Forumi Horizont | Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
me fal qe po te them, por argumentat e tua nuk me duken aspak bindese..
let t'i marim me rradhe ca ceshtje...
numri i njerezve nuk percakton pasurine e gjuhes? po pse jo? kush e krijon dhe pasuron gjuhen? gjuhetaret kujton ti? po te ishte keshtu gjuhetaret duhet te kishin dale para gjuhes qe ta krijonin ate!!!!! ja pra qe njerezit krijojne gjuhen, dhe sa me shume njerez aq me shume fjale, shprehje, etj.. do te kete. Kerko njehere ne internet sa fjale te reja kane dale ne anglisht keto kohet e fundit.. dhe sa ne shqip...
E/I dashur lost_Soul,
ashtu si edhe ti, po e marr edhe une me paragrafe pergjigjen e ketij mesazhi...
Une ashtu si ti quan tingujt teknikalitete, do te quaja serish edhe numrin e njerezve. Patjeter qe jane njerezit ata qe pasurojne gjuhen, me perdorimin korrekt te saj dhe sigurisht me njohje te mire te saj. Sa per anglishten, nuk e ve fare ne dyshim pasurine e saj, por kjo nuk e ben shqipen me pak te pasur. Patjeter qe do te kete shume fjale te reja ne kete gjuhe, kjo per faktin se shumica e teknologjive e shpikjeve te reja, lindin ne Amerike qe eshte vend anglishtfoles, dhe gjithe kombet e tjera do t'i pershtasin dhe perdorin keto terma ne gjuhen e vet, por kjo nuk eshte pasuria e gjuhes. Ne pasurine e nje gjuhe, kane te bejne edhe ngjyrimet e nje fjale, qe kjo sigurisht kerkon ngritje dhe njohe te mire te saj.
e dyta.. akoma me perrallat e numrit te germave ti? po c'rendesi ka? fuqia e gjuhes matet me fjalet dhe shprehjet apo me germat?... plus qe po ta kapesh tamam shqipja ka 36 germa dhe 36 tinguj, e di ti sa tinguj ka anglishtja?? 42.. ok? fakti eshte qe shqipja thjesht perdor alfabet latin, dhe duke dashur te kete rregull te thjeshte (si shkruhet lexohet) ka shpikur ca germa duke bashkuar germa te tjera.. pse germe eshte "dh"-ja?? kjo eshte shpikje e dashur, se alfabeti latin thote qe eshte d-ja dhe l-ja.. edhe anglishtja e ka tingullin "dh" sa per ate pune
Germat per te cilat flas nuk jane perralla, por fakt. Edhe anglishtja e ka tingullin "dh" dhe shume tinguj te tjere, por kjo nuk i ndihmon shume anglishtfolesit te shqiptojne tamam nje fjale shqip. Dhe ne i detyrohemi pikerisht pasurise se ketyre tingujve qe arrijme te shqiptojme qarte, dhe drejt tingujt ne shume gjuhe te botes.
e treta.. po c'rendesi ka qe anglezet me zor i shqiptojne fjalet shqipe. kjo eshte thjesht ceshtje perspektive. po ashtu thone edhe anglezet per shqiptaret.. puna eshte qe nuk ka meter mates per kete pune dhe eshte komplet subjektive... nje anglez duke qene se eshte shume i mesuar me thekse te tjera e ka te lehte te thoje qe nje shqiptar e shqipton mire anglishten, ne ndryshim nga shqiptaret qe akoma jane ne fazen qe pellcasin syte nga habia kur degjojne nje te huaj te flase shqip..
leqe c'rendesi ka shqiptimi njehere... gjuha fare mire mund shkruhet.. ne po flasim per koncepte e dashur jo per aftesi fiziologjike
Sa per mesimin e anglishtfolesve me thekset e tjera, sinqerisht e ve ne dyshim se ata e cojne ndonjehere neper mend se pervec botes se tyre, ekziston pjesa tjeter jashte botes qe ata njohin...Mendoj se te marresh mundimin te perpiqesh, theksoj, perpiqesh, te shqiptosh emrin e nje personi tjeter tamam, tregon respekt, dhe kam mjaft rezerva ne kete drejtim per ta...Aftesite fiziologjike per te cilat flet ti, i zoterojme fale pasurise se tingujve shqip...
e katerta.. duhet ta heqim kompleksin qe kemi ndaj fjaleve te huaja.. mos kujton ti se ke shume fjale te mirefillta shqipe?? shumica te huazuara jane nder shekuj.. vetem konstrukti i gjuhes eshte ai origjinali dmth ilir-trak .bota po integrohet, bashkeveprimi me kultura te tjera po zhvillohet dhe fjale te huaja do te hyjne patjeter, sic kane hyre gjithmone.. e rendesishme eshte qe t'i marrim dhe t'i shqiperojme nqs eshte e mundur ose t'i adaptojme nqs jo. por jo t'i leme jashte..
Une as qe e ve ne dyshim numrin e fjaleve te mirefillta shqip, sic e kam theksuar edhe me pare, numrin e ketyre fjaleve nuk mund ta masesh me ato qe di ti personalisht, dhe fare mire mund te fusja edhe veten time. Do te sugjeroja te lexoje nje tregim te Kadarese, per te lexuar fjale te mirefillta shqip...
Patjeter qe do te huazojme dhe perdorimin ne gjuhen tone terma qe lindin se fundi, sepse jo rralle ato terma, emertojne nje shpikje, qe ka marre emrin e personit qe e ka kryer...
perfundimisht.. ideja dhe konceptim im eshte qe ky.
gjuha eshte protokoll komunikimi, dhe fuqia e saj matet me fuqine komunikuese qe ajo ka. germat, tingujt e te tjera si keto jane teknikalitete qe kane shume pak effekt ose aspakt ne fuqine komunikuese te gjuhes.
fuqia komunikuese e gjuhes varet nga numri i fjaleve, numri i shprehjeve, frazeologjia etj..
Jam plotesisht dakort me ty qe fuqia e gjuhes matet me fuqine e saj komunikuese; une besoj gjithashtu se ajo matet me fuqine e saj transmetuese, shpesh nje fjale transmeton me shume se sa fjali te tera...por jo cdokush eshte i afte ta beje kete gje. Kete e bejne persona qe jane njohes te mire te nje gjuhe. Dhe gjuha qe transmeton me shume nuk eshte vetem anglishtja. Sepse nese do te ishte keshtu, do te kishim vetem shkrimtare te mire amerikane, angleze dhe australiane. Dhe besoj se per kete jemi dakort qe nuk eshte keshtu. Kemi shkrimtare mjaft te mire nga shume vende te botes, qe jane perkthyer ne shume gjuhe...
nuk mund te matet nje gjuhe e folur nga 800 mije barinj dhe bujq deri para nje shekulli me nje gjuhe si anglishtja qe eshte e kultivuar ne shekuj .. ne duhet te jemi krenar qe gjuha shqipe eshte e vecante e llojit te saj dhe i ka rezistuar zhdukjes... te jemi krenar qe kemi gjuhen tone dhe jo te huazuar ose te imponuar nga ndonje popull tjeter...
Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.