Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 26 Maj 2011 - 02:56:

Mbeti shtatzënë pasi që shikoi një porno film 3D

Një grua pretendon se kishte mbetur shtatzënë pasi që kishte shikuar një film pornografik, në teknologjinë 3D. Ajo ka sjellë në jetë një djalosh me ngjyrë.
Bashkëshorti i saj, i cili u kthye në shtëpi pas një viti të kaluar në Irak, dhe gjeti një djalosh të vogël, tha: "Me teknologjinë e sotme, çdo gjë është e mundur”. Madje edhe nëse fëmija është i zi, përkundër faktit se nëna e tij Jennifer dhe bashkëshorti i saj Erick janë të bardhë.

“Kur Samsung paralajmëroi për rrezikun e shikimit të 3DTV nga ana e grave shtatzëna, a thua vallë kishte referuar për një gjë të tillë?

Bashkëshorti Erick Johnson shitej krenar me Amerikën në Irak, përderisa gruaja e tij Jennifer mbeti shtatzënë përderisa shikonte porno film në televizionin 3D me shoqe dhe shokë.

Në këtë mënyrë ajo ka shpjeguar këtë “mrekulli”. “Pas një muaji që kisha shikuar filmin, fillova të mos ndihesha mirë dhe pasi bëra testin e shtatzënisë, rezultatet ishin pozitive".

Tani ajo ka një djalosh të vogël, që siç thotë Jennifer, i ngjanë një ylli të pornografisë me prejardhje afro-amerikane, që luante në atë film.

"Më duket rast i dyshimtë, filmat në 3D duken si të vërtetë. Me teknologjinë e sotme, ҫdo gjë është e mundur", thotë bashkëshorti i shumë besueshëm Erick Johnson.

Telegrafi.

Hej zot na ruaj..

kiss niqua


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.