Forumi Horizont Gjithsej 247 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- E dini se..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12111)


Postuar nga lule datë 31 Janar 2011 - 17:24:

Rihanna lezbike?

Rihanna lezbike?

Thashethemet pushtojnë Hollywood-in




Ylli i muzikës pop Rihanna është bërë objekt i thashethemeve në lidhje me të qenit lezbike. Modelja Tajah Burton ka deklaruar në një libër të sapo shkruar prej saj se ka patur një lidhje me një femër këngëtare nga Barbados. 22 vjeçarja Rihanna ka lindur në ishujt Karaibe dhe më parë ka pranuar se e tërheqin femrat. Libri i Tajah që titullohet “Loë Down Dirty Shames” ende nuk ka dalë në treg por pjesë të tij kanë rrjedhur në internet dhe janë kthyer në objekt spekulimesh. Ajo i tha gazetës “Sun” se nuk dëshiron të bëjë publik emrin e asaj femre këngëtare me të cilën ka patur një lidhje por se e konsideronte mjaft të këndshëm si raport. “Ne kemi ngrënë sëbashku, kemi shikuar televizor dhe kemi bërë çdo gjë tjetër. Unë dëgjoja muzikën e saj bashkë me të. Muzika është jeta e saj. U desh të kishim një lidhje të fshehtë pasi ajo ishte shumë e zënë me punën e saj dhe kishte shumë gjëra për të bërë”, theksoi Tajah. Tajah nga San Diego i Kalifornisë vazhdon duke thënë se “unë do të thoja se ajo është biseksuale. Ishte vërtet shumë tërheqëse ishte e paparashikueshme dhe ishte vërtet kënaqësi. Seksi ishte diçka shumë e këndshme mes nesh por në fakt ne kishim diçka më shumë, kishim një lidhje shpirtërore. Ajo më inspironte mua dhe ne ndihmonim njëra-tjetrën”. Rihanna nuk ka komentuar këto dëshmi por në vitin 2009 ajo qe shprehur se ka një aftësi për të tërhequr të dy sekset..


Bota sot.


  Gjithsej 247 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.