Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
T'vazhdojme dhe pak me ty AngeDevil, si provokuese e madhe qe dukesh, pasi nuk i beson as vete ato qe thua.
E para, Robert d'Angelyn e kam lexuar dhe sterlexuar, por ky autor eshte edhe me pak i sakte se sa Aristidh Kola; ky autor ka bredhur boten, dhe studimet e tij mbeshteten me se shumti ne veshtrime a priori, pra pa prova dhe analiza te mirfillta. Ky ka ca te verteta, por eshte shume metafizik. Pra, nga ky autor mund te diskutosh vetem gjera te vecanta, por jo ne teresi, pasi eshte humbje kohe, me nje fjale, perkedhelje e komplekseve te inferioritetit.
E dyta: tek ti flet mbi nje fare Zhan Klod Faveriali, nuk kuptohet kush e quan "race" pellazget, ti apo autori i huaj!? Pellazget permenden rralle ndonjehere nga pak autore antike, si nje kulture e kaluar fetare, gje te cilen ne sot e "perkthejme" me termin "qyteterim", sic themi edhe per ate helen. Pra, nuk mund te thuash se pellazget jane ky apo ai popull i sotem, ashtu sic nuk mund te thuash qe flisnin kete apo ate gjuhe te sotme, biles nga ata njihen vetem disa emra perendish, por dhe keto nuk dihen qarte kush jane nga pellazget e kush nga te tjere, duke perfshire ketu dhe helenet. Shkurt muhabeti, pellazget i kemi sot te shperndare ne gjithe Europen, jo vetem keta, por edhe me te pasmit e tyre, helenet. E mos harro, se me helene nuk kuptojme gje tjeter, vecse henore paksa me ndryshe nga jonianet e lashte, te cilet po ashtu ishin henore, pra kishin Henen si idhull kryesor dhe jo Diellin, sic e kishin popuj te tjere lindore, deri ne Azi.
E treta, eshte e vertet qe ne shqipen e sotme (sidomos ate jugore) gjen te ngjashmet e fjaleve te lashta te jonianve jug-perendimore. Keshtu qe nuk mohohet lidhja gjuhesore e grupit jugor shqiptar me ate te lashte antik te Atikes dhe bregdetit jug-perendimor ballkanik. Persa i perket lidhjes etnike pastaj, kjo nuk mund te behet paushal per te gjithe popullsine jugore shqiptare, aq me pak per te gjithe shqiptaret e sotem, te cilet kane prejardhje nga ane me te ndryshme, pa llogaritur ketu pastaj perzierjet e perjetshme.
Si perfundim mund te themi: jo cfare fluturon hahet; e permendte edhe plaku im kete shprehje te vjeter popullore. Keshtu, nuk mund ti kaperdijme llustracionet e cdokujt, sepse ne vend qe ti veme vetulla vetes, i nxjerrim syte vetvetes. Ndaj dhe ti mos e ndrysho tekstin e Robert d'Angely, i cili permend "rreth vitit 1400" per shkrimin e shqipes (ku e ka gjetur xhanem?!), ndersa ti e "sakteson": 1380 (!). Kjo quhet estrade.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.