Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 20:48:

Po Aneta Rames nuk iu morr persiper çeshtja. Gjykata e larte tha qe nuk eshte ne kompetencat e tyre. Cne qe Kokedhimes po ia marrni parasysh?


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2010 - 20:56:

Fajtor ..ti e di qe paraja ben naten dite.. por dhe Kocua akoma s`ka mbaruar ...


Postuar nga Fajtori datë 13 Prill 2010 - 21:01:

Atehere duhet te ndryshohet kushtetuta.

PARIME THEMELORE

Neni 1

1. Shqipëria është republikë parlamentare.

duhet bere

1. Shqipëria është republikë per parelinjte.



http://www.president.al/shqip/kushtetuta.asp


Postuar nga sarandaebukur datë 13 Prill 2010 - 21:12:

Pa me thuaj kush e pyet kushtetuten....Nu ka ligje ne Shqiperi...O e mjera Shqiperi!!!


Postuar nga SmoKer datë 17 Prill 2010 - 22:58:

Berisha mbetet jashtë

Ajo që mund të konsiderohej si vizitë e suksesshme dyditore në Bruksel i dha kryeministrit Berisha dhe një fund aventuresk, pasi në moshën 65-vjecare, shefi i ekzekutivit po tenton dëshpërimisht me cdo mjet rrethanor kthimin në atdhe.

Axhenda zyrtare parashikonte fluturimin nga Brukseli për Vjenë me destinacion Tiranën në 7:10 të mëngjesit të së premtes. Por aeroporti ndërkombetar i Belgjikës lajmëroi se për shkak të pasojave nga vullkani në Islandë, nuk do të kishte asnjë fluturim deri paraditen e së shtunës, kur parashikohet sipas meteorologeve nje qiell me i kthjellet.

Menjehere me pas, kryeministri ka kerkuar qe te transportohet me automjet deri ne Këln te Gjermanise. Ne fakt dhe aeroporti gjerman lajmeronte pezullimin e fluturimeve por Kryeministri Berisha se bashku me shefin e kabinetit, keshilltarin politik dhe nje grup gazetaresh qe e shoqeronin mund te niseshin me tren per ne Vjene. Aeroporti austriak njoftoi gjithashtu se nuk lejohen fluturimet pas ores 6 e 45 te mbremjes. Strategjia eshte rishikuar, flitet se eshte pare dhe mundesia e udhetimit drejt Italise prej nga delegacioni shqiptar mund te mberrinte ne Durres me traget te shtunen.

Nje udhetim i tille, nga Gjermania, sipas Google Map merr te pakten 11 ore me makine ndersa me tren varion 12 deri ne 15 ore. Deri ne oren 18: 30 kryeministri Sali Berisha sipas informacioneve zyrtare nga delegacioni qe e shoqeron ndodhej ne Gjermani, pa asnje plan konkret, por me deshiren e mire dhe vullnetin e papertueshem per te gjetur sa me shpejt rrugen drejt Shqiperise.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180777&ref=ml



Shiko me cfare thashethemesh merret Top-i


Postuar nga Fajtori datë 18 Prill 2010 - 04:13:

Thuhet qe ne Viene Berisha ka takuar Nanon, dhe kane vendosur nje plan 20 vjeçar ne prani te Blendi Fevziut.


Keta te dy poshtersine e pjelles komuniste nga vijne po e ngrene ne institucion dhe plane afatgjata qe te qendrojne perjetesisht ne pushtet.


Postuar nga lezhjani-82 datë 18 Prill 2010 - 12:07:

E pabesueshme qe kemi mbetur prap se prap ne komunizem...

Pamvaresisht se kesaj here quhet komunizem demokratik apo pluralist...


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Prill 2010 - 17:51:

Darke me Nanon ne Vjene

Një aventurë e vërtetë ka qenë kthimi nga Brukseli i Kryeministrit Sali Berisha. Berisha u detyrua të kalojë një natë në Vjenë, të cilën ai e ka shfrytëzuar edhe për të pushuar pak, por edhe për të takuar një koleg të vjetër, ish kryeministrin Fatos Nano.
Aventura e delegacionit shqiptar nisi mëngjesin e ditës së premte, kur u njoftua se kthimi në Shqipëri ishte i pamundur me linjë ajrore për shkak të hirit vullkanit të ardhur nga Islanda, i cili bllokoi aeroportet kryesore të Evropës.  Në pamundësi për tu kthyer në Shqipëri sipas prenotimit të biletave ajrore, u mendua fillimisht që kryeministri së bashku me truprojën e tij të nisët me tren deri në Vjenë. Arsyeja ishte se në kryeqytetin vjenez bëhet tranzitimi i avionit, dhe me udhëtimin me tren bëhej e mundur që kreu i Qeverisë të kapte avionin e mbrëmjes në Vjenë. Ambasada shqiptare në Belgjikë tentoi të prenotojë biletat e trenit, por mori përgjigje se ishin vetëm 3 bileta të lira pa vend. Në këtë moment, kryeministri mori vendimin për të udhëtuar me makinë deri në Vjenë, përmes Gjermanisë. Udhëtimi nisi në orën 11.30 të ditës së premte dhe delegacioni shqiptar u shoqërua nga një eskortë e shtetit belg e më pas atij gjerman e austriak. Ambasadorja shqiptare në Belgjikë shoqëroi eskortën deri në Nuremberg, ndërkohë që në kufi të Gjermanisë e më pas të Austrisë, ambasadorë respektivë të Shqipërisë pritën delegacionin shqiptar. Delegacioni në Vjenë mbërriti rreth orës 10 të mbrëmjes, por aty u mësua lajmi se udhëtimi me avion ishte i pamundur drejt Shqipërisë. Vjena kishte bllokuar ç’do udhëtim që lidhej transit me Tiranën. Ndonëse një trafik i rënduar për shkak se anulimi i fluturimeve detyroi mijëra qytetarë të përdorin rrugët, kreu i Qeverisë ka udhëtuar me shpejtësi të lartë deri në kryeqytetin e Vjenës, një largësi prej 1300 kilometrash. Udhëtimi zgjati rreth 10 orë.
Takimi me Nanon
Me mbërritjen në Vjenë, kryeministri dhe delegacioni prej 15 vetësh kaluan natën në Hotel “Grand” të Vjenës. Berisha u pa duke ngrenë mëngjes në hotel e më pas ai kaloi pjesën tjetër të ditës duke lexuar në dhomën e tij. Qëndrimi në hotel “Grand” rezervoi edhe një takim të veçantë. Berisha darkoi në restorantin francez, që ndodhet në katin e fundit të hotelit me ish- kryeministrin Fatos Nano. Të dy liderët, njëri i veshur me kostum e tjetri me këmishë të bardhë e jelek, kaluan mbrëmjen nën shoqërinë e verës dhe të batutave. Fillimisht kokë më kokë, më pas tavolinës iu shtuan edhe njerëz të tjerë. Nano e Berisha kanë shkëmbyer batuta, ku nuk kanë munguar komentet për situatën aktuale politike, hapja e kutive të votimit apo kongresi i Partisë Socialiste që mbahet sot.  “PS të ka dërguar në egzil”, mësohet të ketë qenë një prej batutave të kryeministrit Berisha drejtuar Nanos. Ish-kryeministri Nano kalon një pjesë të jetës së tij në Vjenë, pasi edhe djali i tij dhe i Xhoanës studion në Austri. Tavolinës më pas i janë shtuar vendet, dhe në të janë ftuar të marrin pjesë edhe ambasadori shqiptar në OSBE, por edhe personazhe të tjerë. Në hotel “Grand”, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Biseda mes Nanos e Berishës ka kaluar më formale më pas. Nano ka kërkuar të dijë rreth vizitës së Berishës në Bruksel për dorëzimin e pyetësorit, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Berisha ka informuar ish-kryeministrin edhe rreth gjërave informale që shoqërojnë procesin e liberalizimit të vizave.
Kthimi në Shqipëri
Kthimi në atdhe do të jetë sërish një aventurë për delegacionin e kryeministrit. Mësohet se kryeministri do të nisej sot në orët e para të mëngjesit me makinë, nën shoqërinë e eskortës. Kthimi do të ketë të njëjtin organizim. Fillimisht do të dilet në Slloveni, ku ambasadori shqiptar i këtij vendi do të presë kryeministrin së bashku me një eskortë shtetërore. Më pas do të kalohet në Kroaci, nëpër qytetin e Dubrovnikut, për të kaluar në Mal të Zi, Shkodër e më pas në Tiranë. Rreth 2500 kilometra rrugë me makinë, e afërisht 3 ditë udhëtim, i janë dashur delegacionit shqiptar për të mbërritur në Tiranë.


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Prill 2010 - 18:11:

Rama: 1 Maji, ditë beteje qytetare
18/04/2010 11:50


Rama: 1 Maji, ditë beteje qytetare
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve u shpreh krenar për betejën dinjitoze qe synon të mos e lërë të ardhmen peng të pushtetit.

Rama e nisi fjalimin e tij me tone të ashpra, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha si dhunues të votës e fjalës së lirë, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë po mban të kycur armën e korruptimit të zgjedhjeve në kutitë e mbyllura.

"Ne po bëjmë një betejë shumë të vështirë aspiratash të mëdha dhe jemi këtu për të cliruar të ardhmen", u shpreh Rama.

Sipas tij më 30 prill opozita dhe populli do t'i japin jetë një manifestimi të madh dhe 1 maji do të gdhihet si një betejë qytetare për ndalimin e krimit ekonomik.

Ndër të tjera shefi i socialistëve përshendeti kthimin në gjirin e PS-së politikanë si Pëllumb Xhufi, Mustafa Muci, Sabit Brokaj, Fatos Klosi dhe kthimin e shumë të tjerëve që e refuzuan, sipas tij, përfshirjen në punën e qeverisë së pykave.

Rama u shpreh se dyert e Partisë Socialistëve do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e betejës së opozitës.

"Nuk mund të lejojmë qe kryeministri i pykave të marrë peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë", u shpreh Rama.

Duke folur për ekonominë, Rama theksoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2009 është shtuar duke rënduar më shumë në cdo familje shqiptare.

Nga ana tjetër Rama theksoi se opozita kërkon medoemos që shqiptarëve t'u hiqen vizat para verës, ndërsa u shpreh se socialistët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë pengesë për integrimin e vendit.

"Ata që na thonë që të heqim dorë nga protesta sepse po pengojmë heqjen e vizave, u themi se nuk mund t'i heqim vizën vetvetes dhe nuk mund t'u vëmë vizën aspiratave tona. Pa protestuar, pa cliruar zgjedhjet ne nuk integrohemi kurrë ne Europë, sepse nuk do të kemi një shtet, polici, shkolla, spitale, treg të lirë si në Europë. Ne jo vetëm do të protestojmë cdo ditë, jo vetëm do ta kthejmë 1 Majin në një ditë beteje në rrugë, por ne nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të largojë duart nga kutitë që mbajne mbyllur drejtësinë, ekonominë e këtij vendi", u shpreh Rama.

Sipas tij nuk ka një datë të saktë se kur do të mbarojë kjo betejë, por ftoi të gjithë qytetarët që të derdhen ne sheshet e protestës për të përshpejtuar rrugën që na con drejt fitores së njerëzve që nuk kërkojnë gjë tjetër, vecse respektimin e të drejtave.

Top-Channel


Postuar nga Roi datë 18 Prill 2010 - 23:00:

Ehe...preku fundin dhe Rama...kaq e pati !!
Gjyanah se dukej njeri i mire fillimisht !


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 102 103 104 105 106 107 108 109 110 [111] 112 113 114 115 116 117 118 119 120 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.