Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Frank Zappa ka nje shprehje "people agree only if they already agree", keshtu qe nuk pres te biem dakort, po s'qeme dakort



Une Nexhmia, ti Enveri, ne rregull jemi. Dhe kjo shprehja lart eshte tipike Saliste, dmth komuniste. Ne fakt e ka perdor dhe Edi Rama kohet e fundit. Por te perdoret ne nivel kombetar presupozon mungese lirie, diktature dmth.

Ne fakt ajo shprehja e Nexhmies komuniste eshte kthyer ne katunarllek lezhian te tipit "nqs Evropa na do gay, nuk e duam Evropen".

Ne fakt ka shume ndryshim mes kultures katunareske homofobike dhe kultures se dialogut / konfliktit demokratik. Ajo qe nuk arrin te kuptosh Lost, eshte qe konflikti i brendshem ka çuar perpara gjithe perendimin. Ishin vitet '60-'70 qe sollen ndryshime shoqerore, kulturale, politike. Kur popujt perendimore benin keto rremuja nuk rrinin te mendonin i pranonte apo jo Evropa, Amerika apo Rusia. I benin sepse shoqeria donte ndryshim. Ndersa ky mentaliteti qe duhet te rrime urte sa te hyjme ne Evrope, te tradhetojme çdo princip demokratik, çdo diversitet, eshte si ato prostitutat qe bejne si vajza te mira sa te martohen me ndonjerin (me Evropen ne kete rast).

Prostituta te tilla Evropa nuk do i pranoje dhe do kete perjetesisht mosbesim. Hesapet duhen lare brenda vetes para se te shtiresh per sy e faqe te botes. Nuk eshte nacionalizem kushedi çfare, por menyra me e thjeshte per te trajtuar veten me dinjitet, dmth jo si prostitute kokeulur. Hesapet qe kemi per te lare mes shqiptaresh nuk anullohen me dy visa per Evrope. E tregoi trashegimia komuniste kete.


Postuar nga lost_soul datë 13 Prill 2010 - 06:33:

Ajo shprehje ka te beje me natyren njerezore dhe mund te jesh edhe anarkist po nejse.

Me ler te shpjegoj punen e revolucioneve dhe vlerave ashtu sic e kuptoj une.

Perendimi i sotem eshte produkt i iluminizmit. Pra ka 300-400 vjet qe ka kaluar neper revolucione e ndryshime, prej edhe ku jane formuar ato qe sot quhen vlera demokratike. Revolucionet e tyre u udhehoqen (intelektualisht) nga iluministet qe njihen, krijuan sistemet politike, sistemet ekonomike, rrezuan sisteme autokratike dhe brutale si monarkite absolute, kishen etj.

Te vime te shqiptaret. Ne fatkeqsisht nuk ishim pjese e kesaj levizjeje vlere-krijuese perendimore. Me aq sa di une, Sami Frasheri ka qene nje ndikim iluminsit me pikatore ne Shqiperi.
Tani, ku e dime ne shqiptaret sot qe zgjedhjet (per shembull) qendrojne ne themelin e demokracise? Ja po ta them une qe nuk e dime fare. Ne thjesht e kemi mesuar nga perendimi dhe po rropatemi ta zbatojme. Kemi mesuar gjithashtu qe nje demokraci duhet te kemi nje drejtesi funksionale, nje shtet ne sherbim te popullit, shtypi i lire etj etj si keto. Te gjitha i kemi me te lexuar fajtor, asgje nuk e kemi nxjerre vete. Prandaj pretendimi qe duhet te bejme revolucione tani qe te krijojme vlera demokratike mua me duket si nje lufte me mullinjte e eres. Prandaj edhe zgjedhjet elektronike te sigurta, do te ishin ideale, sepse do te kishim nje detyre me pak per te plotesuar.

Prandaj, as zgjedhjet e lira e as shtypi i lire, nuk qendrojne ne asnje lloj themeli ne Shqiperi. Perseritja e parrullave te tipit "zgjedhjet jane themeli i demokracise" i bejne mire politikane the miletit, por kjo nuk ka lidhje me te verteten (flas per Shqiperine). Per ne ato jane thjesht detyra shtepie qe mund t'ia kemi vene vetes, ose edhe mund te na i kete vene Europa (meqe duam te shkojme atje, jo se i behet vone atyre). Ne kete rast eshte mire qe keto detyra na i kontrollon Europa, si nje arbiter i pa-anshem.
Jam i sigurte, qe nqs Europa do te kishte evoluar ne nje sistem anarkist (sic ka rryma sot ne Amerike, madje kishin edhe nje kandidat per president), atehere ti sot do ishe duke debatuar me mua per domosdoshmerine e revolucioneve qe zhdukin policine shteterore dhe zhdukin rruget dhe hekurudhat shteterore.

Ne fund.
Mire eshte qe te mos mundohemi te rikrijojme rroten me kete punen e vlerave te demokracise, por te jemi me aktive me vlerat e reja qe po krijohen ne ditet e sotme (disa mund t'i quajne anti-vlera, por c'eshte vlere dhe anti-vlere eshte ceshtje konsensusi). sic mund te jete psh globalizimi. Ne nuk jemi faktor dominant (per shkat te mases se vogel), por te pakten kur je pjesetar aktiv i krijimit te ketyre vlerave, pas 200 vjetesh do ta kuptosh tamam cdo te thote te jetosh ne fshatin global, dhe ndoshta mund te kemi rastin t'i japim leksion ndonje shteti tjeter te vonuar.


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 07:35:

Shume dakort me shumicen e atyre ç'ke shkruar.

Ne fund permende krijimin e vlerave te reja. Dhe ketyre i referohem kur mendoj se duhet te shohim brenda vetes nqs duam te krijojme diçka pertej kopjimit majmunesk. Ketu hyn dhe pervetesimi i demokracise, sepse nuk mund te dorezohemi qenies barbare (pa kulture demokratike) dhe te bejme sikur e kemi.

Persa i perket anarkisteve nuk besoj jane te rralle. Kohet e fundit gjithmone e me shume e ndjej veten anarkist. Dhe me pelqen qe shteti te luftohet ne çdo gabim qe ben. Relativitetin e ligjeve dhe dhunes shteterore e kupton kollaj kur leviz nga nje shtet ne tjetrin. Shtetet jane krijesa fantazme qe shpesh poshterojne qytetarin me pretendimin se e bejne per te miren e tyre. Njeriu lind i lire dhe behet autome nen urdhra dhe rregulla. Ja pse s'me pelqen as diktatura, forma e padiskutueshme e organizimit shteteror. Shoqeria moderne duhet te lere njehere e mire pas kraheve mentalitetin shqiptar te aplikuar globalisht, pra klanin. Ngjan sikur nje cope pashaporte dhe nje kufi mund te mbaje njerezit peng ne fate te ndryshme. Dhe po te shikosh historine, jetojme ne epoken me te roberuar te mundshme. Dikur njerezit leviznin lirisht, tregetonin lirisht, martoheshin lirisht. Jane kombet, nacionet, dhe shtetet, qe kane krijuar ngerçin e izolimit te sotem. Dikur ishim 500 milione ne gjithe boten, por ishim te lire. sot jemi 7 miliarde, dhe jetojme gati si ne Matrix. Ne cdo hap na tregojne ç'duhet te bejme. Jashte deres se shtepise jemi ne pronat e shtetit/privatit. Brenda deres se shtepise jemi nen influencen e televizorit...


Postuar nga kurt datë 13 Prill 2010 - 08:51:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus



Po Kurti osht na Maqellara mo ku e kane kete llaf andej?


une jam nga veliterrna! si i shetitur qe je, e din ti cedrus se ku eshte veliterrna?!


Postuar nga shelgu datë 13 Prill 2010 - 16:20:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
une jam nga veliterrna! si i shetitur qe je, e din ti cedrus se ku eshte veliterrna?!


Po si nuk e di o Kurt, kam pas komshien prej andej

http://www.tageo.com/index-e-al-v-46-d-m169545.htm



Ka nje fushe pjellore te mire perpara dhe fruta boll. Kumbulla te zeza qe behen raki e mire po t'ua heqesh berthamen, si shlivovica.

Per zotin kur te jesh i ngeshem ndonje dite shkojme bashke se kam ca miq te mire atje dhe ja shtrojme me raki e me gjize dele. Per mish, ka sa te duash, por nuk e prek njeri me dore para gjizes se Veliternes me vaj ullini siper dhe me rigon.


Postuar nga AngelDevil datë 13 Prill 2010 - 16:29:

.. dhe une qe po e kerkoja ne google erath Veliternen ....

baidheuej gjeta 1 fshat anej nga kosova Muqibaba e kishte emrin


Postuar nga shelgu datë 13 Prill 2010 - 16:35:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
.. dhe une qe po e kerkoja ne google erath Veliternen ....

baidheuej gjeta 1 fshat anej nga kosova Muqibaba e kishte emrin





ajnjuit aj njuit,

Pot te siguroj, qe kurti nuk eshte prej andej.
Oj


Postuar nga AngelDevil datë 13 Prill 2010 - 16:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus




ajnjuit aj njuit,

Pot te siguroj, qe kurti nuk eshte prej andej.
Oj



Kufi me Shqiperine qe mo ... ku i dihet


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 13 Prill 2010 - 16:41:

Schmitt: Shqipëria si Bjellorusia, s’ka zbardhur të shkuarënCondividi ...

Profesor dr.

Oliver Jens Schmitt ka folur nga Instituti i historisë së Europës Lindore në Vjenë për përpunimin e së kaluarës komuniste në Shqipëri.




Cilat janë motivet, që e shtyjnë masën të brohorasë diktatorin, kur pak a shumë të gjithë janë në dijeni për represionin, padrejtësitë dhe krimet e kryera?
Shqipëria komuniste ishte një diktaturë staliniste dhe duhet krahasuar me sistemet totalitare përkatëse. Edhe Stalini, apo diktatorë të tjerë të mëdhenj komunistë, por edhe diktatorët nazistë dhe fashistë janë brohoritur nga masat. Dhe njerëzit, që i kanë brohoritur e kanë bërë këtë pjesërisht vullnetarisht, pjesërisht për të mbrojtur veten. Nuk duhet të harrojmë, që ata njerëz, që kishin qenë kundër regjimit, nuk ishin më fizikisht prezent në këto sheshe, sepse ose ishin vrarë, ose ishin arratisur, ose ndodheshin nëpër kampe internimi, apo nëpër burgje. Secila prej këtyre diktaturave u ka ofruar grupeve të caktuara shanse karriere dhe ashtu si stalinizmi edhe diktatura komuniste shqiptare i ka mobilizuar disa pjesë të popullsisë dhe ka gjetur tek to me të vertetë mbështetje. Një pjesë e popullsisë e ka mbështetur në mënyrë aktive regjimin, një pjesë tjetër ka marrë pjesë natyrisht nga frika në demonstrata të tilla. Sepse edhe këtu kontrolli i shërbimeve sekrete, sipas modelit stalinist, ishte aq i fortë, saqë ishte shumë e rrezikshme të tregoje tendenca devijuese.
Një vend i tërë qau e vajtoi Enver Hoxhën në ditën e vdekjes dhe pas pesë vjetësh me të njëjtin intensitet emocional rrëzoi dhe tërhoqi rrugëve monumentin e tij.
Eshtë tipike në rastet e rrëzimit të sistemeve të tilla. Sistemi shqiptar, ashtu siç e ka thënë George Orëell në vitin 1984, u bë në fund një sistem, që jetonte nga një propagandë e vazhdueshme e paranojës dhe e ksenofobisë, nga vizioni i një vendi në rrethim, rrethuar nga armiq, që vetëm prisnin që të shkatërronin Shqipërinë. Njerëzve iu transmetua një imazh për botën, që ishte aq në kundërshtim me realitetin, saqë kur ky sistem rrëzohet, shkarkohet edhe ky tension emocional dhe kthehet në të kundërten e vet. Por është interesant se megjithëse emocionet e atëhershme qenë shumë të forta, për këtë kohë nuk është reflektuar intelektualisht. Shqipëria është i vetmi vend i Evropës Lindore, ndoshta me përjashtim të Bjellorusisë, që e ka zbardhur më së paku të kaluarën e saj.

Si shpjegohet që kjo nuk është bërë ende?
Shkaku është se vazhdimësia e kuadrit është shumë e fortë. Është fjala për një elitë shumë të vogël, ku ka shumë pak njerëz, që nuk kanë lidhje familjare me elitën e vjetër komuniste. Është më të vertetë e dukshme që numri i intelektualëve, që e bëjnë këtë në mënyrë kritike është shumë i vogël dhe këto njerëz e kanë shumë të vështirë, se vazhdojnë të luftohen shumë. Dhe në sferat, ku kjo duhej të ndodhte, pikërisht në fushën shkencore, janë bërë vetëm përpjekje sporadike për ta analizuar këtë periudhë.

A ka të bëjë ky kontinuitet edhe me faktin që Shqipëria është një vend i vogël, ku strukturat janë shumë të ndërthurura e të gërshetuara me njëra-tjetrën?
Sigurisht që duhet të shtrosh pyetjen se çfarë është Shqipëria. Shqipëria është në fakt Tirana dhe elita në Tiranë takohet në të njëtat kafe dhe në të njëjtat sheshe. Sigurisht që është një disavantazh për Shqipërinë, që është një vend i vogël, i centralizuar. Sikur të kishte disa qytete të mëdha, mundësitë për të krijuar këndvështrime të ndryshme do të ishin më të mëdha. Nuk është kështu, edhe për faktin se të gjithë njihen dhe mundohen të mos ia prishin njëri-tjetrit dhe nganjëherë diskutimet bëhen me shumë emocione dhe ky gërshetim i ngushtë e bën edhe më të vështirë.

Si shpjegohet prirja e Enver Hoxhës për ta futur Shqipërinë gjithnjë e më thellë në izolim duke e veçuar plotësisht nga bota?
Hoxha po ashtu si edhe Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e jugosllavëve. Ai këtu në fakt ndoqi shembullin e Zogut duke u liruar së pari nga shtrëngimi i madh i Jugosllavisë. Shqipëria ka qenë një lloj shteti satelit i Jugosllavisë deri në vitin 1948 dhe po t'ia kishte arritur Tito ajo do të ishte bërë ndoshta me Bullgarinë pjesë e federatës së madhe ballkanike nën drejtimin e Titos. Kjo duhej penguar. Zogu iu lëshua në duar italianëve, ndërsa në rastin e Hoxhës ishte Bashkimi Sovjetik. Për konfliktin me Rusinë (për këtë ka shumë pak studime historike të bazuara në arkiva, në Shqipëri me sa di unë nuk është bërë akoma, pra jemi në një nivel modest të studimeve) teza vazhdon të jetë se Hoxha e ka refuzuar integrimin e Shqipërisë në një zonë ekonomike sovjetike si vend agrar. Shkaku është sigurisht përpjekja për të pasur sa më shumë liri në politikën e jashtme dhe për të likuiduar opozitën brenda partisë. Fare ngjashëm ka qenë edhe në rastin e Jugosllavisë.

Ishin këto shkaqet që Enver Hoxha iu përmbajt linjës së nacionalizmit izolues gjatë regjimit të tij?


Ky izolacionizëm është shumë demonstrativ. Ai nis që në shekullin e 19-të, sepse dy prej popujve fqinj, apo së paku politika e jashtme dhe një pjesë e publicistikës e kundërshtonte ekzistencën e shqiptarëve dhe donte t'i përvetësonte si serbë, apo si grekë për qëllimet e veta ekspansioniste. Prandaj që heret është krijuar një mosbesim ndaj fqinjëve. Kjo natyrisht u thellua nga fakti se Greqia ishte shtet i Natos dhe Jugosllavia u bë më vonë kundërshtar i jashtëm politik. Por nuk duhet harruar se ky nacionalizëm u shfrytëzua në të gjitha vendet e bllokut komunist për forcimin e pushtetit brenda vendit. Por Hoxha përdori një formë shumë ekstreme, që mund të krahasohet vetëm me Çausheskun në Rumani. Edhe atje popullsia është izoluar shumë nga bota e jashtme. Të dy e kanë përdorur me zgjuarsi nacionalizmin, sepse sapo të luanin me këtë kartë ishin në gjendje të mobilizonin. Por në Rumani ka pasur institucione dhe tradita para komunizmit. Në Shqipëri kjo mungonte. Dhe tragjikja në Shqipëri është sigurisht që edhe shkenca, edhe shumë elemente qëndrorë të identitetit kombëtar u ngritën dhe u zgjeruan gjatë komunizmit. Pikërisht për këtë arsye ato janë në moment pa alternativë, prandaj vazhdon deri sot ky nacionalizëm vetëizolues.


Por regjimi komunist e shkatërroi menjëherë atë traditë që gjeti, nuk deshi të mbështetej në elementët e kulturës dhe të identitetit, që ekzistonte.
Padyshim që kjo është diçka, që sot shpesh harrohet, se Shqipëria nuk ka qenë as një rajon, që rrethohej nga armiqtë, as një rajon i izoluar, siç u bë më vonë në komunizëm dhe siç është në një farë mase sot në vetëizolim. Të marrim shembullin e Shkodrës para njëqind vjetësh: Ishte një qytet me lidhje të mëdha ndërkombëtare në hapësirën e Adriatikut dhe në hapësirën e Ballkanit dhe është e sigurtë se bota, në të cilën jetonin shqiptarët para njëqind vjetëve, ishte shumë më e madhe se sa nën komunizmin dhe pjesërisht, së paku nga ana intelektuale, më e madhe se ajo e sotmja. Sepse popullsia muslimane komunikonte edhe me qendrat e mëdha kulturore të perandorisë osmane dhe natyrisht priftërinjtë katolikë dhe katolikët më fort me orientim nga Italia. Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore. Kjo është edhe një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në borëkuptimin shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare.

Si mund të ndreqej kjo?
Është një çështje e vështirë. Nga njëra anë kemi emigracionin masiv, një internacionalizim të madh nga ana faktike, ekonomike, emigracioni sjell në vend mjete financiare, por deri tani me vështirësi vëren që në politikë, apo në arsim të hyjnë me të vertetë ide të reja. Duket se elitat, që kontrollojnë këto fusha, deri tani ia kanë arritur që të mbrohen nga ndikimet e shqiptarëve, që kanë studjuar jashtë shtetit. Eshtë e qartë që në disa fusha si në fushën e shkencës nuk duan të përballen aspak me konkurrencën ndërkombëtare. Vazhdon të mbisundojë sistemi "më mirë të jem mbret në fshatin tim, se sa një partner me vlerë të barabartë në rang ndërkombëtar". Mendoj se për këtë duhet shumë kohë. Besoj se askush nuk ka një recetë zgjidhjeje. Një ndryshim brezash në politikë do të ishte ndoshta me dobi, por problematika në politikë nuk ka të bëjë vetëm me brezat e ndryshëm. Ka edhe politikanë të brezit të ri, të rrymave të ndryshme, që nuk kanë interes për të ndryshuar diçka.

A ka ecur Shqipërisa përpara nëndonjë aspekt në periudhën e sistemit komunist?
Kjo është një pyetje e vështirë. Nëqoftëse thua se këto diktatura komuniste ishin edhe si të thuash diktatura modernizuese, atëherë Shqipëria komuniste ka arritur diçka në infrastrukturë, në arsim, një fushë e rëndësishme ka qenë sigurisht emancipimi i gruas . Nga ana tjetër duhet përmendur se me çfarë sakrificash e viktimash janë arritur këto. Besoj se është e vështirë për të bërë një bilanc dhe ndoshta është tepër herët, për ta bërë këtë sidomos nga pikëpamja shkencore. Sepse për sundimin komunist në Shqipëri kemi deri tani shumë pak punë shkencore.


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2010 - 20:41:

Kokedhima nuk e fal kryeministrin Berisha!

TIRANË- Gjatë paradites së djeshme, është shqyrtuar në ambientet e Gjykatës së Lartë edhe seanca gjyqësore e pajtimit mes të dëmtuarit akuzues biznesmenit Koço Kokëdhima dhe të akuzuarit kryeministrit Sali Berisha për akuzën e "shpifjes". Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Guxim Zenelaj, mbrojtësi ligjor i kryeministrit Berisha avokat Ivi Kaso dhe përfaqësuesit ligjorë të biznesmenit Kokëdhima, avokatët Alban Mesonjësi dhe avokatja Herjeta Deliaj. Këta të fundit, pas fjalës së kryesuesit të trupës gjyqësore, gjyqtarit Zenelaj, nëse janë dakord që çështja e tyre të zgjidhet me pajtim, u shprehen se pala akuzuese nuk pranon pajtimin. "Pala akuzuese, nuk pranon zgjidhjen e çështjes me pajtim"-tha përfaqësuesi ligjor i biznesmenit Kokëdhima avokati Mësonjësi para trupës gjyqësore. Në fjalën e tij, edhe përfaqësuesi ligjor i shefit të ekzekutivit, avokat Ivi Kaso, deklaroi se klienti i tij, kryeministri Berisha, i përmbahet të gjitha deklaratave të tija kudo që i ka bërë.




Më pas trupi gjykues i Gjykatës së Lartë duke parë mospajtimin e palëve mes tyre, kaloi në seancë gjyqësore duke ftuar avokatët e palës akuzuese të paraqesin provat me të cilët pretendohet se kryeministri Berisha ka "shpifur" ndaj biznesmenit Kokëdhima. Përfaqësuesit e këtij të fundit, paraqiten një sërë provash materiale si dhe një CD-i me fjalën e kryeministrit Berisha. Pas dorëzimit të këtyre provave, mbrojtësi i kryeministrit Berisha, avokati Kaso kërkoi kohë nga Gjykata që të përgatisë pretendimet mbrojtëse. Togat e zeza të këshilluar në vend, vendosen ndërprerjen e seancës gjyqësore dhe vazhdimin e saj me datën 3 maj ora 10:00, për të dëgjuar pretendimet e mbrojtjes.
----------------

Dy gjygje.. Kokedhima dhe Aneta Rama e cila kerkon imunitetin e Berishes dhe demshperblimin e shpifjeve...


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.