Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- A do ishit dakort per mesimin e fese ne shkollat publike?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7640)
Nga tema dhe diskutimet kam filluar te dyshoj, nese vertet kam kryer shkollen ne Shq.! Sepse kam kujtuar, qe mbi fene mesonim normalisht ne 8-vjecare dhe te mesme, pa llogaritur dhe librat jasht-shkollore! Dhe kur pa?! Ne kohe te ndalimit te fese, ne nxenesit mesonim mbi lindjen e besimit tek njeriu ne forca te mbinatyrshme, fillimin e kulteve te ndryshme, krijimin e feve te ndryshme, mesonim mbi transformimin e feve dhe perfshirjen e riteve te feve me te vjetra ne ato me te reja, etj. Te gjitha keto te faktuara. (Ka dhe dokumentare televizive sot mbi kete teme.) Perse duhet te ekzistoje kjo teme sot, kur proceset demokratike jane me te zhvilluara nga koha jone!? Apo eshte fjala per te mesuar vetem mbi nje fe te vetme, si bie fjala ne aludimin qe ben kosovari ne genjeshtren qe na jep, tek thote se ai imami u meson nxenesve, se njeriu vjen nga njeriu!?! Kosovari duhet ta pohoje te verteten, ate se imami u thote femijve: njeriu vjen nga Allahu (Zoti). Qe njeriu vjen nga njeriu, kete e thote mesuesja e biologjise, e cila ka bere betimin si pjese e nje shteti laik dhe nuk percon ideimet fetare.
Pra, qe ta mbyllim, me duket se kjo teme nuk ka pse te diskutohet. Mesimi mbi fene ne pergjithesi, (historikisht, apo filozofikisht, sic thote Shelgu), duhet te jepet ne shkolla, pa injicimin fetar. Cfare beson pastaj sejcili kur te rritet, kjo eshte pune e tij.
Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.