Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Muhejminu, te thashe se feja eshte institucion dhe institucionet nuk kane te njejtat te drejta me njeriun. Gjithashtu te thashe se feja eshte e lidhur me mentalitetin, te cilin e paragjykon ose e perdor sipas rastit. Madje te thashe dhe qe feja eshte rryme shoqerore.
Kam respektuar dhe respektoj besimin fetar, por kam deshire qe gjerat ti mendoj me llogjike dhe jo thjesht sipas nje ligji apo konvente. Aq me teper qe principe te pergjithshme kushtetuese si "liria e besimit fetar" ndonjehere mund te keqinterpretohen. Por edhe sikur te shikojme vendet e tjera, prape kam rezervat e mia ne trajtimin e fese. Nuk jane te gjitha vendet njelloj dhe nuk mund te ecim qorrazi duke imituar te tjeret. Shqiperia ka kushte te tjera shoqerore dhe mentaliteti maskilist ne disa raste mund ta demtoje shume me teper nga c'mund te demtohet psh shoqeria amerikane. Jemi nje vend i vogel qe akoma duhet te gjeje vetveten dhe te shkruaje historine. Nese i hyjme te ardhmes me kemben e gabuar mund te bejme nje gabim fatal, i cili do akoma me shume kohe te ndreqet. Natyrisht qe gjerat nuk jane kaq te ndara sac jemi shprehur neve ne kete teme. Por vjen nje pike qe idete ndahen dhe nuk ka kompromis. Per mendimin tim kjo pike ketu eshte perdorimi i shamive dhe ne te dy e interpretojme ne menyra tejet te ndryshme.
Dhashe shembuj te ndryshem se si mund te interpretohet shamia pervec nje urdherese nga lart. U mundova te tregoj se shume gjera nuk kane llogjike ne keto urdheresa dhe feja duhet te adaptohet me kohen. Disa ligje dhe urdheresa kane patur funksionin e vet ne kohe te tjera por sot jemi ne 2007 dhe duhen azhornuar. Kjo nuk do te thote te dyshosh ne besimin ne zot, por thjesht te modifikosh spektrin me te cilin shikohet feja ne shoqeri. Jam i bindur se besimi ne zot mund te ndihmoje shoqerine shqiptare, por nga ana tjeter me vjen keq qe disa praktika fetare demtojne shoqerine dhe largojne akoma me shume bashkepunimin mes femres dhe mashkullit. Gjithashtu jam i bindur se shume prej ketyre dinamikave vijne prej fobise ndaj seksit te hapur, por dua vetem te kujtoj se cdo shoqeri (edhe ajo perendimore) i gjen vete ekuilibret dhe nuk degjenerohet aq kollaj. Madje ne shume raste individet ne perendim e respektojne partnerin me shume sesa bashkeatdhetaret e mi shqiptare qe vijne nga nje kulture maskiliste. Dmth liria e femres dhe nxjerrja e flokeve nuk eshte aspak faktor per degjenerimin e shoqerise, ndersa maskilizmi dhe ndarja e tepruar e gjinive mund te jete edhe me shume. C'eshte e verteta shqiptaret i kane provuar ne histori praktikat fetare dhe nuk kane bere hajer. Le ti provojme njehere dhe lirite moderne se nuk behet qameti. Sic te thashe shoqeria i gjen vete ekulibret dhe nuk vdes kollaj. Aq me teper qe kemi nje shtet qe mbron te ardhmen me ligje te sakta ku denohet fajtori, ndryshe nga praktikat fetare qe fajin e gjejne tek femra edhe kur mashkulli e perdhunon.
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.