Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2010 - 04:49:

Signore e signori, buonanotte (1976)

Regjia: Luigi Comencini, Nanni Loy, Luigi Magni, Mario Monicelli, Ettore Scola
Skenari: Age-Scarpelli, Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Luigi Magni, Ugo Pirro, Ruggero Maccari, regjizoret
Aktore: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman, Marcello Mastroianni, Nino Manfredi, Carlo Croccolo, Adolfo Celi,

Nje edicion lajmesh fillon me nje prezantues te bezdisur dhe qesharak (Mastroianni). Lajmet vijojne rradhe pas rradhe dhe perbejne episode te ndryshme nga jeta italiane, thuajse te gjitha komike dhe qesharake. Ne çdo episod tregohen aspekte tragjikomike, sidomos tentativa per t'ia futur njeri tjetrit qe fillon nga njerezit e thjeshte dhe deri tek hierarkia e Vatikanit.

Nga emrat e medhenj qe marrin pjese duket se eshte nje film i perbashket i gjithe brezit te vjeter te kinemase. Disa aktore te njohur (psh. Gassman) luajne role te shkurtra, por prezenca e tyre ne film eshte nje firme ne peticionin qe brezi i vjeter i le brezit te ri, botes se televizioneve, te njerezve qe nuk mendojne, te politikaneve te korruptuar, etj. E ndersa politika italiane arriti te pastrohej nga Manipulite 15 vjet me vone, televizionet vazhduan njesoj dhe ndoshta me keq me ardhjen e televizioneve te Berlusconit (filmi perqesh siglen e RAI-t hapur).

Analogjite me Shqiperine gjenden shpesh, qofte ne sarkazmen ndaj politikaneve, ne personazhet e jetes se perditshme, ne shfrytezimin e te miturve, apo ne kushtet e mjerueshme te ndonje pensionisti.

Kuriozitete:



Ja pse politikanet e perlyer nuk japin doreheqjen (as ne Itali as ne Shqiperi):


Personazhi i dites: pensionisti


Mesa duket mund te shikohet i komplet ne youtube duke filluar ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=qOACzt82t98


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.