuaju besimtareve..." dhe thotë: "dhe grave të besimtarëve..."
Një ditë, te nëna e besimtarëve, Aishja radiallahu anha hynë disa gra nga vendi Benu Temin me rroba të holla. Ajo iu drejtua duke u thënë: "Nëse jeni besimtare, kjo nuk është veshja e besimtareve, e nëse nuk jeni besimtare, atëherë kënaquni me to."
HIXHABI ËSHTË PËR ATO QË TURPËROHEN
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi."
"Turpi është prej imanit, kurse imani (të shpien) në Xhennet"
"Turpi dhe imani janë të pandarë. Nëse njëri ngrihet, ngrihet edhe tjetri"
Trasmentohet nga Aishja radiallahu anha nëna e besimtarëve, e cila thotë: "Hyja në shtëpinë në të cilën ishin varrosur Pejgamberi alejhis-selam dhe babai im (ebu Bekri r.a.) pa mbulesë, ngase aty ishin (të varrosur) burri dhe babai im. Kurse kur u varros edhe Umeri r.a., për Zotin nuk kam hyrë pos me mbulesë, ngase më vinte turp prej Umerit r.a."
Pra, mbulesa është në përputhshmëri me turpin, i cili është në natyrën e gruas.
MBULESA ËSHTË XHELOZI
Mbulesa është në përputhshmëri me xhelozinë (e lejuar), e cila është prej natyrës së burrit të drejtë, i cili nuk toleron që të hidhen shiqime përvjedhëse kah gruaja ose bijat e tija. Shumë luftëra kanë filluar mu për shkak të tradhëtisë së gruas, që ka filluar me shikim të thjeshtë.
Aliu r.a. thotë:
"Më kanë treguar se gratë tuaja përzihen me burrat e huaj në treg (pa prezencën tuaj)? A nuk keni xhelozi? Nuk ka hajr prej atij që nuk xhelozon!"
Kuptohet, xhelozia ndaj gruas së pafajshme dhe të ndershme nuk preferohet, por duhet pasur gjithmonë kujdes nga cytjet e shejtanit alejhi lanet.
DËMET E LAKURIQËSISË
vazhdon.....Pse mbulesa? /1
Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.