Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Oh, se paska akoma material "bindes" nga AngeDevil.
Gotfrid Lajbnici nuk ishte filolog, por ishte filozof, natyralist, matematicien, fizikant (per kohen e tij), etj. Ndersa si linguist, ai ka debatuar thjesht mbi gjuhen gjermane (shiko Gogle-Vikipedia). Ndoshta mund te kete ndonje aludim mbi gjuhen albane, se kjo i perket trungut indo-europian. Por studim mbi gjuhen albane nuk i njihet, perndryshe nuk do kalonte pa u permendur me te madhe nga Aleks Buda me shoke.
Hans Thuman dhe Franc Boppi kane kerkime te cunguara mbi gjuhen shqipe, po ashtu edhe ne gjuhet arabe (semite), te cilat sot mbahen (me te drejte) si pararendese te gjuheve europiane.
Johan Fon Hani vertet u perpoq te studionte shqipen, mirpo ai e kategorizoi kete thjesht si pasardhese te ilirishtes, pa ditur mire se kush ishte ilirishtja dhe a ka vertet nje gjuhe kompakte ilire.
Dhimiter Kamarda, gjynah qe nuk botohet ne shqip. Besoj se eshte me interes libri i tij, sepse njeh arberishten e vjeter.
Gustav Majer, (te cilin e kritikon atdhetari dhe pinjolli juaj, A.Kocaqi), ka patjeter me shume se kushdo studime per shqipen, por te mos harrojme se keta i ndane dhe i trajtuan gjuhet teper metafizikisht, duke i ndarw ato keshtu ne etapa te gjata pakontaktshmerie, cfare nuk i pergjigjet realitetit.
Eduart Shnajder, i panjohur ky per mua, por me cudit ku e ka njohur ky pellazgjishten! Apo nuk lejohet nje pyetje e tille!?
Holger Pederseni duhet te kete patjeter studime interesante. Gjynah qe studjues te tille nuk perkthehen ne shqip, qe te gjithe te lexojne c'shkruajne keta autore mbi gjuhet.
Norbert Jokli, me duket se nuk ka lene studime te mirfillta gjuhesore shkencore, por me duket me se shumti ide.
Zef Skiroi, po ashtu si Kamarda duhet te jete interesant per ne lexuesit shqiptare, por une nuk di c'thote per shqipen.
Patjeter as ti nuk di c'ka thene Skiroi. Por e rendesishme per grupin tuaj "atdhetar" eshte qe dikush ka folur per shqipen. Pra, fjale te bukura e gur ne traste.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.