Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 11 Nëntor 2006 - 04:40:

10 pika si pergjithsim i procesit te perkthimit

Cod. A11112006

atehere te perpiqemi edhe iher qe ta pergjithsojme te gjithe procesin ne pika:

1.procesi i perkthimit te mARN ndodh ne brendesi te ribozomeve!
2.tARN trasportojne aminoacidet ne brendesi te ribozomit dhe pasi lexojne tripleten leshojne aminoacidin qe bashkohet me pjesen tjeter te proteines qe po formohet.
3.ribozomi ne brendesi te vetes ka 3 zona qe quhen zona A (zona ku futen tARN me aminoacidin qe trasporton),zona P (ku ndodhet zinxhiri i aminoacideve qe po formohet),zona E (zona ku ndodhet tARN qe ka leshuar aminoacidin dhe pergatitet te dale)
4.si fillimi edhe mbarimi i procesit kontrollohet nga faktore te ndryshem.fillimi kontrollohet nga faktoret e fillimit (FF) kurse mbarimi nga faktoret e leshimit (FL).
5.vetem tARN qe ka metionen eshte i afte te filloje nje zinxhir aminoacidesh.vetem ai tARN eshte ne gjendje te lidhet direkt ne zonen P.per kete arsye ribozomi leviz mbi mARN derisa te gjeje nje triplete qe kodifikon per metioninen dhe ne ate pike ndalet qe te filloje perkthimin e mARN.
6.kalimi nga zona P ne zonen E si dhe leshimi i zinxhirit te aminoacideve qe po formohet shoqerohet me nje leshim energjie nga guanozin trifosfati qe shperbehet nga guanozin difosfat dhe fosfat inorganik.
7.kur ribozomi njeh ndonje nga tripletat mbyllese,nuk fut me tARN por nje faktor te leshimit qe ben ciklin bosh!pas kesaj i gjithe kompleksi shperbehet!
8.pak a shume keto gjera vlejne si per njerezit edhe per bakteriet!
9.procesi con ne formimin e proteinave qe pastaj do ti nenshtrohen proceseve te tjera ne brendesi te qelizes.
10.mos harroni vetem qe i gjithe procesi ndodh ne citoplazem!

shpresoj qe keto pika te kene shpjeguar qarte ato qe kam shpjeguar me siper

tani,arritur ne kete pike te gjithe mund te thone "ca na duhen gjithe keto gjona,jo zonat A,P,E,jo enzimat e ku ta di une"...me ta thene te drejten ca acaruese jane ...por aplikimet e kesaj dijeje fillojne qe me antibiotiket e deri tek aplikimet ne bioteknologji per karakterizimet e proteinave te ndryshme (strukture,funksion) ose teknikat e ndryshme per te gjetur se nga cilet gjene kodifikohen,si dhe terapite e mundshme qe mund te perfitohen (shihni pak shkrimin e mikroARN-ve tek kanceret qe te kuptoni se cfare potenciali ka shpjegimi ne detaje i ketij procesi...po ashtu eshte mjaft i rendesishem per te shpjeguar ato qe quhen mutacione...mbi kete bazohet terapija gjenike,menyra se si futen viruset ne qelize dhe si shumohen etj etj...por ti marrim gjerat shtruar...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.